Arra e Madhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arra e Madhe është një nga rrugët e lagjet të Shkodrës, emri i të cilës sipas Valentinit është mikrotoponim bizantin.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në periudhën e sundimit osman njihej sokaku i Arrës së Madhe (turqisht: Arra e Madhe sokağı) pjesë e mëhallës të Perashit të Madh apo të Lartë (turqisht: Perashi Balaa mehallesi),[1] pas pavarësisë, nën administrimin ndërkombëtar më 1913 rruga u quajt "Radetzky". Pas Kongresit të Lushnjes, rruga më 1923 u riquajt e "Arrës së Madhe",[2] si dhe njihej ndër 30 lagjet e qytetit.[3]

Pas çlirimit rruga u quajt "Kongresi i Lushnjes" dhe lagjja u quajt "1 maji",[4] dhe pas ndryshimeve politike më 1990 iu rikthye emri "Arra e Madhe" rrugës, e integruar në lagjen nr. 3 pas një rikonfigurimi të ndarjes territoriale të pushtetit lokal.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Bushati, Hamdi (1998). Shkodra dhe motet. Vëll. 1. Shkodër: Idromeno. fq. 125. OCLC 645720493.
  2. ^ Ndreca, Ardian (6 maj 2020). "Si ta shkruej qytetin? (rasti i Shkodrës)". exlibris.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Sheldija, Gjush (1957–58). "Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës dhe Dioqezat Sufragane" (PDF). shkoder.net. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 mars 2016.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Formati i datës (lidhja)
  4. ^ Bushati 1998, fq. 128-129.