Apostulli
Apostulli (greq. απόστολος, apóstolos: i dërguar) në Krishterim është një njeri të cilit i është dhënë detyra si "i Dërguar" drejtpërdrejtë nga Jezus Krishti për të përhapur Lajmin e mirë në botë. Për apostujt rrëfehet në Bibël, veçanërisht në Besëlidhjen e Re dhe në Historinë e apostujve. "Pastaj Zoti caktoi shtatëdhjetë të tjerë dhe i nisi dy nga dy përpara tij, në çdo qytet dhe vend, ku ai do të shkonte." (Luka 10:1); "Sepse Perëndia që bëri Pjetrin apostull të hebrenjve, më ka bërë mua apostull të paganëve." (Galatasve 2:8).
Me rritjen dhe zgjerimin e Kishës së krishterë, apostujt u shfaqën edhe në botën helene, e pastaj në mbarë botën e krishterë.
Apostull është bërë një emërtim që tregon përhapësin e çfarëdo lloj mësimi apo besimi fetar. Përdoret edhe për njerëz që mbrojnë e çrrënjosin mendime të rëndësishme politike e shoqërore. Kështu, p.sh. Jose Marti përmendet si apostulli i pamvarësisë së Kubës, dhe Mahatma Gandi si apostull i jo dhunës.
Përmbajtja |
Apostujt në Besëlidhjen e Re [redakto]
Apostujt në ungjijtë [redakto]
Ndër Ungjijtë e Biblës rrëfehet për zgjedhjen e nxënësve të Jezusit, që quhen edhe "dymbëdhjetë apostujt". Numri dymbëdhjetë sipas traditës hebraike ka një domethënie të veçantë që përfaqësonte dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Ungjilli i Lukës dhe i Markut rrëfejnë përputhtazi, se Jezusi i zgjodhi vetë dymbëdhjetë nxënësit e tij dhe i caktoi si apostuj (Lk 6,13 dhe Mk 3,14). Lista e emrave të përçuar në Ungjij nuk japin një trajtë të njëjtë, që numri i plotë i të gjithë apostujve kufizohej me 12. "Dhe kur zbardhi dita, thirri pranë vetes dishepujt e vet dhe zgjodhi prej tyre dymbëdhjetë, të cilëve u dha edhe emrin apostuj." (Lk 6:13) "Pastaj ai u ngjit në mal dhe thirri pranë vetes ata që deshi. Dhe ata erdhën tek ai. Dhe ai i caktoi dymbëdhjetë që të rrinin me të dhe që mund t`i dërgonte të predikojnë, dhe të kishin pushtet të shëronin sëmundjet dhe të dëbonin demonët." (Mk 3, 13-15)
| # | Ungjilli i Mateut | Ungjilli i Markut | Ungjilli i Lukës | Shënime |
| 1 | Simon Pjetri | Simon Pjetri | Simon Pjetri | |
| 2 | Andrea, „vëllai i tij" | Andrea | Andrea, „vëllai i tij" | Vëllai i Simon Pjetrit |
| 3 | Jakobi, biri i Zebedeusit | Jakobi, biri i Zebedeusit | Jakobi | „Jakobi i Vjetri”" |
| 4 | Gjoni, „vëllai i tij" | Gjoni, „vëllai i tij" | Gjoni | Si Jakobi i Vjetri bir i Zebedeut. Identiteti me Ungjillin e Gjonit i padëshmueshëm. |
| 5 | Filipi | Filipi | Filipi | |
| 6 | Bartolomeu | Bartolomeu | Bartolomeu | „Bartolomeu" (nofkë) ndoshta njëlloj me „Natanael" (emër) nga Ungjilli i Gjonit |
| 7 | Toma | Toma | Toma | „Binjakët Juda e Toma" |
| 8 | Mateu, (ish tagrambledhësi) | Mateu | Mateu | Identiteti dyshohet me Mateun ungjillor, por i padëshmueshëm |
| 9 | Jakobi, biri i Alfeut | Jakobi, biri i Alfeut | Jakobi, biri i Alfeut | „Jakobi i Riu" |
| 10 | Tadeu | Tadeu | Juda, „vëllai i tij" | Si Jakobi i Riu një nga bijtë e Alfeut. „Juda" dhe „Tadeu" mund të jenë edhe persona të ndryshëm, tradicionalisht indentifikohen me njëri-tjetrin. |
| 11 | Simon Kananeu | Simon Kananeu | Simon Zeloti | „Kananeu" emri i prejardhjes, „Zeloti" nofkë („Zelltari", anëtar i një lëvizjeje për pamvarësi nga romakët). |
| 12 | Juda Iskarioti | Juda Iskarioti | Juda Iskarioti | „Iskariot" nofke „njeri nga Karioti" (ndoshta) apo „Sikarist" („Thikaxhiu", nga lat. "sica" = thikë; anëtar i një lëvizjeje për pamvarësi nga romakët, pak e mundëshme. Kallëzoi Jezusin). |
