Ardian Bujupi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ardian Bujupi (lindur më 27 prill 1991) këngëtar, shqiptar nga Kosova me vendqëndrim në Gjermani.

Ardiani u lind në rrethana të luftës dhe që në moshen një vejeçare, familja e tij migrojë në Gjermani. Rrethanat dhe vështërsit që i solli migrimi e para së gjithash lufta bënë që Ardiani të jetë ngusht i lidhur për familjen. I ati, Bashkimi dhe e ëma e tij Taiba, me të vendosur në Gjermani, në Haidelberg, u përpjekën që të krijonin kushte brenda mundësive për shkollim fëmijve të tyre. Kështu përderisa dy motrat e tij tani (2010) vijojnë studimet e larta, Ardiani krahas shërbimit civil që kryen pranë një kuzhine të qendrës së uzines së studentëve në Haidelberg, merret edhe me muzikë. Si adhurues i muzikës dhe mikë i fëmijve, gjatë shpërndarjes së ushqimit nëpër kopshte të fëmijve, Ardiani këndon së bashku edhe me ta.

Si fëmijë Ardiani pasion e kishte muzikën, dhe asaj asnjëherë nuk ju n'da. Kështu që pjesmarrja e tij në ngjarje që kanë të bëjnë me muzikën ishte vetem qështje kohe. Format e reja të shfaqjeve televizive, nëpër të cilat muzibërsit hulumtojnë këngëtar për Ardianin ishin një mundësi për tu paraqitur para një publiku më të gjërë. Pjesmarrja e tij në një shfaqje të till televizive, të muzikëbërsit të njohur gjerman Diëtër Bouvling, në shfaqjen "Gjermania kërkon Siperyllin" (Deutschland sucht den Superstar) nuk kishte si të ishte ndryshe, pa marr parasysh pozicionin, veq se një sukses para publikut.[1]. Me paraqitjen e tij në këtë shfaqje dhe sidomos me suksesin që ka arrit aty, Ardiani ja ka arritur që të jetë personi më i adhuruar i përbashkët nga shqiptarët dhe gjermanët, natyrisht pas Aleksandër Moisiut. [2]

Ardiani është adhurues i drejtimeve muzikore R'n'B (arë-en-bi) dhe Hip Hop, si dhe pedantë jo vetem në veshmbathje.[3]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ DSDS :Wer ist ARDIAN BUJUPI
  2. ^ Telegrafi, artikuj
  3. ^ Tekste shqip, Ardian Bujupi