Aparteidi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Tabelë e kohës së aparteidit

Aparteidi (Afrikaans: ndarje, veçim) është doktrinë politiko-shoqërore në Republikën e Afrikës së Jugut e cila ekziston që nga viti 1948: Nëpërmjet ndarjes politike, sociale, ekonomike dhe hapësinore të racave synohej arritja e një zhvillimi të ndarë në të gjitha fushat. Politika e Aparteidit u hodh poshtë nga gati të gjitha vendet e botës, pasi ajo çonte drejt shtypjes së të gjithë afrikanëve "jo të bardhë" të Afrikës së Jugut dhe forconte sundimin e pakicës së përbërë nga të bardhët.Aparteidi shkaktoi izolimin politik të Afrikës së Jugut. Organizatat politike të afrikanëve zezakë iu kundërvinë Aparteidit që në fillim. Në vitin 1990/91, nën qeverisjen e presidentit De Klerk u anuluan të gjitha ligjet e Aparteidit; Në vitin 1993/94, të gjitha racat fituan barazinë politike. Regjimi i Aparteidit i Afrikës së Jugut, në gjithë botën u bë sinonim i padrejtësisë dhe shkeljes së të drejtave të njeriut.

Zhvillimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Vendndodhja e banustanëve

Shenjat e para të racizmit afrikano-jugor janë gjetur që në kohën e popullimit të rajonit Cape nga pjesëtarët e kompanisë holandezo-indianojugore në pjesën e dytë të shek. XVII. Kjo shoqëri tregtare bënte dallimin mes pjesëtarëve të kompanisë, të ashtuquajturve qytetarë të lirë, skllevërve dhe të huajve. Grupi i të bardhëve apo i evropianëve nuk ekzistonte ende në këtë kohë. Tendenca e kompanisë gjatë shek. XVIII për punësimin vetëm të të bardhëve forcoi vetëdijen e këtij grupitdhe stimuloi bashkimin e pjesëtarëve të kompanisë dhe qytetarëve të lirë. Me kalimin e kohës u krijua një hiearki sociale, në krye të së cilës ishin pjesëtarët e kompanisë dhe qytetarët e lirë, ndërsa në fund të saj zezakët dhe skllevërit. Identiteti grupor i të bardhëve zhvillohej padyshim edhe nga shkaqet fetare. Për të bardhët, si tipare të civilizimit llogariteshin krishterimi dhe shkollimi elementar. Me kalimin e kohës, i bardhi ose më saktë i krishteri e konsideronte veten si më të vlefshëm se zezakët.

Të gjetur në panik për shkak të lirimit të skllevërve, përzierja e britanikëve të rinj në Kejptaun dhe shfaqja e bandave zezake shkaktuan në vitet 1837-1846 lëvizjen legjendare të afro 10.000 personave në drejtim të veriut më saktë veri-lindjes, për të themeluar atje Republikën Afrikane Transvaal (1952) dhe shtetin e lirë Oranje (1954), në të cilat të drejtën e votës e kishin vetëm të bardhët.

Nën udhëheqjen e kryeministrave Malan (1948-1954) dhe Strijdom (1954-1958), administrata e Afrikës së Jugut synonte të ashtuquajturin "Wit baasskap", sundimin në jetën e përditshme dhe në politikë të njeriut të bardhë. Të gjitha vendimet dhe konventat e polikës së mëparshme të ndarjes u shndërruan në ligje të aparteidit. Kjo periudhë shënoi pikën kulminante të aparteidit "petty", të aparteidit të vogël, e cila e bëri publik diskriminimin e jo të bardhëve.

Në epokën e H.F. Vervoerdit (1958-1966), politika e ndarjes racore kishte prioritet. Ajo synonte shndërrimin në shtete të pavarura të territoreve të fiseve të dikurshme, duke krijuar në këtë mënyrë një Afrikë të vogël, të pasur dhe të bardhë të Jugut. Por planet e Vervoerdsit nuk u realizuan: Problemi i miliona zezakëve nëpër qytete dhe mosnjohja ndërkombëtare e këtij shteti e dobësoi zhvillimin e politikës së kësaj qeverie. Në kohën e qeverisjes së Vervoerdsit, në arenën ndërkombëtare u shtua kritika, kritikë kjo e cila në atë kohë nuk pati rrjedhoja të rëndësishme. Pas kësaj u bënë korrigjime kozmetike, pas të cilave nuk flitej më për aparteid, por për një "zhvillim të ndarë".

Në periudhën e qeverisjes së Vorsterit (1966-1978), Afrika e Jugut u izolua gjithnjë e më tepër. Në vitin 1976 nisi kryengritja e zezakëve në Soweto, në Township-in e Johaesburgut. Edhe kolonitë e atëhershme mike Angola dhe Mozambiku kaluan në anën e "shteteve të frontit" dhe i shpallën luftë Afrikës së Jugut. Për t'iu shmangur izolimit, për herë të parë filluan bisedimet me jo të bardhët. Në vitin 1974 u anulua shumica e ligjeve të aparteidit .

ANC-ja[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri i ANC-së

Me fitoren e Partisë Kombëtare në vitin 1948 dhe me me fillimin e menjëhershëm të ashpërsimit të diskriminimit, ndarjes dhe shtypjes ndryshoi edhe politika e zezakëve: Ata nuk ishin më të gatshëm të luteshin për përmirësimin e gjendjes së tyre, por filluan të kërkonin pjesëmarrje të barabartë në pushtet dhe heqjen e ligjeve diskriminuese. Pika kulminante u arrit me shpalljen e të ashtuquajturit Freedom Charter (1956), i cili shkaktoi shpartallimin e krahut radikal të ANC-së Pan Africanist Congress of Azania (PAC).

Në vitin 1960, ANC-ja dhe PAC-ja ftuan popullsinë për mosbindje qytetare në formën e demonstratave të paarmatosura kundër ligjit të pasaportave. Rezultati tragjik i këtyre demonstratave ishte e ashtuquajtura masakra Sharpeville, në të cilën u vranë nga policia 69 persona dhe u plagosën 178 të tjerë. Pas trazirave që përfshinë tërë vendin si pasojë e këtyre vrasjeve, ANC-ja dhe PAC-ja u ndaluan nga qeveria më 8 prill 1960. Ky ishte njëherazi edhe fundi i rezistencës paqësore. Që të dy organizatat u detyruan të vepronin në ilegalitet, duke themeluar degët e armatosura Umkhonto ëe Sizëe (ANC), dhe Poqo (PAC).Dhuna solli dhunën. Zyrat e qeverisë dhe centralet elektrike u hodhën në erë. Në vitin 1964 u burgos dhe u dënua me burgim të përjetshëm Mandela, ndërsa pak më vonë edhe pjesa tjetër e grupit udhëheqës. Në këtë mënyrë u thye përkohësisht rezistenca politike zezake. Në vitet 70, në kohën kur ekonomia e Afrikës së Jugut ishte përfshirë nga kriza strukturore, Angola dhe Mozambiku kishin fituar pavarësinë dhe i ashtuquajturi Black Consciousness Movement kishte arritur pikën kulminante, nisën protestat e udhëhequra në radhë të parë nga studentët dhe nxënësit, të cilët demonstruan kundër futjes së gjuhës afrikaans si gjuhë zyrtare nëpër shkolla. Revolta e nxënësve filloi në Soëeto dhe u zgjerua më vonë në tërë vendin.Radikalizimi i lëvizjeve të tjera zezake i solli ANC-së përparësi, sepse tani, në radhët e saj filluan të anëtarësoheshin edhe të bardhët.

Më pas, Afrika e Jugut u përfshi nga një kulturë dhune, e cila ishte vështirë të kontrollohej: Autobombat shpërthenin nëpër qendra tregtare, bombat e dorës nëpër restorante, pavarësisht nga urdhëri i shtabit të përgjithshëm të ANC-së në Lusakë (Zambi) për organizimin e sulmeve vetëm kundër objekteve jo-civile.Në vitin 1986 qeveria reagoi duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Por në vend të ashpërsimit të kursit të konfrontimeve, të dyja palët filluan të bëheshin pragmatike. Si rezultat i kësaj nisën bisedimet e para për daljen nga kriza. Mandela, edhe pse i burgosur, zhvilloi bisedime me presidentin e atëhershëm Bota. Grupe të ndryshme filluan ta vizitonin shtabin e përgjithshëm të ANC-së në Zambia.

Mposhtja e aparteidit[redakto | redakto tekstin burimor]

Shteti i Afrikës së Jugut, në fillim të viteve 60 e kishte shuar gati plotësisht rezistencën e zezakëve. Në vend që të fillojnte mënjanimin e shkaqeve që sollën lindjen edhe zhvillimin e rezistencës, shteti i Afrikës së Jugut vazhdoi zbatimin e programit për realizimin e Aparteidit. Kriza ekonomike, Ndikimi i lëvizje Black Consciousness, mungesa e perspektivës dhe keqësimi gjithnjë e më i madh i kushteve të jetesës së banorëve të qyteteve ashpërsuan edhe më tej gjendjen në mesin e viteve 70. Shkaktar i kryengritjes së nxënësve në qytetin Soueto, kryengritje kjo e cila u shua me dhunë nga policia, ishte miratimi i ligjit, i , i cili parashikonte si gjuhë zyrtare të mësimdhënies gjuhën Afrikaans të boerëve. Kryengritjet u zgjeruan edhe në pjesë të tjera të vendit.

Policia dhe shërbimi i fshehtë e kishin gjendjen nën kontroll. Megjithatë, shumë gjëra ndryshuan. Në vend të zbatimit konsekuent të politikës së Aparteidit, qeveria ndërmori një sërë ndryshimesh. Vetëbesimi dhe ndjenja e fitores u rritën dukshëm. Rezistenca e zezakëve nuk ishte më vetëm një grup i vogël që mund të eliminohej lehtë, por ajo u rrit në një lëvizje të fortë, e cila mund të kontrollohej vetëm me anë të kompromiseve.

Më të ngadalshmet ishin ndryshimet në fushën politike. Në vitin 1984 u shpall kushtetuta e re, e cila ishte një përpjekje e presidentit Botha për vendosjen emarrëdhënieve me racat e tjera. Sistemi i deriatëhershëm parlamentar u zëvendësua me sistemin që parashikonte kompetenca më të mëdha për presidentin. Uformuan dhoma të veçanta parlamentare dhe këshilla ministrash për grupet e të bardhëve, mulatëve dhe indianëve. Për çështjet e brendshme të grupeve përkatëse vendosnin vetë dhomat përkatëse, ndërsa për çështjet e përbashkëta vendosej bashkarisht.I dukshëm ishte përjashtimi i plotë i zezakëve. Në këtë mënyrë u veprua sipas ideologjisë Homeland, sipas të cilës zezakët kishin rajonet e tyre, në të cilat ata mund të organizonin jetën e tyre politike. Parë nga një perspektivë e modifikuar bëhet e qartë se mulatët dhe indianët përbënin pakicën në Afrikën e Jugut. Arsyeja e përjashtimit të shumicës (zezakëve) ishte ruajtja e të drejtave të të bardhëve.

Indianët dhe mulatët nuk ranë në grackën e qeverisë: 80% e personave me të drejtë vote nuk dolën në zgjedhje. "Reformat" e qeverisë, në vend që të qetësonin situatën, shkaktuan protesta të reja. Filloi të zhvillohet një kulturë dhune: Bashkëpunëtorët zezakë të qeverisë të cilësuar si marioneta të sistemit filluan të vriteshin,ndërsa zyrat e tyre të digjeshin; filloi ndjekja, keqtrajtimi dhe djegia e gjallë e bashkëpunëtorëve. Autobombat shpërthenin në qendra tregtare, hidheshin bomba dore në restorante. Në vitin 1986 u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Aktivistët filluan të ndiqeshin deri në Paris dhe Londër, ndërsa ata që u zunë u burgosën në vend. Brenda tre muajve u burgosën 20.000 aktivistë.Përkundër të gjitha pritjeve, presidenti Botha nuk i thelloi reformat, por vazhdoi politikën pasive, gjë që shkaktoi pakënaqësi jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Sanksionet dhe masat diplomatike kundër Afrikës së Jugut nga partnerët më të rëndësishëm e sollën vendin në një krizë ekonomike dhe izolim politik. Afrika e Jugutndodhej përpara shembjes. Aparteidi e kishte futur vendin në qorrsokak.

Fundi[redakto | redakto tekstin burimor]

Por siç shkruan edhe Mandela më vonë në autobiografinë e tij, "momentet më të pashpresa janë rastin më i volitshëm për të ndërmarrë iniciativa të reja." Në këtë mënyrë nisën bisedimet e para me grupet e ndryshme, e madje edhe me vetë presidentin Botha. Kështu u arrit më të njihej nga afër frika e të bardhëve nga ndryshimet në pushtet, frika për marrjen nga marrja e pushtetit nga një shumicë aq e madhe, e panjohur dhe e frikshme zezake.Kjo ishte gjendja në vitin 1989, në kohën kur pas një ataku në zemër të Bothas, pushtetin e morri Frederik Vilhelm de Klerk. De Klerk nuk kishte ngurruar asnjëherë të shprehte vullnetin e tij për reforma rrënjësore. Në fjalimin e tij të njohur me rastin e hapjes së parlamentit më 2 shkurt 1990, de Klerk konstatoi dështimin e politikës së Aparteidit dhe paralajmëroi këto masa:

  1. lirimin e Mandelës;
  2. heqjen e ndalimit të 61 organizatave politike;
  3. zotimin për mbajtjen e bisedimeve për shpalljen e të drejtës së përgjithshme të votës.

Afrika e Jugut arriti në këtë mënyrë në reformat më vendimtare në historinë e saj. Ligjet e Aparteidit u hoqën një nga një. Aparteidi u mposht dhe tani duhej gjetur një zgjidhje e qëndrueshme për një Afrikë demokratike të Jugut.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Davenport, T. R. H. South Africa. A Modern History. MacMillan, 1977.
  • Du Pre, R. H. Separate but Unequal—The 'Coloured' People of South Africa—A Political History.. Jonathan Ball, 1994.
  • De Klerk, F. W. The last Trek. A New Beginning. MacMillan, 1998.
  • Eiselen, W. W. N. The Meaning of Apartheid, Race Relations, 15 (3), 1948.
  • Giliomee, Herman The Afrikaners. Hurst & Co., 2003.
  • Meredith, Martin. In the name of apartheid: South Africa in the postwar period. 1st U.S. ed. New York: Harper & Row, 1988.
  • Meredith, Martin. The State of Africa. The Free Press, 2005.
  • O'Meara, Dan. Forty Lost Years : The National Party and the Politics of the South African State, 1948-1994. Athens: Ohio University Press, 1996.
  • Hexham, Irving, The Irony of Apartheid: The Struggle for National Independence of Afrikaner Calvinism against British Imperialism." Edwin Mellen, 1981.
  • Visser, Pippa. In search of history. Oxford University Press Southern Africa, 2003.
  • Louw, P. Eric. The Rise, Fall and Legacy of Apartheid. Praeger, 2004.
  • Terreblanche, S. A History of Inequality in South Africa, 1652-2002. University of Natal Press, 2003.
  • Federal Research Division. South Africa - a country study. Library of Congress, 1996.
  • Book: Crocodile Burning. By Michael Williams. 1994
  • Davied, Rob, Dan O'Meara and Sipho Dlamini. The Struggle For South Africa: A reference guide to movements, organizations and institution. Volume Two. London: Zed Books, 1984
  • Lapchick, Richard and Urdang, Stephanie. Oppression and Resistance. The Struggle of Women in Southern Africa. Westport, Connecticut: Greenwood Press. 1982.
  • Bernstein, Hilda. For their Triumphs and for their Tears: Women in Apartheid South Africa. International Defense and Aid Fund for Southern Africa. London, 1985.
  • Newbury, Darren. Defiant Images: Photography and Apartheid South Africa, [University of South Africa (UNISA) Press, 2009.