Ardian Klosi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ardian Klosi (Tiranë9 korrik 1957 - 26 prill 2012) ishte publicist, përkthyes, opinionist dhe aktivist shqiptar.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Tiranë më 9 korrik 1957, i biri i Bilbil Klosit dhe Jolanda Xhuvanit, e bija e Aleksandër Xhuvanit.[2][3] U diplomua në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1981 me një tezë mbi përkthimin e Dickens dhe Thackeray. Prej 1981 deri më 1986 punoi si redaktor dhe përkthyes pranë shtëpisë botuese "Naim Frashëri", duke përkthyer autorë si Th. MannS. ZweigH. BöllM. Twain etj.

Prej 1986 deri më 1990 studioi Gjermanistikë dhe Letërsi të Krahasuar pranë universitetit të Innsbruck në Austri. Doktoroi me temën "Miti dhe zhvillimi i tij në Letërsinë Moderne të vendeve të Evropës Jug-Lindore". Nga viti 1993-1998 ka qëndruar në Gjermani. Në vitin 1998 u rikthye në Shqipëri ku u emërua nga qeveria socialiste si Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar.

Qysh nga 2004 drejtoi shoqatën kulturore gjermano-shqiptare “Robert Schwartz”.[1]

Klosi i dha fund jetës së tij më 26 prill 2012.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shqip[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Refleksione, bashkëautor Edi Rama, 1991;
  • Shqipëria zgjim i dhunshëm, 1991;
  • Quo vadis Shqipëri?, 1993;
  • Shqipëria ç'mund të jetë, 1997;
  • Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, monografi dygjuhëshe me kujtime nga të njohurit dhe pjesë poetike të panjohura të përkthyesit, 2007;
  • Katastrofa e Gërdecit, Tiranë: K & B, 2009;
  • Shqipëria kujton: 1944-1991, antologji e prozës së 28 autorëve të njohur e të panjohur përkujdesur nga Klosi dhe Elsa Demo, Tiranë: K & B, 2009;
  • Shqipëria tregon: 1991-2010, antologji e prozës përkujdesur nga Klosi dhe Elsa Demo, Tiranë: K & B, 2010;
  • Përrallë dimri ABC e përkthimit letrar, Tiranë: K & B, 2011; botim dygjuhësh me artikuj studimorë nga Wilfried Fiedler, Susan Bassnett, Ardian Klosi, Edvin Cami dhe Juergen Roehling;
  • Te Kundërcjapi, pjesë të zgjedhura 1981-2011, Tiranë: Fjala, 2011;

Në gjermanisht[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mbijetesë shqiptare, 1993 (fotot Jutta Benzenberg)
  • Fjalor Gjermanisht-Shqip, 1997 (me W. Fiedler)

Përkthime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Heinrich Böll, Me syrin e një klouni, Tiranë, 1985;
  • Friedrich Dürrenmatt, Vizita e zonjës plakë, Tiranë, 1986;
  • Max Frisch, Bidermani dhe zjarrvënësi, Tiranë, 1986;
  • Mark Twain, Aventurat e Tom Sojerit, Tiranë, 1989;
  • Georg Büchner, Vdekja e Dantonit, Tiranë: Teatri Kombëtar, 1996;
  • F. Dürrenmatt, Gjykatësi dhe xhelati i tij, Tiranë, 2001;
  • F. Dürrenmatt, Premtimi, Tiranë, 2002;
  • Ernst Geller, Plugu, shpata dhe libri, Tiranë, 2003;
  • Carlos Ruiz Zafon, Hija e erës, Tiranë: Dituria, 2005;
  • Oliver Jens Schmitt, Arbëria Venedike, Tiranë, 2007;
  • Juergen Roehling, Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s, Tiranë: Dudaj, 2007;
  • O. J. Schmitt, Skënderbeu, Tiranë, 2008;
  • Georg Wilhelm Friedrich Hegel, Shkrimet politike, Tiranë, 2008;
  • Franz Kafka, Shndërrimi, Tiranë, 2008;
  • Ingo Schulze, Adami dhe Evelina, Tiranë: K & B, 2009;
  • Hans Ulrich Treichel, I humburi, Tiranë: K & B, 2009;
  • François Pouqueville, Ali Tepelena: Historia e vezirit të tmerrshëm, Tiranë: K & B, 2009;
  • F. Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër: të gjitha tregimet, novelat, skicat, fragmentet, Tiranë: K & B, 2010;
  • Peter Weiss, Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit, Tiranë: K & B, 2010;
  • Bertolt Brecht, 101 poezi dashurie, Tiranë: K & B, 2011; si dhe pjesët teatrale Baal dhe Dasmë qyteti;
  • Wilhelm Müller, Udhëtim dimri, Tiranë: Dudaj, 2011;

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Ardian Klosi". uebersetzercolloquium.de (në gjermanisht). 1 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 26 korrik 2022. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 3 mars 2016 (Ndihmë!)
  2. ^ Ilnica, Elisabeta (3 maj 2012). "Arsyet pse Ardian Klosi vrau veten (...) - flet Kozara Kati". panorama.com.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Një pyetje për Jolandën". gazeta-shqip.com. 18 nëntor 2014.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)[lidhje e vdekur]