Apache HTTP Server

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Apache HTTP Server është web server softuer i cili ka gjetur përdorim të madh dhe ka ndihmuar në zhvillimin e World Wide Web-it. Në vitin 1999 ai u bë i pari web server i cili kaloi 100 milion webfaqe.

Apache Web server fillimisht u zhvillua duke u mbështetur në NCSA httpd Web server në vitin 1995 nga një grup i zhvilluesve i përbërë nga 20 vullnetarë të quajtur Apache Group. Pasi që kodi burimor (source code) është i hapur, çdo kush mund ta adaptoj server-in për nevoja specifike, gjithashtu ka të gatshme librari publike dhe shtesa (add-ons). Apache vazhdon të zhvillohet dhe mirëmbahet nga një komunitet i hapur i zhvilluesve në mbikëqyrje të Apache Software Foundation. Versioni origjinal i Apache është i shkruar në Sistemin Operativ – UNIX . ` Aplikacioni është i mundshëm të përdoret në shumë lloje të Sistemeve Operative, duke përfshirë Unix, FreeBSD, Linux, Solaris, Novell NetWare, Mac OS X, Microsoft Windows, OS/2, TPF, and eComStation. I lëshuar nën licencën e Apache License, Apache është softuer open-source. Apache server-i përfshinë me nje numër të pasur të moduleve, duke lejuar shfrytëzuesit të shfrytëzojnë skripta (script) dhe aplikacione të ndryshme në të. Kjo e lejon që çdo web faqe e vendosur në Apache server të jetë dinamik, dhe plotësisht në përkrahje me HTTP standardin e fundit.

Që nga prilli i vitit 1996 Apache ka qenë HTTP server softueri më i përdorur. Në Mars 2012 Apache ka arritur të shërbejë 57.46% të të gjitha web faqeve aktive.

Atributet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Apache suporton disa gjuhë programuese server-side. Disa nga ato janë: [Perl], [Python] dhe [PHP]. Gjithashtu përkrahë [Secure Sockets Layer] dhe [Transport Layer Security].

Disa nga aftësitë e Apache server-it janë përkrahja e CGI (Common Gateway Interface) dhe SSI (Server Side Includes), URL ri-direktimet (redirection), authentifikimin e shfrytëzuesve, HTTP header metafiles etj.

Që nga lëshimi i versionit 2.0 Apache server përkrahë IPv6, ndërsa me lëshimin e versionit Apache 2.2 ofrohet fleksibilitet më i lartë në authentifikimin e shfrytëzuesve dhe në Proxy coaching modulet, përkrahje ndaj SQL dhe për fajlla të cilët kalojnë 2 GB.

Performansa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse qëllimi kryesor i Apache server-it nuk është të jetë web server-i më i "shpejtë", Apache ka arritur që të renditet ndër web serverët me performansë te lartë.

Versionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Apache 2.3/2.4 Lëshimet

  • Apache 2.4.2 – Prill 2012
  • Apache 2.3.16 – Dhjetor 2011


Apache 2.2 Lëshimet

  • Apache 2.2.22 – Janar 2012
  • Apache 2.2.18 – Maj 2011
  • Apache 2.2.15 – Mars 2010
  • Apache 2.2.12 - July 2009
  • Apache 2.2.8 – Janar 2008
  • Apache 2.2.4 - Janar 2007
  • Apache 2.2.2 – Maj 2006
  • Apache 2.2.0 – Dhjetorë 2005


Apache 2.0 Leshimet

  • Apache 2.0.64 – Tetor 2010
  • Apache 2.0.63 – Janar 2008
  • Apache 2.0.61 – Shtator 2007
  • Apache 2.0.58 – Maj 2006
  • Apache 2.0.53 – Shkurt 2005
  • Apache 2.0.49 – Mars 2004
  • Apache 2.0.44 – Janar 2003
  • Apache 2.0.32 – Shkurt 2002
  • Apache 2.0.28 – Nëntorë 2001
  • Apache 2.0.a1 – Mars 2000


Apache 1.3 Leshimet

  • Apache 1.3.42 – Shkurt 2010
  • Apache 1.3.41 – Janar 2008
  • Apache 1.3.39 – Shtator 2007
  • Apache 1.3.35 – Maj 2006
  • Apache 1.3.34 – Tetor 2005
  • Apache 1.3.31 - Maj 2004
  • Apache 1.3.28 – July 2003
  • Apache 1.3.23 – Janar 2002
  • Apache 1.3.17 – Janar 2001
  • Apache 1.3.11 – Janar 2000
  • Apache 1.3.4 – Janar 1999
  • Apache 1.3.0 – June 1998

Licensa[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me lëshimin e Apache 2.0, ka pasur një ndryshim në licensë të Apache Foundation.

Lidhjet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Apache Server
WAMP
XAMPP Arkivuar 28 qershor 2011 tek Wayback Machine

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]