Arkitektura Shqiptare në shekuj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Trashëgimia arkitektonike sa e larme për nga gjinitë, po kaq e hershme nga fillesa dhe e gjere për nga kohëzgjatja, përben një pasuri te rëndësishme për historinë e popullit tone.

Fillimet e arkitekturës ne vendin tone i shënon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.), e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojnë neolitit te mesëm, dhe ne Maliq qe i takojnë neolitit. Banesa ndërtohej mbi një platforme druri qe mbështetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban. Ne Dunavec janë gjetur 87 hunj te tille te shpërndare ne mënyre te cregullt. Ndërtimet palafite janë përdorur nga iliret për një kohe te gjate qe përfshin dhe tere periudhën e hekurit.

Banesat prehistorike kane qene tre tipesh : 1 - Banesa te futura krejtësisht ne toke, si ne Cakran –Fier ; 2 - Banesa gjysme nëntoke, perseri ne Cakran ; 3 - Banese mbi toke qe është zakonisht një kthineshe.

Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara, si ne zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike. Duke ndryshuar funksionin nga strehime te një faze para urbane, ne qendra te verteta urbane fortifikimet pesojne evolucion ne zgjidhjet dhe format arkitektonike, si dhe ne tekniken e ndërtimit. Keto ndërtime përbejnë dhe prologun e fortifikimeve antike.

Arkitektura gjatë shekujve 5-1 p.e.s.[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjate kësaj përudhe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnë një përudhe lulëzimi. Arkitektura dhe Urbanistika e këtyre qyteteve janë bazuar ne arritjet e arkitekturës helene po janë te lidhura me realitetin ilir. Krahas qyteteve koloni, ne territorin e Ilirisë se Jugut linden edhe një tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj. Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me një teknike te larte. Kjo dëshmohet ne ndërtimin e portave dhe te kullave mbrojtëse.

Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tone kane forme katrore, rrethore dhe patkoi. Ne format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit, fortifikimet kane një fare uniformiteti si ne elementet mbrojtës : kurtinat, kullat, hyrjet, te cilat i nënshtrohen një evolucioni te caktuar. Muratura e fortifikimeve realizohej me gurë ne te thate me gurë te thyer, te latuar, dhe te parapërgatitur.

Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjerrët. Nga ana tjetër, vendosja e akropolit ne ane ose ne mes krijon tipa te ndryshëm urbanistike.

Gjurmët e qyteteve nga planet urbanistike, dëshmojnë për një sistem te rregullt dhe te përparuar urbanistik. Ky sistem është karakteristik si për qendrat e krijuara rishtas si Antigonea, ashtu dhe për qendrat e themeluara prej kohesh si Apolonia dhe Oriku. Kjo dukuri dëshmon për një urbanistike mjaft te përparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre përkon me fillimet e urbanistikes se rregullt romake.

Ndonëse Buthroti e ka akropolin ne mes, vecorite e terrenit kane krijuar një skeme tjetër. Ne hapesiren e krijuar ndermjet shkëmbit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit, ndërsa ne shpatet veriore dhe lindore përqendrohen banesat.

Hyrja ne qytet është vendosur ne një pozicion para se cilës hapet perspektiva e qendrës. Monumentet qe përbejnë qendrën janë shëtitorja, teatri, tempujt etj. Shkëputje te akropolit nga qyteti kane qytetet – skela si Dyrrah dhe Aulona, sa disa gjeografë dhe historiane i quanin akropolin dhe qytetin e poshtëm si dy qytete te ndryshme.

Sistemi urbanistik ortogonal dëshmohet ne Apoloni, Antigone dhe gjatësor ne Bylis dhe Dymal. Ne Antigone janë zbuluar 3 sektorë ne te cilën rrugët kryesore priten me njëra tjetrën me kënde te drejta duke formuar parcela drejtkëndëshe 50 m te gjata.

Banesa e formës me te zhvilluar paraqitet ne Apoloni, si banese me peristil. Ne te si bërthame qendrore shërben oborri i hapur i cili qarkohet prej një korridori te mbuluar. Për sa i përket dekorit te brendshëm, përvec gjurmëve te dyshemesë me mozaik ne banesën e Apolonisë, ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur. Ne rrënojat e një shtëpie ne Durrës u gjet ne gjendje mjaft te mire një mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili është një nga mozaikët me shprehës dhe artistike te botes dhe qe quhet Bukuroshja e DURRËSIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombëtar.

Ndërtimet Shoqërore janë treguesit me te rendesishem te nivelit te arkitekturës se antikitetit. Koloseu i Durrësit, DyrrahiumNe Apoloni, Orik, Buthrot etj tempujt zëne pikat dhe dominuese duke luajtur rol te madh ne trajtimin urbanistik te qytetit. Por ka dhe raste kur tempujt janë jashtë qyteteve qe te përdoren dhe nga popullsia fshatare.

Tempulli me i hershem është ai i Artemisit ne Apoloni dhe Asklepit ne Buthrot. Kemi dy tipe tempujsh : me portik me 4-6 kolona ne anët e ngushta dhe me kolona vetëm ne balle (me ante).

Shëtitoret (stoa) Gjate periudhës antike qene pjese e pandare e formulimit urbanistik te qytetit Ato shquhen për anën ndërtimore dhe zgjidhjen arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade me kolona, te hapur ndaj ambientit te jashtëm ku grumbulloheshin dhe shëtisnin qytetaret ne kohe te keqe ose me diell te forte, shpesh edhe për mësim. Prej shëtitoreve njohim atë te Apolonisë, Buthrotit, Bylisit etj.

Teatrot e kësaj peridhe njohim atë te Apolonisë, Buthrotit, Bylisit etj te cilët kane te përbashkët ndërtimin e shkallares ne trajte gjysme-rrethi, ne shpate kodrinore te përshtatur nga natyra ose dora e njeriut. Ajo qe ndryshon midis tyre është madhësia qe varet nga fuqia ekonomike e qendrës qytetare. Teatri me i madh është ai i Apolonisë. Prej tij janë zbuluar si pjese te skenës, me ballin e punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur dhe një friz me triglife. Ne gjendje te mire ruhet dhe teatri i Buthrotit për 1500 spektatore dhe qe inkuadrohej mire midis shkëmbit te akropolit dhe murit rrethues. Me i vogli është teatri i Nikaes për 1000 spektatore.

Stadiumet Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati një zhvillim te veçante dhe u ndërtuan vepra monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s. Ky stadium ka një forme antike tipike me një piste 184,8 m te gjate dhe 12,25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anën tjetër 8 radhe te ndërtuara me blloqe gurësh gëlqerore.

Arkitektura në shekullin 1-5 e.s[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne këtë periudhe vihet re se arkitektura vazhdon te ruaje tiparet e mëparshme ; fortifikimet bëhen te njëjta ne tekniken e ndërtimit. Por me pushtimin e Ilirisë nga Roma disa qytete kthehen ne koloni si Dyrrahu, Buthroti, Bylisi, Shkodra etj, ku vendosen shume veterane dhe tregtare romake.

Influenca romake ne këto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romaket gjeten një arkitekture te përparuar bashkëkohore, por teknika e ndërtimit nen pushtimin romak, arriti ne një nivel shume te larte. Orientimi i arkitekturës romake drejt asaj helene u ndie me shume gjate periudhës se mbretërimit te Augustit kur dihet qe perandori nuk e la kurrë Romen ashtu siç dihet se Augusti kreu studimet e larta ne Apoloni.

Nga fillimi i shekullit te 6, ne periudhën e sundimit te perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim te trefishte, ndërtohet një hipodrom, dhe përsoset rrjeti i kanalizimeve. Ndonëse qyteti u shkatërrua nga dy tërmete, u rimekemb shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake dhe Dyrrahu qe një qendër zejtaro-tregtare e rëndësishme.

Ne drejtimin urbanistik qytetet e kësaj periudhe i përmbahen kryesisht skemave te trashëguara. Kështu ne Apoloni urbanistika e qytetit përcaktohet prej rrjetit te mëparshëm rrugor hipodamik qe nuk pëson asnjë ndryshim për veç se ne futjen e elementeve te rinj qe i japin një pamje te re qendrës. Ne formulimin e qendrës shtohen monumente te reja si : odeoni, biblioteka, buleuterioni etj. Ne Buthrot rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe objektet janë te vendosura ne mënyre te çrregullt sipas terrenit, 1/4 e te cilave qene terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit karakterin e një kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.

Banesat ne Buthrot janë përgjithësuesish me peristil, ndërsa ne Apoloni është zbuluar një banese me atrium qe i përkiste shtresave te pasura, dhe e zbukuruar me mozaikë.

Monumenti me i madh i periudhës antike është amfiteatri i Dyrrahut, i ndërtuar ne fillim te shek. 2 ne skajin perëndimor te rrethimit te qytetit. Ne formën e eklipsit, ai ka përmasa 150 m gjatësi dhe 20 m lartësi. Amfiteatri shfrytëzon pjerrësinë e terrenit për një faqe te shkallares. Arena ka forme eliptike, ndërsa shkallarja përshkohet prej galerish te mbuluara me qemer te përforcuara me nervatura mbi 2 m te gjera dhe 4 m te larta.

Ne qendër te qytetit te Apolonisë janë gjetur monumente me vlera te veçanta si Odeoni (teatër i mbuluar) dhe BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Këshilli I qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit është gjetur edhe bazamenti i Harkut te Triumfit. Gjurme te bibliotekave janë gjetur ne Dyrrah dhe Apoloni.

Ne këtë periudhe ndërtimet termale gjenden ne shumice dhe kthehen ne ambiente me karakter shoqëror. Ato kane një trajtim te rregullt arkitektonik dhe estetik, te zbukuruar me mozaikë me vlera te rralla artistike, si banjat ne Apoloni, Buthrot dhe ne qebdren e Dyrrahut ku termat shquhen për një arkitektonike te përsosur.

Ndërtimet e hershme të kultit kristian[redakto | redakto tekstin burimor]

Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fesë krishtere ne shekullin e katërt AD, fillon ne Iliri ndërtimi i një sere monumentesh kulti qe ndjekin ne vija te përgjithshme skemat arkitekturale romake te shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe Greqia. Keto ndërtime u shtrinë ne një rajon te gjere duke përfshire Ilirinë nga veriu deri ne jug.

Bazilikatat ishin ndërtime me karakter shoqëror me te pershtateshme për qëllime kulti për kohen. Karakteristike e tyre është ndërtimi me nefa ku qendrori është me i madh dhe me i larte, dhe 2 absidat ne anët me te shkurtra dhe hyrja behej nga ana me e gjate. Brenda ka një aks gjatësor dinamik qe perputhet me drejtimin e lëvizjes nga perëndimi ne lindje drejt altarit. Bazilikat ne vendin tone u mbuluan me çati me kapriata druri si influence i lidhjeve me Romen. Me e madhja e këtij lloji ne vendin tone është ajo e Butrintit ne pjesën jug-lindore te qytetit.

Ndërtimet me planimetri qendrore[redakto | redakto tekstin burimor]

Keto ndertime perbejne nje grup te vogel por jo me pak te rendesishem te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike është ndetimi rreth nje ambjenti kryesor me planimetri me simetri qendrore rrethore, katrore, poligonale ose bashkim te tyren. Ketu aksi vertikal mbizoteron ndaj atij gjatesor.

Baptiseri i Butrintit perben nje nga deshmite me me vlere te arkitektures dhe artit te shek 5-6, rendesia e te cilit kalon kuadrin lokal, duke qene me i madhi me planimetri qendrore ne boten mesdhetare. Dyshemeja me forme rrethore me diameter 13,5 m është mbuluar me nje mozaik shumengjyresh me motive kafshesh dhe gjeometrike te nje vlere artisitike shume te larte. Dy radhe kollonash graniti ngrihen mbi kete dysheme per te mbajtur mbulesen.

Arkitektura në shekujt 7-15[redakto | redakto tekstin burimor]

Arkitektura bizantine ne Shqipëri u ngrit mbi bazen e nje arkitekture Ilire paraardhese e ndikua edhe nga factore te rinj dhe te ndryshem te kohes. Duke zene pozite te vecante ne trevat e perandorise bizantine, ne korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tone sherbeu ne periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas. Gjate mesjetes se hershme dhe te mesme, kemi gjini te ndryeshme arkitektonike,duke filluar nga banesat, ndertimet mbrojtese, ato te kultit si dhe ndertimet inxhinjerike.

Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i larte ndertues, tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk qendron prapa asaj te vendeve fqinje me te zhvilluara, dhe flet per kontakte te vazhdueshme me keto vende, per ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si ne elemente te vecante ashtu dhe ne formulimin e tipeve.

Nje zhvillim te madh pati arkitektura gjate periudhes se konsolidimit te principatave feudale shqiptare. Nje fenomen urbanistik me rendesi qe merr zhvillim te plote ne kete periudhe, dhe qe kishte te bente me zhvillimin e qyteteve sidomos gjate shek. 13-14, është lindja e varosheve ose lagjeve jashte mureve rrethuese te quteteve. Kjo dukuri shenoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit te hapur. Gjate shek. 13-14, me periudhen e fuqizimit te principatave arbereshe me qendra ne Petrele, Kruje, Gjirokaster etj, ndertimet mbrojtese paten zhvillim te dukshem, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa raste rrethohen dhe varroshet.

Arritjet me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere, i perkasin shek. 13-14. Me gjithe ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Europes perendimore, ato kane disa vecori qe i dallojne nga te parat. Fortifikimet mesjetare mund t’i ndajme ne qytete te fortifikuara, keshtjella te ngritura si seli e feudalit, per qellime ushtarake, si pika vrojtimi te rrugeve etj. Qytetet qe linden ne mesjete e kane origjinen tek keshtjella e feudalit si p. sh. Petrela, Kruja, Gjirokastra etj. Ne disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre pjese te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre : qytetin e poshtem, te mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht keshtjella qendronte ne vendin me doniues te qytetit.

Gjate shek. 15, per shkak te luftes se madhe shqiptaro-turke, ne mjaft krahina te Shqipërise u shkateruan qytete dhe keshtjella si dhe vepra te ndryshme arkitektonike. Procesi i lindjes se qytetit te jashtem u pengua seriozisht. Gjate kesaj periudhe i kushtohet nje vemendje e vecante ndertimeve mbrojtese qe u persosen per shkak te perparimit te mjeteve dhe menyrave te sulmit. Te kesaj periudhe jane keshtjellat e Lezhes, Petreles, Devollit, Butrintit, Shkodres. Durresi ne kete kohe ka qene teper i fortifikuar.

Arkitektura e fortifikimeve e shek. 15-19 perfaqesohet me rikonstrucksionin e qendrave startegjike si kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe kalaja e Vlores si me e rendesishmja e bregdetit.

Fortifikimet e shekujve 18-19 i perket periudhes se pashalleqeve te medha. Kalaja e Shkodres ne fillim te shek. 18 u meremetua nga Bushatllinjte dhe kalaja e Beratit nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te pashalleqeve, u dallua per ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena. Ne ndertimet e tij, Ali Pasha, perdori nje numer te madh arkitektesh dhe inxhinjeresh te huaj. Vec kalave qe ndertoi jashte territorit te sotem shqiptar si ne Janine, Preveze, Arte Sul etj, ndertoi shume te tilla brenda territorit te sotem shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Butrint, Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe e fortifikimeve ruhen ne gjendje te mire dhe dallohen nga teknika e ndertimit me gure te latuar, nga format e rregullta gjeometrike,kullat, frengjite per topa dhe elementet dekorative.

Nder tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet e shek 18-19, jane madheshtia e tyre dhe fortesia per t’i bere balle artilerise, format e rregullta gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e kullave dhe kurtinave dhe renia me pjeresi e tyre ne anen e jashtme, mbisundimi i formave poligonale te kullave, heqja dore nga perdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve me frengji. Persa i perket trajtimit te jashtem, ato jane me gure te latuar, trajtimi monumental i portave dhe dekoret dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe kurtinave.

Ndërtimet e Kultit Musliman u moren nga modelet turke duke krijuar nje fizionomi te tyren vendase dhe me tipollogji te fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato me kupole dhe ato te tipit me salle te mbuluar me cati. Keto te fundit kane qene tipet e para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si ne Shkoder, Kruje, Berat, Elbasan dhe Kanine. Me interes është teknika e ndertimit dhe strukturave te tyre si kupolat, qemeret, harqet e shkallezuar neper dritare, teknika e ndertimit me gure e tulla te mureve te jashtem qe perdorej rralle ne Turqi dhe qe tregon per influencen e stilit vendas ne keto objekte. Perdorimi i harqeve te te mprehte ne forme fund lundre, është nje element formal qe me vone ne fund te shek. 18, zevendesohet me harkun rrethor qe perdorej gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne ndertimet e kultit te krishtere.

Xhamia me komplekse është ajo e Plumbit ne Shkoder e ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te Stambollit. Vellimi qendror, i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne qoshe ose me kupole, prezenca e portikut, vendosja ne tre rradhe e dritareve jane karakteristikat kryesore te kesaj xhamie. Ne anen e jashtme nje rol te madh lozin dhe minaret.

Arkitektura e Kultit të Krishterë trashegoi shume tipare pararendesja e saj paleokristiane dhe duke filluar prej pjeses se dyte shekullit te 16 filluan te ndertohen kisha te vogla qe vazhdojne te ndertohen deri ne pjesen e pare te shekullit 18 ku arrijne edhe kulmin. Arkitektura e cultit te krishtere karakterizohet nga interpretimi i lire i tipeve dhe formave duke tregua individualitetet dhe perpjekjet e tyre per te gjetur ekspresione te reja arkitektonike.

Gjate shekujve 16-19 u ndertuan nje seri veprash te kultit te krishtere. Fillimisht ato ishin te vogla dhe me planimetri te thjeshta. KIshat me vlera te vecanta u ndertuan ne shekullin e 18 ku spikat per vlerat e vecanta bazilika e Voskopojes.

Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme : 1 - Nje nefeshe - 2 - Me strukture ne forme kryqi me kupol 3 - Bazilikat

Kisha e Shen Kollit ne Voskopoje është nje nga monumentet me me vlere qe kemi trasheguar nga e kaluara. Muret e saj te brendeshme jane te veshura me piktura nga kryemjeshtri i shek. 18 David Selenica dhe vellezerit Konstandin dhe Athanas Zografi.

Ne te gjithe kete larmi tipesh te kishave, te perbashket kane theksimin e aksit te zgjatur horizontal, dhe aty ku është i pranishem aksi vertikal. Trajtimi dekorativ karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta dhe hapesira te pakta ndricimi. Ne kete periudhe kemi shume manastire. Keto ndertime formonin nje teresi arkitektonike, ku vendin qendror e zinte kisha. Brenda nje manastiri takon ndertime me karakter te ndryshem, por ato kane krijuar ansamble qe dallohen per nje kompaktesi kompozicionale, ku cdo ndertese ze nje vend te caktuar ne saje te funksionit qe permbush. Me vlera te vecanta arkitektonike dhe ikonogtrafike jane manastiri i Ardenices dhe i Apollonise

Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar të shek. 15-19[redakto | redakto tekstin burimor]

Megjithese Pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore, qyteti shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme zhvillimi. Ne shek. 17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht. Te dhenat e udhetarit Evlia Celebia, nga pershkrimet e tij, qyteti shqiptar i kohes kishte pesuar rritje te konsiderueshme si Berati, Gjirokastra, Elbasani etj,qe u ruajt dhe gjate shek. 18-19. Duke marre fizionomine e tij urbanistike, qe u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues. Gjate shek. 17, pazaret shndrohen ne qendra te mirefillta shkembimi dhe prodhimi dhe qe formojne ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta. Pazaret e qyteteve ne shek. 17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen ore me kembane.

Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te spikase faltorja me kullen e sahatit, si nje ndertim monumental qe se bashku me ndertime te tjera shoqerore si banjat,medreset etj, pasuron me shume qendren e qytetit. Por cdo lagje kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam dhe cezme.

Shekulli 19 shenon nje ritje te metejshme te qytetit shqiptar. Ne cdo qytet pazari rritet si qender prodhimi dhe shkembimi. Ne urbanistiken e qyteteve gjate ketij shekulli verehet nje ecuri e pa barabarte e cila karakterizohet nga shkallet e ndryshme te zhvillimit ekonomik, p. sh. neqoftese Elbasani, Gjirokastra, dhe Berati ne pergjithesi nuk ndryshojne tiparet urbanistike, Shkodra njohu nje proces zgjerimi, ne zonen ku shtrihet sot, duke iu larguar kalase e cila humb cdo funksion ne mesin e shekullit te 19. Rritje te bujshme ka dhe Korca,qender tipike zejtaro-tregtare. Ne qoftese ne Shkoder qyteti u zhvillua pa plan, ne Korce zgjerimi i tij u be sipas nje plani, duke u shkeputur nga tradita mesjetare.

Qyteti i vone shqiptar mori tiparet themelore urbanistike nga gjysma e dyte e shek. 17, duke zgjidhur ceshtjet kryesore te tij si shtrirjen e qytetit, vendosjen e qendres se tij, rrjetin rrugor etj. Kjo skeme u ruajt e pa prekur ne arritjet e saj kryesore.

Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
  • Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet ose te pjerret si Tirana, Kavaja, Elbasani.

Qytetet me keshtjella jane dhe qytetet me te lashta, por dhe me te zhvilluarat. Fillimisht qyteti është i lidhur me fortifikimin, por me vone me lindjen e varosheve, qyteti shtrihet jashte fortifikimit. Terrenet e aksidentuara jane dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerret ka ndikuar mjaft ne krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim te detyruar, ku te gjitha ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar ndertime organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben nje problem ne kete rast. Ndertimet vendosen ne forme vargu si ne lagjen Mangalem te Beratit ose kane shtrirje me te lire si ne disa lagje te Gjirokastres. Lidhja e persosur me terrenin, rrit monumentalitetin e ketyre ansambleve. Banesa del drejtperdrejt ne rruge,duke marre pjese aktivisht ne formimin e saj. Terreni ka kushtezuar ndertimin e baneses 2-3 kat, e cila per vete kompozimin vertikal dhe vendosjen ne formr shkallesh, është elementi kryesor mbisundues ne krejt formulimin arkitektonik. Ndertimet e kultit humbasin ne keto ansamble, duke u shkrire me masen dinamike te amsamblit te banesave ne forme shkalle qe është edhe elementi me i qenesishem arkitektonik i ketij kompozicioni.

Nje karakter tjeter kane qendrat qytetare apo lagjet ne terren te rrafshet. Ndertimet jane te rralla, me troje te medha dhe te rrethuar me mure te larte. Banesa shume rralle merr pjese ne formulimin e rruges. Gjelberimi i dendur shpesh mbulon banesen. Qetesia kompozicionale ketu thyhet vetem nga ndertimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndertohen ne sheshe, duke bere me te percaktueshme efektin e volumeve te tyre dinamike. Ne qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te varfra dalloheshin nga banesa. Banesat e te pasurve ndertoheshin ne troje te pershtateshme, te gjera, plot drite e gjelberim,kurse shtepite e te varferve ne troje te ngushta dhe pa shume drite. Dasite fetare jane pasqyruar gjithashtu ne qytetin shqiptar mesjetar.

Ne qytetet me mure mbrojtes, rruget kryesore zene fill nga hyrjet e kalase duke u shperndare pastaj ne nje mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne pergjithesi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugeve pingule me to, te cilat realizoheshin ne formen e shkalleve. Nje vend te rendesishem lozin dhe rruget qe lidhin qendren tregetare me zonat e banimit si dhe rruget midis lagjeve. Ne qytetet e rrafshet, rruget kruesore jane vazhdim i atyre qe lidhin qytetin me qytetet e tjera.Ne vend te rrugeve te ngushta te qyteteve shkembore, ne qytetin e rrafshet rruget jane me te gjera, por shpesh pa krye te cilat shtrohen me kalldrem.

Gjelberimi është karakteristike tjeter e qytetit te asaj kohe.Vecanerisht ne lagjet me terren te aksidentuar, gjelberimi ben lidhjen e ndertimeve me trojet ne menyre te netyrshme,duke theksuar karakterin munumental te saj.

Ne gjendjen e sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy keto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe Korces, i pergjigjen ne kompozim urbanistik arritjeve te shek. 18-19.

Banesa Shqiptare[redakto | redakto tekstin burimor]

Ne arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem ze banesa, per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve arkitektonike ne te gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga shqiptaret. Banesa pati lulezimin e saj gjate shek. 18-19, ku ajo dallohet per nje tipilogji te pasur dhe te kristalizuar, si dhe per arritje me vlera te medha si ne fshat dhe ne qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombetare qe perkon me lindjen e mardhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne pasurine e madhe te vlerave arkitetktonike te baneses. Banesa qytetare dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqipërise se veriut. Banesa qytetare ne shumicen e rasteve është banese nje familiare, por rralle hasim dhe banesa per dy vellezer qe zhvillohen ne simetri sipas nje aksi.

Banesa qytetare gjatë shekujve 16-19[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas kompozimit planimetriko-volumor. Banesa qytetare klasifikohet ne 4 grupe :

  • Banesa me shtepi me vater zjarri (banesa Tiranase)
  • Banesa me hajat
  • Banesa me cardak
  • Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)

Ubanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare në gjysmën e parë të shek. XX[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhen e qeverise se Fan Nolit, vazhdon me mbreterine e Zogut, dhe, ne fund me pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne t’i nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara nga arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin t’i jepnin qyteteve shqiptare pamjen e qyteteve europiane.

Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqipërise,dhe qeveria e Fan Nolit vendos t’i jape qytetit pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte njekohesisht dhe qender administrative. Per kete aresye projektohet per here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe ka autor ing. Eshref Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit, se bashku me dy autore te tjere ; njeri italian Chiaravelli dhe tjetri austriak Weiss.

Mbreti Zog i dha nje rendesi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, nje pjese e te cilave gjeti zbatim. Me 1930 ne Tirane fillon zbatimi i bulevardit te madh i quajtur bulevardi “Mbreti Zog”, dhe ndertimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rruget kryesore te qytetit dhe percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit brenda shkruante nje siperfaqe prej 600 ha, dhe percaktoheshin zonat e zhvillimit ne perspektive, si p.sh. zona industriale, e banimit, e gjelberuar etj. Ne kete periudhe autoret e planeve rregulluese jane arkitektet austriake,ku vecojme arkitektin Kohler.

Ne periudhen e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939, arkitektet italiane rishikojne te gjitha planet rregulluese te qyteteve kryesore ose i bejne nga fillimi. Arkitektura dhe Urbanistika ne kete periudhe është racionale, pra e tipit fashist. Dallohet kmpleksi i “sepates se liktorit“ ne fund te bulevardit kryesor te Tiranes i perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani UT) dhe dy godinat anash bulevardit Arkitektet italiane ku vecohet ark. Gerardo Bosio, Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio kane realizuar hartimin e planeve rregulluese te Tiranes, Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit, Petreles, Sarandes etj, ne te cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur me pronen private etj.

Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me vila private, duke ruajtur zonat historike ne qender me xhamine, teqen, kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese mbas clirimit.

“Piramida” e ndertuar si Muzeum per Diktatorin Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne Qender nderkombetare te Kultures te asaj Kulture qe ai, Enver Hoxha ia privoi shqiptareve per 50 vjet te qeverisjes se tij dragoniane.