Argonautët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gathering of the Argonauts (?), Attic red-figure krater, 460–450 BC, Louvre (G 341)
The Argo, by Lorenzo Costa

ARGONAUTËT (greq. Argonautai, lat. Argonautae), tekstualisht "marinarët nga (anija) Argo") - pjesëmarrësit e ekspeditës, e cila nën udhëheqjen e trimit Jazon nga Jolku në Tesali shkon në Kolhidë për ta marrë postajën e artë. Shkasin për këtë akspeditë e dha Peliu, mbret i Jolkut, fëmija ilegjitim i Kreteut, themeluesit të Jolkut, i cili pas vdekjes së Kreteut e përmbys nga froni Ezonin, trashëgimtarin legjitim. Kur u rrit Jazoni, i biri i Ezonit, kërkoj prej Peliut që t'ia kthejë fronin. Peliu për shkak të fuqisë së Jazonit dhe të aleatëve të shumët, sa për sy e faqe, pranoi, por vuri kusht që Jazoni me një vepër trimërie t'i dëshmojë aftësitë e veta për sundim. Jazoni u pajtua dhe Peliu i urdhëroi që nga Kolhida ta sjellë postajën e artë, e cila i takon Ejetit, mbretit të fuqishëm. Kjo lëkurë ishte e dashit të artë, të cilin në Kolhidë e kishte sjellë Friksi, nipi i Kreteut që ta shpëtojë nga flijimi. Mbreti Ejet e var lëkurën në dru të lartë në zbelin e shenjtë të zotit Ares, ku e ka ruajtur dragoi i madh, i cili nuk ka f jetur kurrë. Marrja e postajës së artë - sipas mendimit të përgjithshëm ka qenë pothuajse e pamundur. Mandej, edhe vet udhëtimi për në Kolhidë (në Kaukaz, në bregun e Detit të Zi) ishte i përcjellë me aso vështirësish, sa që ka qenë shumë pak e besueshme që dikush të ketë guxim ta ndërmarrë, këtë aksion. Por, edhe sikur ndonjërit t'i shkonte përdore që këtë vepër heroike ta kryejë do të ndeshej me ushtrinë e fortë të Ejetit, por edbe sikur këtë ta mposhtë, me siguri nuk do të guxojë të ballafaqohet me dragoin e tmerrshëm. Peliu shpresonte se Jazoni do të frikësohej nga kjo detyrë dhe poqëse nuk do të mashtrohej, atëherë me rastin e përpjekjes së realizimit të tij me siguri do të vritej. Jazoni e pranoi kushtin e Peliut, por së shpejti kuptoi, se për diç të tillë i mundon fuqia. Megjithatë, atë që nuk mund ta bëjë një njeri, sado që të jetë trim, mund ta arrijnë fuqitë e bashkuara të shumë njerëzve. Prandaj Jazoni shkoi nëpër qytete greke dhe i vizitoi shumë trima të famshëm për t'i lutur për ndihmë. Më në fund, për ndërmarrjen e vet i bëri per vete, madje edhe pesëdhjetë. Në mesin e tyre ishin: Herakliu, i biri i Zeusit, Tezeu, krenaria e Athinës, vëllazërit e famshëm Kastori dhe Polideuku nga Sparta, Piritou, mbreti i lapitëve, Peleu, mbreti i Ftisë, Kaleu dhe Zeti, trimat me fletë, kreshnikët Idasi dhe Linkeu, Telamoni, mbreti i Salaminës, Meleagri i Kaledonisë, trimi Anke, kreshnikët Admeti, Tideu, Eufemi, Eleu, Klitiu, Tifiu, Polifemi, shoku i Herakliut dhe shumë të tjerë. Si muzikant i përcillte Orfeu i famshëm, fallxhi ishte Mopsi, kurse mjek ishte Asklepiu, zoti i mëvonshëm i rnjekësisë. Kur Argu, i biri i Arestorit e përgatiti anijen e shpejtë me pesëdhjetë rema, e cila sipas emrit të tij, quhet Argo (që do të thotë "e shpejtë") trimat i tubuan në Jolkë, zotërave u ofruan flijime gjegjëse dhe u nisën nga limani. Kuptohet se komandant i anijes ishte Jazoni, kiberneti i saj (siç quhej atëbotë timonieri) ishte Tifiu i fuqishëm, kurse funksionin e radarit e merr mbi vete Linkeu, i cili e ka pasur të parët e kthjellët dhe të mprehtë sa që ka pare jo vetëm nëpër ujë, por edhe nëpër drurë dhe shkëmbinj. Trimat e tjerë lundronin sipas taktit që ua ipte Orfeu me këngën dhe lirën e vet të pavdekshme. Argonautët u nisën nga gjiri tesalik në detin e kaltër, i cili atëherë ende nuk quhej Egje. E drejtuan anijen kah Lemnosi ku sundonte mbretëresha Hipsipila. Atje u pritën me ngazëllim, sepse lemnaset, para pak ,kohe i kishin mbytur të gjithë burrat e tyre (për shkak të pabesisë), kurse përvoja i kish mësuar se jeta me burrat e vërtetë është e vështirë, por pa ta është edhe më e rëndë. Argonautët u bënë objekt i kujdesit të veçantë dhe lemnoset ua plotësonin dëshirat sa që kurrsesi nuk u shkohej më nga ujëdhesa. Sikur mos të ishin fyerjet e Herakliut, ndoshta do të mbeteshin aty përgjithmonë. Pas dy vjetëve (sipas verzionit tjetër menjëherë pas një nate) erdhën në vete dhe përkundër lotëve dhe lutjeve të mikëpritëseve të tyre, të cilat i bënë të lumtura me shumë trashëgimtarë, hynë në anije dhe vazhduan lundrimin. Kur arritën në Propontidë, sot Deti Mramor, iu afruan siujëdhesës Kizika, ku jetonin dolonët, trashëgimtarët e Poseidonit me të cilët sundonte mbreti Kizik. I përshëndeti miqësisht, ua shtroi një gosti të madhe dhe para largimit i bëri me dije për gjigantët e tmerrshëm me gjashtë duar, të cilët jetonin në anën e kundërt të bregut të detit. Ditën e dytë argonautët me të vërtetë u ndeshën me ta, por Herakliu në krye të një grupi të vogël i vrau të gjithë, kështu që argonautët mundën që në qetësi të vazhdojnë lundri¬min. Mirëpo, era e natës, i çoi mbrapa dhe Argu iu afrua bregut të Kizikës. Kizikasit nuk i njohën natën dhe menduan se janë piratë. Sbpërtheu betejë e ashpër, në të cilën Jazoni e vrau udnëheqësin mbrojtësve, duke mos ditur se ky ishte vetë mbreti Kizik. Luftëtarët i ndau, më në fund, drita e agimit. Tri ditë dhe tri net së bashku vajtonin për mbretin dhe të vrarët e tjerë. Duke e vazhduar lundrimin, argonautët iu afruan brigjeve të Mizisë (e cila shtrihej në bregun e djathtë të Propontidës, e cila nuk ishte, po pra, identike me Mizinë historike), ku i gjet një humbje e madhe. Nimfat e atjeshme ua rrëmbyen Hilasin e ri. Herkaliu dhe Polifemi u nisën për ta kërkuar, duke vendosur që të mos kthehen në anije, para se ta gjenin. Nuk e gjetën dhe nuk u kthyen. Andaj Jazonit iu deshtë të lundrojë pa ta (Herakliu shkoi në Lidi, kurse Polifemi u vendos përherë në vendin e afërt të halibëve, ku e themeloi qytetin Ki). Deri në mbrëmje argonautët arritën deri te brigjet e Bitinës, vend në pjesën më të largët verior të Propontidës, pas të cilit shtrihej deti Jomikëpritës (sot Deti i Zi). Banorët aty nuk i pritën miqësisht. Këta ishin bebrikët e pasjellshëm te të cilët sundonte mbreti Amik mujshar luftarak dhe mburracak. Ai për vete thoshte se është boksjeri më i mirë në botë kështu që çdo të huaj e detyronte që të loftojë për t'ia dëshmuar këtë dhe mandej e vriste. Sipas zakonit të vet i provokon edhe argonautët që në mesin e tyre ta zgjedhin më të fortin, i cili kishte për ta matur fuqinë te të. U lajmërua Polideuku, boksier i famshëm, i cili pas betejës së rëndë ia theu kafkën. Pas kësaj breukët u vërsulën në argonautët që të hakmirren për vdekjen e mbretit . Mirëpo, beteja nuk zgjati shumë. Pas humbjeve të mëdha breukët qenë të detyruar të tërhiqen në male. Para etapës tjetër të rrugës e cila ishte tejet e vështirë, Jazoni vendosi që të pushojë për një kohë. I urdhëroi Tifiut që ta kthejë drejtimin e anijes kah perëndimi, në Traki. Kur zbarkuan, në bregdet e ndeshën një plak të verbërt, i cili prej molisjes mezi qëndronte në këmbë. Ishte Fineu, mbreti trakas, falltar dhe profet i famshëm. Zotërat e kanë dënuar me uri, sepse me kërkesën e gruas së vet i burgos fëmijët me gruan e parë në një burg të errët. Sa herë që ulej pranë tryezës, vinin Harpiet sulmuese gjymsë gra dhe gjymsë shpend, dhe ia hanin ushqimin dhe atë që nuk mund ta hanin e ndytnin me flliqësira. Argonautëve iu dhimbs Fineu, andaj vendosën që ti ndihmojnë. Nga rradhët e tyre dolën Zeti dhe Keleu, trimat me fletë, i liruan fëmijët e burgosur të Fineut (këta në të vërtetë ishin nipat e tyre, sepse gruaja e pare e Fineut ishte motra e tyre, Kleopatra) dhe hypën në kodër për të pritur Harpiet. Kur Harpiet u paraqitën, u vërsulën në to dhe i ndoqën deri te ujëdhesat e Plotit te Mesenia. Ata do t'i vrisnin por Irida, lajmëtarja e zotërave, i bindi se zotërat, në të ardhmën, nuk do t'u lejonin më Harpieve që ta mundonin Fineun. Fineu mirënjohës i këshilloi argonautët se si do t'i mposhtin vështirësitë në rrugë për në Kolhidë dhe para së gjithash si do ta kalonin ngushticën e afërt që e lidh Propontidën me Detin Jomikëpritës. Këtë ngushticë, e cila sot quhet Bosfor, e ruanin Simplegadët, dy shkëmbij të mëdhenj, të cilët pandërprerje afroheshin dhe largoheshin kështu që në mes tyre nuk ishte e mundur të lundrohej. Argonautët sipas këshillës së Fineut e lëshuan para vetes pëllumbeshën që t'iu ndihmojë me rastin e kalimit. Kur kaloi me sukses duke fluturuar (i humbi vetëm disa pupla nga bishti) besuan se kjo do t'u shkojë për dore edhe atyre. Ngarendën me lopata dhe kur shkëmbinjt u larguan, u nisën përpara. Me ndihmën e hyjneshës Athena e cila e mbajti, njërin prej shkëmbijve u shkoi për dore ta kalojnë ngushticën (me dëmtime të vogla në punën e anijes). Prej atëherë Simplegadët nuk lëvizin më. U plotësu profecia e kahmotshme se përherë do të mbesin të pa-lëvizshëm poqese në mes tyre kalon anija. Kur Argu hyri në ujërat e Detit të Zi, i cili valëvitej i qetë në pjesën veriore të ngushticës argonautët filluan me lehtësi të marrin frymë, pasi që pas vetes e kishin pjesën më të rëndë të rrugës. Pastaj lundruan përgjatë bregdetit verior të Azisë (e Azia atëbotë ishte vetëm Azia e Vogël) dhe pa ngjarje tronditëse arritën deri te ujëdhesa Arteiada për të cilën para tyre (por as mbas tyre) nuk kishte ndëgjuar askush. Kur deshtën t'ia afrohen bregut të detit, në lartësi u duk një shpend i madh dhe i lëshoi puplën prej remi e cila u ngul në sup të trimit Ele. Argonautët me befasi konstatuan se fjala është për pulën e njërës prej Stimpfalideve, shpend të cilët dikur Herakliu i kishte dëbuar në këto anë. Menjëherë pastaj mbi anije u duk edhe një shpend tjetër i tillë, por e rrëzoi kreshniku Klitiu, shigjetar i shkëlqyeshëm. Argonautët, të mbrojtur me mburojë, dolën në breg për t'i dëbuar shpedët, mirëpo, nuk iu desht që të luftonin me to pasi që Stimfalidët u frikësuan dhe u zhdukën në horizont. Në Aretiadë argonautët i priste një befasi e madhe; aty i gjeten djelmoshat tërësisht të molisur - djemt e Friksit. Kishin ikur nga Kolhida, sepse pas vdekjes së babait të tyre mbreti Ejet i kishte munduar në mënyrë të pamëshirëshme. Kishin dashur të vinin deri te Orbomeni, vendi i gjyshit të tyre, por në rrugë përjetuan fundosjen e anijes. Me gëzim e ndëgjuan lajmin se argonautët po lundronin për në Kolhidë që prej Ejetit ta rrëmbejnë postajën e artë, dhe përkundër rreziqve të cilat i kanë njohur mirë, iu bashkuan ekspeditës. Ditën e ardhshme në mëngjes Argu u nis verilindja dhe së shpejti para kiçit të saj u dukën majet e kaltërta të Kaukazit në rrëzët e të cilave gjendej Kolhida. Pasi iu afruan bregut të detit, argonautët u bënë flijime zotërave. Pas kësaj Jazoni sbkon te mbreti Ejet dhe e lut që t'ia japë postajën e artë. Ejeti nuk besonte se aq shumë trima kanë ardhur vetëm për postajën e artë, duke menduar se i kanë sjellë djemt e Friksit që me dihmën e tyre ta rrëzojnë nga froni. Pas zënkës së ashpër, në të cilën trimi Telamon deshti ta përdorë shpatën si argument, Jazoni e bindi mbretin se do të kryejë çfarëdo pune, të cilën ai ia cakton, poqese ia premton postajën e artë. Posa ta fitojë këtë postajë menjëherë me shokët e vet do të largohet nga Kolhida. Ejeti i urdhëroi që me pllug të hekurit të lërojë fushën e Atisit, zotit të luftës, në të cilën para kësaj do t'i vejë në zgjedhë demat e zjarrtë, pastaj që këtë fushë ta mbjellë me dhëmbët e dragoit prej të cilëve do të dalin ushtarët e armatosur dhe, më në fund, që këta ushtarë t'i vrasë. Poqese të gjitha këto i kryen do ta fitojë postajën e artë. Këtu po e përmendim vetëm aq sa për ti ditur se merita më e madhe për këtë është e Medes, bijës së Ejetit, magjistras së fortë, e cila në shikim të parë u dashurua me Jazonin. Edhe pse Jazoni e kreu detyrën, Ejeti postajën e arte nuk dëshironte t'ia japë. Me ndihmën e Medesë, e cila dragoin e tmerrshëm e vuri në gjumë, Jazoni e vjedh postajën e artë nga zabeli i Aresit, e çon në anije dhe kur në të hyri edhe Medea, shokët e tij i kapën remat dhe me erë të volitshme, për tri ditë e tri net, arritën deri te Skitia dhe u ankoruan buzë lumit Istër, sot Danubi. Gëzimi i argonautëve për shkak të kryerjes së detyrës me sukses dhe ikjes prej mbretit Ejet nuk zgjati shumë. Së shpejti në deltën e lumit Istër u dukën anijet me ndjekësit që u printe Apsirti i biri i Ejetit. Jazoni mendonte se ka të drejtë pasi që i kishte kryer të gjitha kushtet për fitimin e postajës së artë dhe vendosi që mos ta kthejë. Mirëpo, kur pa se beteja kundër fuqisë së madhe të kolhidasve do të jetë pa shpresë, vendosi që të shërbehet me dinakëri, me të cilën ushtrisë së kolhidasve do t'ia privojë komandantin. Me ndihmën e Medesë e shpie Apsirtin në tempullin e braktisur në ujëdhesën e afërt dhe aty e vret. Trupin e tij e copton dhe copat i hudh në lumë. Ndërsa kolhidasit e tmeruar në ujin e turbulltë të Istrit i zinin gjymtyrët e Apsirtit, Argu, i shtyrë me lugatë të shpejtë, u largua rrjedhës së kundërt të Istrit larg në perëndim. Dihet se prej Danubit asnjë degë nuk çon në detin Adriatik, mirëpo grekët këtë në kohën kur u krijua miti për argonautët nuk e kanë ditur. Kështu Argu pa vështirësi nëpër Istër hyn në Detin Ilir, prej nga nëpër lumin Eridan (sot lumi Po) deri te Rodana (Rhona e stome), dhe pas¬taj në detin Tiren, deri sa, më në fund, nuk ankorohet pranë bregut të ujëdhesës në të cilën jetonte falltorja Kirka, e bija e Heliut, zotit të diellit. Si kushërirë e Medesë e heq nga Jazoni dhe Medea mallkimin e gjakut të derdhur dhe u këshillon se si do t'i përballonin vështirësitë të cilat do t'i përcjellin ata. Me mirësi i kujtonin këshillat e saj, sidomos kur hynë në ngushticën në mes Scillës dhe Haribdes nëpër të cilën kaluan me fat dhe, kur Orfeu me këngën e vet i mposhti zërat ngashnjyse të Sirenave, të cilat i ngashnjenin në humnerë. Pas një lundrimi të gjatë kur i kaluan edhe vorbujt e rrezikshëm në mesin e shkëmbinjve të mëdhenj të Planktave, arritën, më në fund, në ujëdhesën e popullit të përshpirtshëm feakas. Mbreti i feakasve, Alikinou i pranoi argonautët sipas zakonit në mënyrë tejet miqësore dhe ua shtroi një gosti të begatshme. Mirëpo, ditën e dytë iu afrua bregut të ujëdhesës së tij anija e Kolhidës dhe komandanti i saj e luti që t'ua dorëzojë Medenë. Alkinou vendosi që lutjen t'ua pranojë poqe¬se ajo i talkon Ejetit, por në qoftë se është bashkëshortja e Jazonit, babai më nuk ka të drejtë. Të njëjtën ditë Jazoni u kurërëzua me Medenë, kurse kolidasit qenë të detyruar të kthehen pa kryer punë. Pas pushimit te feakasit argonautët u nësën kah brigjet greke, por kur qenë afruar plotësisht u çua një stuhi e fortë dhe i hudhi në detin e hapët. Linkeu e humbi orientimin, prandaj pas bredhjeve të gjata iu afruan brigjeve të Libisë. Pasi që nuk mund ta gjenin rrugën prej cektinës ku ishin zhytur, vendosën, sipas këshillës së nimfës së detit që anijen ta bartin nëpër shkretëtirë në detin e hapët. Pas vuajtjeve të tmerrshme, të munduar nga nxhetësia dhe etja, arritën deri te kopshtet e hesperideve të cilat ua treguan sipërfaqen e shkëlqyeshme të ujit. Pas lundrimit të shkurtër konstantuan se në të vërtetë, gjendeshin në liqenin e Tritonit. Dolën në breg dhe i banë flijime të pasura zotit të cilit i takonte liqeni. Tritoni, andaj, u prin nëpër ngushticën plot vorbulla deri te deti nëpër të cilin arritën në Kretë. Në Kretë argonautët, i pret pengesa e fundit: Tali, gjiganti prej bakrit, i cili sipas urdhërit të Zeusit e ruante mbretërinë e Minosit, mbretit të Konososit, nuk u lejoi të zbarkojnë. Medea me magjitë e veta e mposht gjigantin kështu që kanë mundur të shlodhen dhe të furnizohen me ujë. Pas kësaj u nisën kah veriu: pranë ujëdhesave në detin shkëlqyes, më në fund, të lumtur u kthyen prapë në Jolkë, në Tesali. Kështu përfundoi ekspedita e famshme e argonautëve, e famshme jo vetëm për nga ajo që e realizuan qëllimin e vet, por edhe për nga ajo që askush prej pjesëmarrësve nuk u vra. Kreshnikët, pas ofrimeve të flijimeve madhështore zotërave, u kthyen nëpër shtëpitë e veta me premtim që çdo katër vjet do të takohen që në garat ndërmjet veti t'i provojnë a po i mbanin fuqitë dhe shkathtësitë e veta në nivel të duhur, të cilat, poqese kërkon nevoja njëri tjetrit tu vijnë në ndihmë. Organizimin e këtyre garave ia kanë besuar Herakliut. Ai për to e ka zgjedhur vendin në luginën në mes lumenjëve Alfea dhe Penea në Elidë, të cilat ia ka dedikuar Zeusit olimpik. Garat e fituan emrin sipas tij Lojërat Olimpike. Çfarë ka qenë fati i mëtejshëm i Jazonit, Medesë dhe argonautëve të tjerë, do të gjejmë nën emrat e tyre. Këtu po e cekim vetëm se Jazoni nuk e ka fituar pushtetin në Jolkë, por si i përndjekur u vra nën gërmadhat e Argut, anijes së vet të shkatërruar. Postaja e artë u zhduk në mënyrë të pakthyeshme. Pas shumë shekujsh sërish në Evropën Perëndimore u ringjall si rend ekskluziv bujar, i cili më në fund me monankinë habsurge u shkatërrua. Lojërat Olimpike janë luajtur, siç dimë, deri më sot, edhe pse me ndërprerje prej një mijë e pësëqind vjetësh, pasi që në vitin 395 të e.s. Olimpinë e shkatërruan gotët. Duhet të na vijë keq që njerëzimi me rastin e ripërtërirjes se tyre me 1894 nuk i shkon për dore që ta zbatojnë në jetë kërkesën që gjatë kohës së zhvillimit të Lojërave Olimpike të ndërprehen të gji¬tha luftërat dhe të vendoset paqja - kërkesë të cilën kinëse e ka kërkuar dhe zbatuar vetë Herakliu. Miti për argonautët është jashtëzakonisht i lashtë, madje edhe për mendimin e grekëve. Me disa epizoda të tij ( si aludim për ngjarje plotësisht të njohura) ndeshemi te Homeri. Është ruajtur në shumë verzione. Në ato më të lashtat ende nuk flitet për Kolhidën, por vetëm për qytetin e Ejetit (psh. te poeti Mimnerm kah mbarimi i shek. VII para es.). Në mes secilit verzion ka, gjë që edhe kuptohet, shumë kundërthënie në përshkrimin e procesit të ngjarjeve, në përshkrimin gjeografik dhe në fatin e secilit kreshnik. Poashtu është shumë e vështirë edhe sinkronizimi me mitet e tjera. Ka pasur verzione të cilat nuk janë ruajtur të shkruara. Sipas pikturës në shek. V para e.s. që gjendet në Muzeun Britanik në Londër, Jazoni në Kolhidë ka luftuar me kulshedrën. Në Muzeun e Vatikanit gjendet piktura në kupë përafërsisht e shek. IV - V para e.s. ku koka e Jazonit gjendet në gara të kulshedrës. Përshkrimin e parë të hollësishëm të përjetimeve të orgonautëve e dimë prej Pindarit, poetit grek të shek. V para e.s. Trajtimin e plotë të mitit e gjejmë në gjysmën e dytë të shek. III para e.s. kur Apolloni nga Rodosi e këndon epin Argonautika. Autori i epit të fundit mbi argonautët është poeti romak i "shekullit të argjendtë" (shek. I e.s.) Valer Flaku. Disa motive të këtij miti i gjejmë në veprat e shumë shkrimtarëve antikë dhe modernë. Prej më të rinjëve po e përmendim romanin e amerikanit, Robert Gravesit Postaja e arte. Sa u përket veprave të artit figurativ, piktorët grekë na kanë lënë ilustrimet e mitit mbi argonutët në dhjetra e dhjetra vaza. Të tjera i gjejmë në pikturat etrure dhe relievet romake. Prej artistëve modern poashtu të shumtë, në vend të parë është piktura Argonautët e braktisin Kolhidën e Ercole de Eoberto (Erkole de Roberto), e shek. XV që sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Londër dhe seria e goblenëve sipas J.F. de Troyut që paraqesin Jazonin dhe argonautët që është e shekullit XVIII (sot gjendet në sallën e madhe për audienca të kështjellës mbretërore në Vindstor).