Arben Duka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Arben Duka.jpg

Arben Duka (Labovë, 5 dhjetor 1957) është një poet shqiptar dhe ish-ushtarak.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Labovë të Gjirokastrës. Ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe Universitetin "Aleksandër Xhuvani". Ka ndofta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë. Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet "Intervistat E Kaso Kosës" në gazetën "Intervista" duke qënë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Por Arben Duka është më së shumti një poet lirik. Janë të shumta këngët hite në vite që mbajnë firmën e Arben Dukës, është e pamundur të shkruhet gjithë ajo listë e gjatë. Duka është autor i tekstit të Hymnit të Policisë së Shtetit.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Nektari i këngëve
  2. Njëmijë puthje
  3. Ç'të bëj me fjalën?
  4. Letra dashurie-në pesë libra të veçantë.
  5. Unë isha një i vetëm
  6. Intervistat e Kaso Kosës
  7. Vetëm ty të kam
  8. Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
  9. Ç'ja thoshte bilbili-humor e satirë
  10. Pushtetarë dhe zagarë-humor dhe satirë
  11. Grek o grek kokë goricë-satirë
  12. Rroj se nuk vdes dot
  13. Labovë moj Labovë-poemë.
  14. Kristale të thyer
  15. Dashuria është abstrakte
  16. Aromë vajze
  17. Heroi i dashurisë
  18. Fisnikëria e ka një emër-kushtim për I.Hasanbelliun.
  19. Vipa dhe rripa-humor dhe satirë.
  20. Taksidarët e gjakut-satirë
  21. Njeriu me bllok
  22. Aliu dhe Saliu
  23. Rebelohuni-satirë
  24. Biri i shqiponjës-poemë për Heroin e Popullit-Jaho Gjoliku
  25. Sa doli Xhuvelëria, plasi sheshit kurvëria-në dy volume,

Mirënjohje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arben Duka është "Nderi i Qarkut Gjirokastër", "Nderi i Odries", "Nderi i Lunxhërisë", "Nderi i veteranëve të luftës", "Qytetar Nderi i Gjirokastrës".

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]