Ardit Gjebrea

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Lua error in Module:HtmlBuilder at line 33: attempt to concatenate field 'val' (a nil value).


Ardit Gjebrea

Ardit Gjebrea është një këngëtar, kantautor, producent, prezantues shqiptar nga Shqipëria. Ka lindur më 7 qershor 1963. Ai është udhëheqës i spektaklit të mirënjohur muzikor në Shqipëri, Kënga Magjike.Ardit Gjebrea është një këngëtar, kantautor, producent, prezantues shqiptar nga Shqipëria.

Për herë të parë Ardit Gjebrea këndon në skenë në moshën 5 vjeçare. Më pas vijon të këndojë në Festivalet e Fëmijëve ku nga ato vite ai kujtohet për këngët “I ëmbël zëri i gjyshes” “Kur këndoj për ty moj nënë” etj. Ende fëmijë ai shfaqet në skenë si këngëautor me këngën “Balladë për pionierin dëshmor” e më pas ai do të këndojë këngët e veta. Dalja e parë e rëndësishme e tij në skenë si krijues dhe interpretues mban datën 17 dhjetor 1991 në Festivalin e RTSH-së ku fiton çmim të parë me këngën “Jon”. Në dhjetor të vitit 1995 ai fiton përsëri çmim të parë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Eja”. Me këngët e albumeve të tij, ai fillon të këndojë në shumë veprimtari dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Ardit Gjebrea numëron më shumë se 250 koncerte si këngëautor.

Emri i tij është brohoritur pothuaj në të gjitha stadiumet, sheshet apo pallatet e sportit nëpër qytetet e Shqipërisë që nga viti 1994 e deri sot. Koncertet e tij kanë mbetur gjatë në kujtesën e publikut dëshmitar dhe të nesërmen e çdo shfaqje të tij media e ka vleresuar si “mbreti i popit” “stuhia Gjebrea” “entuziazmi që shkakton një mit” etj, etj. Mbresëlënëse janë dhe koncertet e tij në Kosovë.

Jashtë vendit ka dhënë koncerte të mirëpritura në:

Londër - Angli New York, Chikago, Palm Springs, Detroit - SH.B.A. Toronto - Kanada Brashov - Rumani Selanik - Greqi Damask - Siri Stamboll - Turqi Zyrih - Zvicër Riga - Letoni Romë, Torino, Kozenca, Avelino - Itali Bruksel - Belgjikë Youngcheng, Hong Kong – Kinë

Karriera e tij është e lidhur me televizionin pasi ai jo vetëm ka drejtuar programe të rëndësishme televizive si TeleBingo, Miss & Mister Albania por është edhe producent i projektit shumëvjeçar Kënga Magjike që këtë vit arriti në edicionin e tij të dhjetë. Së fundmi ai është i pranishëm në ekranet e shqiptarëve me programin E diela shqiptare një emision argëtues I së dielës.

Albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

Projekt Jon (1991) Ja Ku Jam (2004)

Këngët hite[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Ja ku jam
  • Xhinxhile
  • Dimëroj
  • Eja
  • Makina e memories
  • Çmenduri