Arben Malaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Arben Qamil Malaj)
Arben Malaj
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
1997–vazhdon
Ministër i Financave
Në detyrë
mars 1997 – shtator 1998
Ministër i Ekonomisë
Në detyrë
gusht 2002 – dhjetor 2003
Ministër i Financave
Në detyrë
dhjetor 2003 – shtator 2005
Pasuar ngaRidvan Bode
Të dhëna vetjake
U lind më19 shtator 1961
Vlorë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS
PunësimiPolitikan

Arben Qamil Malaj, lindi më 19 shtator të vitit 1961Vlorë, është politikan shqiptar. Aktualisht është Profesor i Asociuar në Shkencat Ekonomike në Universitetin e Tiranës dhe është lektor i jashtëm i Fakultetit Ekonomik. U diplomua në Universitetin e Tiranës , për financë në vitin 1986 dhe në vitin 1997 mori gradën Doktor i Shkencave Ekonomike. Është autor dhe bashkëautor i shumë publikimeve dhe artikujve shkencorë. Ka marrë pjesë në një sërë kursesh kualifikimi dhe specializimi mbi bankat, administrimin e biznesit , ekonominë dhe ka drejtuar shumë tema diplome dhe punime shkencore pas-universitare. Arben Malajt i është akorduar titulli " Honoris Causa " nga Akademia Ndërkombëtare për Tregjet në Zhvillim , New York-SHBA dhe njëkohësisht është anëtar nderi i kësaj akademia. Ka mbajtur gjithashtu një sërë leksionesh në disa prej qarqeve akademke në Europë si në Universitetin e Bocconit Itali, Universitetin e Bumbergut në Gjermani, në Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Tetovës, në Casa NATO, Bukuresht Rumani, Komiteti i Breton Woods.[1]

Ka qenë Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin në Kuvendin e Shqipërisë si dhe kryetar i Komisionit Parlamentar në tryezën ekonomike të Paktit të Stabilitetit. Që nga viti 1997 ka qenë një ndër njerëzit kryesor në Partinë Socialiste.[2]

Veprimtaria profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1995-1997 Konsulent financiar i pavarur;
1993-1995 Drejtor rajonal i SME-ve dhe manaxher në programin PHARE;
1992-1993 Drejtor i Degës së Bankës së Shtetit, Vlorë;
1993 Lektor i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës;
1986-1992 Ekonomist i Bankës së Shqipërisë, Dega Vlorë. Lektor në universitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, botues.

Veprimtaria politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2002-2005 Ministër i Ekonomisë.
2002 Guvernator i Shqipërisë në BERZH dhe BIZH; 2000-2002: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së;
2001-2002 Kryetar i Delegacionit Ndërparlamentar të Kuvendit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian ;
1998-2001 Kryetar i Komisionit për Ekonominë, Financat dhe Privatizimin;
2000 Kryetar i Komisionit Parlamentar për Tryezën Ekonomike të Paktit të Stabilitetit ; Sekretar i Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit ; Kryetar i Delegacionit të Iniciativës së Evropës Qendrore ; anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së ;
1997-2001 Deputet në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë;
1997-1998 Ministër i Financave në Qeverinë "Aleanca për Shtetin";
1997 Ministër i Financave në Qeverinë e Pajtimit Kombëtar dhe Guvernator i Shqipërisë në BB ;
1992 Zv.Kryetar i PS-së, Vlorë dhe anëtar i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave ;


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Arben Malaj". Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2009. Marrë më 10 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ministrat e Financave. Tiranë: Ministria e Financave. fq. 51. ISBN 999-27-857-2-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)