Arben Imami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Arben Imami
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë
(2009 - në vazhdim)
Ministër i Mbrojtes
(2009 - në vazhdim)

Arben Imami.jpg
Emri: Arben
Mbiemri: Imami
Lindi më: 21 janar 1958
Vendlindja: Tiranë.
Profesioni: politikan

Arben Imami (lindur më 21 janar 1958) është politikan shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë dhe Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë.

Përmbajtja

[redakto] Kariera Politike

Arben Imami ishte pedagog në Institutin e Lartë të Arteve kur iu bashkua Levizjes Studentore të vitit 1990 kunder diktaturës komuniste. Arben Imami ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1991.

Ai ishte nënkryetari i PD-së, si dhe kryetar i Komisionit Elektoral. Në zgjedhjet e vitit 1991 Imami mori mandatin e deputetit, si dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së. Një vit më vonë ai ishte edhe kryetar i komisionit parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit.

Në vitin 1992 Imami u largua nga Partia Demokratike dhe së bashku me Neritan Cekën, Preç Zogajn etj krijuan Partinë Aleanca Demokratike, ku deri në vitin 1997 ishte sekretar i Përgjithshëm dhe nga viti 2000 deri në 2002 kryetar ekzekutiv i kësaj partie.

Në zgjedhjet e vitit 1992, 1996, 1997 dhe 2001 ai u zgjodh deputet në Kuvend. Në karrierën e tij politike ai ka pasur përplasje të forta me Berishën, të cilat kulmuan me krizën e ’97, ku u akuzua edhe si “gjeneral i rebelimit komunist”. Por, gjithçka duket se është sheshuar në 2005, ku Imami u ftua nga Berisha si ish-themelues i PD-së duke u zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar nga Kongresi në 2005. Pas rikthimit në pushtet, Berisha i ofroi Imamit një post shumë afër vetes si drejtor i kabinetit te kryemnistrit.

Në periudhën ‘97-‘98 Imami ishte bashkëkryetar i komisionit parlamentar për hartimin e Kushtetutës, ndërkohë nga viti 1997 deri në 1999 ishte ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin.

Në periudhën 2000-2001 ai ishte ministër i Drejtësisë, kurse nga viti 2001 deri në shkurt 2002 ai ishte ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit.

Në vitin 2005 Arben Imami u përfshi në Partinë Demokratike, pas hapjes së kësaj partie me themeluesit dhe figura të reja. Imami u votua edhe në Këshillin kombëtar të Partisë Demokratike, ndërkohë që pas rikthimit në pushtet të PD-së, ai u emërua në postin e shefit të kabinetit të kryeministrit Berisha post te cilin e mbajti gjer ne zgjedhjet e pergjithshme te 2009.

Ne zgjedhjet e pergjithshme te 2009, Arben Imami u zgjodh deputet i PD ne Tirane dhe me pas u ngarkua me detyren e Ministrit te Mbrojtjes.

[redakto] Arsimi dhe kualifikimet

Arben Imami ka përfunduar në vitin 1981 Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në periudhën 1999-2000 ka kryer studimet për “Felloëship in School of Foreign Service”, në Georgetoën University Washington D.C., USA. Fushat e kompetencës së Imamit janë reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma në drejtësi, reforma e pushtetit lokal; hartimi i programeve e politikave strategjike, organizimi dhe drejtimi i ekipeve për zbatimin e tyre; shkruarje e ligjeve; organizimi i partive dhe organizimi i fushatave elektorale individuale e partiake, hartimi i programeve politike e elektorale.

[redakto] Detyra shtetërore

  • 2009 – në vazhdim Ministër i Mbrojtjes
  • 2001 –shkurt 2002 Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
  • 2000-2001 Ministër i Drejtësisë
  • 1997-1999 Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrdhënieve me Parlamentin
  • 1997-1998 Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë
  • 1997-2005 Deputet
  • 1992-1996 Deputet,
  • 1992 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit
  • 1991-1992 Deputet, Nënkryetar dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

[redakto] Poste politike

  • 2009- Ministër i Mbrojtjes
  • 2005-2009 Shef i Kabinetit te Kryeministrit
  • 2000-2002 Partia Aleanca Demokratike,Kryetar Ekzekutiv i Partise
  • 1992-1997 Partia Aleanca Demokratike, Sekretar i Pergjithshem
  • 1990-1992 Partia Demokratike e Shqiperise,
  • Anetar i Grupit Themelues,
  • Nenkryetar i PD
  • Kryetar i Komisionit Elektoral

[redakto] Filma

Ka luajtur edhe ne dy filma shqiptar si:

[redakto] Shiko edhe


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera