Ariu i murrmë
Ariu i murrëm (Ursus arctos) është lloji i dytë më i madh i familjes së arinjëve, pas ariut polar, duke arritur në peshë deri në 861 kg (1900 pound).
Përmbajtja |
[redakto] Gjatësia
Deri në 2m, pesha është 150 deri 250 kg.
[redakto] Përshkrimi
Ariu i murrmë është një nga mishngrënësit më të mëdhenj. Ai është nga mishngrënësit që jeton në tokë më të përhapur në botë.
[redakto] Statusi
Në përgjithësi, në Evropë konsiderohen të rrezikuar dhe të mbrojtur me ligj. Edhe në rajonin e Ballkanit, ariu i murrmë mbrohet me ligj. Popullatat janë kryesisht të vogla dhe gjenden në zona që janë lënë të shkreta në gjendjen e tyre të egër, por janë të rrethuara nga zona me veprimtari njerëzore. Si kafshë, që më së shumti hanë gjithçka, arinjtë e murrmë priren drejt zonave ku mund të gjejnë ushqime që konsumohen nga njerëzit. Por duke qenë të mëdhenj dhe disi agresivë, këta arinj kërcënojnë jetën dhe pronën e njerëzve dhe për rrjedhojë edhe mund të vriten prej tyre. Rreziqe të tjera që i kërcënojnë janë gjuetia dhe copëzimi i habitateve.
[redakto] Përhapja dhe habitati
Kjo specie është e përhapur në Amerikën e Veriut, Evropë, Azi, Lindjen e Mesme, edhe në Afrikën e Veriut. Në rajon, shpërndarja e ariut të murrmë përkon me shpërndarjen e pyjeve të lisit. Përgjithësisht e ndeshim në zonat malore të mbuluara me pyje dhe shkurre.
[redakto] Ushqimi
Dieta e arinjve është shumë e ndryshueshme dhe përmban barëra, erëza, rrënjë, lente, mana pylli, vezë shpendësh dhe gjitarë, mjaltë dhe fruta.
[redakto] Sjellja
Në përgjithësi, ariu i murrmë lëviz gjatë natës, por ndonjëherë dhe ditën. Megjithëse nuk janë plotësisht letargjikë dhe mund të zgjohen lehtësisht, të dy sekset pëlqejnë të futen në një vend të mbrojtur, si shpellë, e çarë apo zgavër gjatë muajve të dimrit. Arinjtë e murrmë janë përgjithësisht të vetmuar, por mund të krijojnë grupe të mëdha kur zbulojnë burime të mëdha ushqimi.
[redakto] Riprodhimi
Shumimi ndodh nga maji deri në korrik. Këlyshët, përgjithësisht 1 deri në 3 (rrallë 4 ose më shumë), lindin në janar ose në fillim shkurti, kur nëna është në gjendje letargjie.
[redakto] Zëri
Hungërim.