Aristofani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Aristofani (rreth 445 - rreth 385 p.e.s.) ishte një shkrimtar, dramash grekë nga Greqia e lashtë.

Për jetën e këtij shkrimtari grek pothuajse asgjë nuk dihet. Dihet që për një vit zinte vend në Këshillin e Athinës. Nga kjo kohë, janë të njohura sulmet ndaj politikanit ushtarak me ndikim Kleonit (vdekur më 422) të cilat sulme i paraqet edhe në veprat e tij, ndër të tjera në "Kalorësit" (424). Rreth vitit 431 përfiton toka në ujdhesën Egina dhe aty drejtonte një ent magjistri. Nga 44 dramat që ka lënë pas, njëmbëdhjetë komedi i kanë qëndruar të plota kohës. Aristofani është përfaqësuesi kryesor i "komedisë së vjetër" politike, e cila dallon nga "komedia e re" e mëvonshme apolitike. Me një satirë "kafshuese", ai merr nën shikim gabimet dhe dështimet e demokracisë e sidomos të partisë për luftë në krye me Kleon. Mirëpo edhe personalitetet tjera të kohës nuk u kursyen nga ngacmimet si bie fjala Perkili, Sokrati dhe Euripidi. Duke pas parasysh kohën e gjatë të luftërave peleponeze, në shkrimet e tij ai në qendër të vëmendjes paraqet nostalgjinë e popullit për paqe, kështu ai vepron në "Aharner" (425), "Paqa" (421), "Zogjtë" (414) dhe "Lysistrate" (411). Edhe përkundër kritikave të ashpra ndaj bashkatdhetarëve të tij, ai arriti që në garat që zhvilloheshin me rastin e "Dionisit të Madh" të merr disa herë çmimet e para dhe të dyta dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai për mëse dyzet vjetë me radhë zotëronte bynen e Athinës.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  • (Biblioteke "Der Meisterwerke SCHAUSPIEL", fq. 21-22. autor Harald Buhlan dhe Ralf Leppin,NAUMANN GOBEL)[[Kategoria:Greqia e tashme

]]