Aranit Osmanaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Aranit Osmanaj, në Shkollën Skënderbej,1947
Aranit Osmanaj, student në Shkollën e Bashkuar,1954
Aranit Osmanaj, duke dhënë mësim në Akademinë Ushtarake,1977

Aranit Isuf Osmanaj lindi në fshatin Mavrovë të Vlorës më 11 Prill të vitit 1930, nga një familje me tradita të veçanta patriotike dhe atdhedashëse. Ai ishte djali i dytë i patriotit Isuf Rustemi dhe vëllai i gjeneral Bejto Isufi. Arsimin fillor e kreu në vendin e lindjes dhe më pas në Vlorë. Në moshën 14 vjeçare del partizan dhe bëhet korrier i Brigada e V-të Sulmuese. Kapet nga nazistët gjermanë dhe burgoset në burgun e Tiranës për 6-muaj, derisa Brigada e I-rë Sulmuese rrethon Tiranën dhe pas luftimesh të shumta e çliron atë. Pas çlirimit fillon studimet ne shkollën e mesme ushtarake "Skënderbej" në Tiranë dhe më pas në Shkollën e Lartë të Bashkuar, që e mbaron në vitin 1954 me rezultate të shkëlqyera. Në vitin 1955 fiton bursën për të vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake "Makarov" në Leningrad (Shën Pjetërburg), në fushën e inxhinierisë mekanike të autotraktorëve dhe të prapavijës. Në 1961 kthehet në atdhe dhe caktohet në detyra të larta nga Ministria e Mbrojtjes si : Zv. komandant për teknikën në Korpusin e Veriut në Shkodër dhe me të njëjtën detyrë në Korpusin e Jugut në Gjirokastër deri në vitin 1972, më pas emërohet pedagog në Shkollën e Bashkuar në Tiranë dhe Shef Katedre i Fakultetit të Autotraktorëve në Akademinë Ushtarake. Pas mbylljes së kësaj katedre emërohet Drejtor/Komandant i Parkut të Automjeteve të Ushtrisë për të gjithë Republikën. Të gjithë jetën e tij u karakterizua nga disiplina e lartë dhe ndershmëria në punë. Del në pension në vitin 1985. Aranit Osmanaj ndërroi jetë më 21 Nëntor të vitit 2007.