Albërie Hadërgjonaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arbërie Hadërgjonaj)

Alberie Hadergjonaj lindur në Deçan më 15.09.1976 është një këngëtare shum e njohur

E kush nuk e mban mend hitin e saj të padiskutueshëm “Lozonjarja”, përmes të cilit bëri për vete me mijëra fansa kudo në trojet shqiptare. E preku suksesin që në moshë fare të re dhe siç duket, një tjetër sukses po aq i madh e pret së shpejti. Fjala është për albumin e saj më të ri me titull “Malli im”, që do të shoqërohet edhe nga dy klipe fantastike. Por, Albëria këtë sukses nuk e ka provuar vetëm në skenë, ajo është mbi të gjitha një bashkëshorte dhe nënë shumë e përkushtuar. Familja e saj jeton ne Deqan, kurse ajo jeton ne Amerike ku eshte martuar dhe ka dy vajza.

Në moshën 12 vjeçare ka marrë çmimin e Parë si këngëtare në Zagreb në kohën e ish-Jugosllavisë.Më pas sukseset nuk kanë pushuar.Me kthimin e saj nga Amerika në Shqipëri.Në vitin 1998 ndërohet me çmimin e Parë, me këngën "Mirësia dhe e vërteta".

Në vitin 2000 merr pjesë ne festivalin botëror folklorit 2000 ku prezantoi Shqipërinë.

Në vitin 2004 merr çmimin e tretë me këngën "Ti nuk je" dhe çmimin interpretimi më i mirë.

Ajo poashtu eshte paraqitur edhe ne festivale.Ajo u paraqit ne vitin 2007 ne festivalin madheshor "Kënga Magjike" me kengen "Ik tani" ku arriti deri ne finale dhe rrembeu Cmimin "Best Kantautor".

Poahtu ajo ne vitin 2011 nxjerr nje videoklip te titulluar "Kur nuk shkon nuk shkon" nje videoklip ky i cili ishte pjesmarres ne videofestivalin "Video Festi Muzikor" ku edhe pse e nominuar vetem ne nje cmim arriti te marr cmimin "Videoklipi më i mirë në kategorinë Best Pop Folk".

Po ashtu ajo ne vitin 2011 paraqitet serish ne festivalin madheshor "kënga Magjike" me kengen "Vetem ty" nje kenge e cila beri boom pasi qe u mirprit mjaft mire nga publiku. Ajo arriti te shkoj deri ne finale duke marre cmimin per "Kontributin artistik" dhe u vleresua me 274 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali duke zene keshtu vendin e 15-të nga 45 artistet e ketij festivali.

Rikthehet tek "Kënga Magjike 2015" pas 2011-tës duke u rradhitur ne vendin e 4-tërt.

Në 24 dhjetor 2015 shpallet fituese edicionit të 2-të të Dance with me 2 sëbashku me Vesel Kurtishaj.