Arkivi i Shtetit Shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Merge-arrows.svg
Ndihmoni që kjo pjesë dhe pjesa Arkivat në Shqipëri të bashkohen në një artikull të vetëm. {{{2}}}
Arkivi Qëndror i Shtetit Shqiptar.jpg

Koordinatat:41°20′08″ Veri 19°48′46″ Lindje 41.335556° Veri 19.812778° Lindje Arkivi i Shtetit Shqiptar është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar. Historia e Arkivave në Shqipëri është e lidhur me historinë e Kombit dhe të shtetit shqiptar, dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Fillimet e veprimtarisë arkivore datojnë që nga antikiteti, kur në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente. Dokumenti i parë që bën fjalë për përpjekjet për krijimin e një Arkivi Qendror Historik, është vendimi i datës 2.1.1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, për shqyrtimin e projekt-rregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi. Arkivi i Shtetit u krijua si sektor në varësi të Institutit të Studimeve në vitin 1947. Me urdhëresën e Këshillit të Ministrave nr. 21, datë 8.6.1949 (AQSH i RSH, F. 890, V. 1949, D. 501) Arkivi i Shtetit doli si institucion i pavarur. Në vitin 1951, Arkivi i Shtetit kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1962. Po këtë vit u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, në varësi të Këshillit të Ministrave (AQSH i RSH, F. 890, V. 1960, D. 27).

Më 19/06/1984 për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë aprovoi ligjin nr 6893 "Për fondin arkivor të shtetit dhe për arkivat". Mbas ndryshimit të sistemit politik, në korrik 1994 Kuvendi pluralist i Republikës së Shqipërisë në mbështetje të nenit 16 të ligjit 7491, datë 24/04/1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese" me propozim të Këshillit të Ministrave, miratoi ligjin "Për fondin arkivor kombëtar dhe për arkivat" .

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1 të Kushtetutës, dhe me propozimin të Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi Ligjin 9154, datë 06/11/2003 "Për Arkivat". Dokumentet që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror në Tiranë dhe në A. Sh. Vendore në qarqe janë gjithëpërfshirës në prejardhje, lloj, material bazë, vend e kohë krijimi dhe në informacionin që ato përmbajnë.

Dokumenti i parë datohet në shekulli VI.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]