Arben Ramadani
| Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
| Ky artikull ose seksion nuk ka mjaft ose nuk ka asnjë referencë dhe mund të mos jetë i saktë . Jeni të lutur të ndihmoni këtë artikull duke shtuar referenca dhe duke korrigjuar informacionet. |
| Arben Ramadani |
|
| Emri: | Arben |
| Mbiemri: | Ramadani |
| Profesioni: | student |
| Ditëlindja: | 13 qershor 1981 |
| Vendlindja: | Kokaj,Gjilan |
| Kombësia: | shqiptar |
Arben Ramadani u lind në fshatin Kokaj, më 13 qershor të vitit 1981.
Përmbajtja |
[redakto] Biografia
Arben Ramadani u lind në një familje bujare e me traditë atdhetare,ku pak ditë të lindjes së tij, arrestohen xhaxhallaret e Arbenit, si dhe njëri nga ata edhe burgoste për veprimtari ilegale, shkrime dhe botime politike për bërjen e Kosovës Republikë. Ende pa i mbushur gjashtë javë nena e Arbenit, i cili pasi kishte dëgjuar rapllimen e bastisjeve policore, ishte zgjuar dhe në shenjë proteste me atë zë që kishte, i kishte irituar SUP-ovcat, të cilët kishin urdhëruar ta nxjerin jashtë, fati që në mbrëmjen e fundit ishte shkruar e lexuar në ditar dhe materilat e "Ushtim♪s Maleve", që për fatin e asaj,edhe pse shpëtuan xhaxhallarët e tij dhe të tjerët që në munges të provave pas disa muajëve të lirohen. Mirëpo ato letra nuk arritën të botohen deri pas 20 viteve më vonë në numrin 4-të të saj në mars- maj 2001, në revistën me të njëjtin emër edhe pse jetë shkurtur, u botuan ashtu si i pati kënduar ai vetë më vonë
[1].
Gjithë ajo punë ishte bërë te koka e Arbenit, duke e përkundur dhe kënduar si ninula djepi. Më 24 korrik të vitit 1981, kur ishte rrethuar nga forcat policore familja Ramadani në Kokaj, duke e marre me djepi Arbenin arrijnë të nxjerrin jashtë edhe ditarin dhe materialet e përgaditura për botimin e gazetës "Ushtma e maleve", nr.II/81 Kokaj,ishte edhe vendlindja e mësuesit Mustafë Koka por, edhe nga dyert e kësaj shtëpi kanë dalë edhe babgjyshi Ramadani, i mbytur në tortur nga bullgaret(1918),si dhe për heroizmat e familjes së tij (Hazir (Ramadan) Haziri, pastaj Mustafë Koka ( Rushiti)), i cili herët i kishte kuptuar rrëfimet për shtegtimet drejtë lirisë. Arbeni u rrit në frymën atdhëtare të brezit të tij të pavarësisë, duke u mishëruar nga rrëfimet e babagjyshit, këto, ndikuan në mënyrë të fuqishme në formimin e vetedijes dhe kakarakterit të tij prej një luftëtari të kalitur edhe pse teper i ri, u rreshtua në moshën 17 vjeçare në luftën e fundit të UÇK-së. Ndërkaq, prej lindjes sëë tij, 13 qershor 1981, ndikuan fuqishëm edhe ngjarjet e vitit 1981, ku u rreshtua bijtë e bijat më të mira të këtij populli, si edhe të përkrahur nga familja e tij edhe pse nga ana e sigurimi serb përcillëshin këmba këmbes, si te rrezikshem për pushtetin okupues. Disa nga xhaxhallarët familjaret u burgosen si dhe u torturuan mizorisht. Arbeni ishte besnik me zemër të pastër, i heshtur por energjik, i dashur, i buzëqeshur si gjithmon me të gjithë , por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj. Arbeni qysh i ri, në shkollë të mesme teknike,drejtimi i tekstilit përballet me pushtuesin serb në demostratat e viteve 1989-1992 për të shfryrë urrejtjen e madhe ndaj robrisë së tyre, përkunder rrezikut që i kanosej. Me pas, fillon veprimtaria e tij aktive për t`u stërvitur në përdorjen e armëve të ndryshme e që shquhet teper për shkathtësitë që posedonte. Në ditarin e tij të luftes ai shkruante se: / Gëzimi më i madh ishte kur hynim me muncion në Kosovë, nuk ishim duarthatë, e une ishta vetem një krah i saj i thjeshte. Edhe pse i ri, kisha vendosur të luftoj për lirine e vendit tim. Pas fillimit të bombardimeve, kur në Kokaj, kishte hyrë me forca të mëdha ushtarake, makineria serbe, ai vendosi që me Agronin të shkoi në stërvitjet ushtarake i përsose edhe me tutje në Elshan dhe Feken të Shqipërisë nga i kthehet sërish maleve të Karadakut në sektorin e logjistikes. Ai, derisa ishte në radhet e [UÇK]-së ka kryer detyrën e korrierit në përcjelljen e eprorëve të lartë të UÇK-së në mesin e të cilëve edhe drejtuesit politik të QPK-së e të Këshillit politikë të UÇK-së, të cilët i kishin premtuar se pasi të përfundojnë luftën do të bëhen mësit për t'ia gjetur një bukuroshe siç ishte edhe ai vetë. Pastaj u angazhua në ndër lidhje dhe në logjistikë, furnizimin me armatim, ofrimin e ndihmës në bartjen e baisjeve për Radoi Kosovën e Lirë së bashku me Ibrahim Fejzullahun, tashmë dëshmor i lirisë etj. Komandant i ZOP të UÇPB-se, Mustafë Shaqiri - Shpëtimi ndër tjerash thekson se /Arbeni i Kokajve, gjate vietëve 1998-1999, i bashkohet njësitit të Preshevës për të luftuar dhe dhënë hakun armikut serb, për ta mbrojtur nga bandat serboçetnike pjesën e okupuar të Kosovës Lindore me rastin e varrimit të tij. Kështu, ai u siguroi armatim të duhur luftëtarëve të Preshevës e të Bujanocit.
Arbeni me 19 maj, qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Ashtu të plagosur, shokët e tërheqin deri në pikën Apokalips e [KFOR]-it në Pogragjë
Përkundër përpjekjeve të KFOR-it për t`ia shpëtuar jetën në Sojevë- Ferzaj, sytë e tij perëndojnë përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Sot eshtërat e tij pushojnë në vendlindjen e tij, ne Kokaj, ku presin të prehen të qetë në dheun e Arbrit atëherë kur do të realizohet amaneti i tij, për liri dhe paqë të plotë. UÇPMB- ja ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën u bashkangjitën djemët më të mirë të atdheut, prandaj edhe vepra e tyre e pavdekshme ashtë, siç njanë edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë, pra gjaku i tyre i derdhur në shumë beteja të luftës së fundit të UÇK-së dhe të UÇPMB-së.
[redakto] Portreti i dëshmorit Arben Ramadani
Në një përkujtim me 8-të vjetorin e rëniesë, ku u lexua testamenti te pllaka përkujtimore në Kokaj, pasiqë u bënë vizita dhe homazhe nga Shoqata e veteranëve, bashkëvendasve dhe bashkëluftëtarëve, në organizim të SHVL së UÇK-së e UÇPMB-së Nazmi Hajdini. Një varg lutje të ndryshme në shenjë të kujtimit të rënëve dhe betejave të bëra të asaj lufte për lirimin nga okupimi i vendit, sikur gjithandej, edhe të kësaj pjese juglindore. Pas kësaj lufte, meditonte, si gjithnjë, Agroni: Sikur të na mungonte shpresa se një ditë vendi s’do të ketë lirinë, vërtetë jeta jonë nuk do të kishte kuptim, edhe terri po të mos kishte fund, për ai do mbetej ag e terr i tmerrshëm, që si i pamëshirshëm, do të sundonte jetën tonë. Fundi i fundit është fund që ka kuptimin e mbarimit të një çështjeje. Logjika do të merrte formën e realitetit objektiv me thënien e mençur: Më mirë një fund i tmerrshëm se sa një tmerr i pafund, - i apostrofoi bashkëluftëtari i Arbenit, për të vazhduar se:"Mos harrojmë pra, tri shprehje: tmerrin, fundin dhe shpresën". Ishte ky mesazhi që u përcoll me rastin e përkujtimit të pesë vjetorit të rënies së këtij, pjesëtari të dy luftërave çlirimtare nga okupimi serb. Vegullonin figurat e ndritura, sa ishin duke folur për motmotin e fundit të shekullit të kaluar, si hijerëndë e i papërkulur, orator i mirë, i pa përtuar, përmendi përballimet: tmerrin e dhunës, tmerrin e vrasjeve, tmerrin e shpërnguljeve dhe emigrimeve si dhe dëbimin e tmerrshëm të shqiptarëve atëherë e tash. Në fjalën e tij me këtë rast, vuri në spikamë virtytet e larta prej luftëtari, të dëshmorëve. Ai ka porositur se ata që dinë të çmojnë sakrificën më sublime për liri, paqe, përparim dhe integrim nuk do të shuhen kurrë. Kjo dëshmon se populli është për t’u përmbushur amaneti e atyre, dhe vetëm kur të përmbushet ky amanet, ata do të prehen në tokën për të cilën ranë. Bashkëluftëtari i Arbenit kujton se, ai si çdo i ri, shkoi ne Shqipëri për stërvitje për t’u kthyer më vonë me njësitin e tij përmes Maqedonisë në zonën e tij. Arbenin e gjejmë me njësitin e tij, duke operuar maleve të Karadaket. Ndërsa Agroni, një nga bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë se: “'Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Lagunës, ai ra dëshmor i parë duke kaluar zonën kufitare, deri sa ishte me njësitin e tij. Ai, ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj'” Arbeni u rrit në frymën e kërkimit të dritës së lirisë, duke e shprehur edhe në krijimet e botuar në vargje, si dhe urrente robërinë. Arrestimet, burgosjet dhe persekutimet fuqishëm ndikuan në vetëdijen, virtytin dhe karakterin e tij, prej një luftëtari të paepur. Arbeni që në bankat e shkollës përballet me pushtuesin. Si pjesëmarrës në protesta, ai shfryn mllefin ndaj atyre që kishin shtypur, vrarë dhe burgosur popullin e tij. Ishte i vetëdijshëm për rrezikun që i kanosej. Kur lufta po trokiste në derë, ai i përgjigjet dhe futet në Lëvizjen atdhetare pa u hamendur. Edhe pse i ri, Arbeni kishte vendosur të luftojë për lirinë e atdheut. Në stërvitjet për përdorimin e armëve të ndryshme shquhet për shkathtësitë. Stërvitjet në Elshan dhe në Meken e Arbërisë e kalitën edhe më shumë, nga ku kthehet sërish maleve.....Radhitet në logjistikën e Zonës në njësitin i cili furnizonte luftëtaret e lirisë me armatim. Arbri i njihte mirë të gjitha shtigjet e maleve të Karadaket. Kush e di sa herë kishte kaluar me karvanin e gjatë, të ngarkuar mirë, për ta drejtuar kah shokët të cilët e prisnin, ku derisa ishte në radhët e saj, Arbeni, kishte bërë edhe detyrën e korrierit, duke përcjell eprorët e lartë në mesin e të cilëve edhe ish-drejtues të lartë të K.P. dhe të Shtabit të UÇPMB-së. Me rastin e përvjetorit të rënies së tij këta eprorë, gjithmonë përmendin të bëmat e tij. Në pranverën përmbyllëse të këtij mileniumi, ai shkonte drejtë përjetësisë... shkonte, dhe bashkohej me të tjerët, duke i dhënë hakun armikut, i cili pas tërheqjes ishte barrikaduar në tokat tona, në pjesën lindore në Laginë. U vë në mbrojte të popullatës së kësaj ane, duke u dal përballë bandave kriminale të pozicionuara në pjesën lindore . Ai u solli armatim të mjaftueshëm shokëve-luftëtarë të tij. Ende pa i mbushur të nëntëmbëdhjetat, i lindur, si hasreti i gjyshit, dhe nxënës i mësuesit të parë, në maj, sapo ishte mbushur mali me gjethe, sapo krisi pushka e parë e lirisë në Lagjen e Zahirëvetë Sllubicës, te Kodra e Garës, në trekëndëshin e prerë padrejtësisht, në luftën e pabarabartë qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Përkundër përpjekjeve të paqeruajtësve për t`ia shpëtuar jetën në Sojevë, mbyllen sytë e tij përgjithmonë për të mos vdekur kurrë. Te Lisi, në Rup, te vendi Guri i varreve, në Kokaj pran pllakës përkujtimore të gjithë mblodhën për çdo vitë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit amshueshmërisë dhe lindjes së tij. Ai nuk prehet i qetë në dheun e Arbërisë deri atëherë kur do të bëhet realitet amaneti i tij për liri dhe paqe. Lavdi! Citate: Arbeni, si Feniksi që kishte hipur në piedestalin e liris me flakadan i art, kalëron i lirë. Se Arbeni... sa ishte gjallë, këtë vend e mbuloi me nam..... Dheu do të vazhdojë ta ruaj gjakun e atyre që rënë, gjithandej hartës sonë. I ngrirë, u kishte mbetur testamenti i tokës, brezave që po bien në altarin e lirisë duke ua shtrirë njëri tjetrit dorën e besë-lidhjes, përfundon letër përkujtimi i Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së dhe UÇPMB-sè.
[redakto] Memorial Arben Ramadani
- Shtëpia në Kokaj, ku ka lindur dëshmori Arben Ramadani në Kokaj [Gjilan]/Kosovë, do të kthehet ne muze, dhe pas renovimit do të ekspozohen në ditët e festave kombëtare dhe përvjetorit të pavarësisë së plotë të shtetit të Kosovës.
- Pllaka përkujtimore e Arben Ramadanit e shpalosur në përvjetorin e parë të rënies, si dhe një rrugë në Lagjen Arbria të Gjilanit mban emrin e tij.
- Rivarroset në Varrezat e dëshmorëve në Gjilan te Memoriali i të rëve me 28 nëntor 2011, Gjilan.
[redakto] Bibliografia e botimet
- Shkrimi i gazetës: "Epoka e RE",Prishtinë maj 2001,
- "Rilindja",Prishtinë, qershor 2001,
- "Bota sot"- Prishtinë, (Fejton përvjetori i rënies), qershor, 2008,
- Shoqata e veteranëve, bashkëvendasve dhe bashkëluftëtarëve, SHVL së UÇK-së e UÇPMB-së,Buletini, memorialet, përvjetorët e kujtimet e bashkëluftëtarëve si: Agron Fejzullahu, Vasuf Nasufi, Besim Mustafa, Qemajl Zeqiri, eprorët, Mustafë Shaqiri- Shpëtimi, Nazmi Hajdini, Sh.Shaqiri, Familja Ramadani, n
- Nxënësit dhe arsimtarët gjatë shkollilit katërklasësh në KOkaj, Sh.f "A.Ajeti" Gjilan dhe shkolla Teknike"Mehmet Isai",Gjilan,etj.
