Artana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Artanë)
Shko te: navigacion, kërko


Artana
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
3,751 banorë
? banorë/km²
Sipërfaqja ? km²
Administrata
Shteti Kosova
Qarku Prishtina
Adresa e kuvendit Fsh.Bostan pn.
Kodi postal 16000
Prefiksi telefonik 0381 38
Faqe zyrtare KK Novo Berde
Politika
Kryetar Bajrush Ymeri
Partia udhëheqëse LDK

Novobërda, Novobërdë, Artana ose Artanë (serbisht: Novo Brdo, cirilik: Ново Брдо) është qytezë në pjesën lindore të Kosovës. Artana apo Novobërda (në dokumentet Latine e shkruar si Novaberd, Novus Mons ose Novamonte; dhe në minierat Saksone dokumentohet si Nyeuberghe) është përmendur në dokumentet historike më herët se në vitin 1326. Se pari është përfshirë se bashku me pjesët tjera te Kosovës, brenda Mbretërisë se parë Bullgare. Shkrimtari i famshëm Bullgar i mesjetës Vladislav Grammarian ka lindur aty ndërmjet viteve 1410 dhe 1415.

Përmbajtja

[redakto] Historia

Novobërda ka qene qendër kryesore ne atë kohe, me Fortesë të madhe mesjetare të ngritur ne maje te një vullkani të shuar në formë koni, pjesët e mbetura te se cilës mund te vizitohen edhe sot, dhe pjesa për banim qe shtrihen gjithandej. Ne murin e jashtëm të kalasë shihet një kryq i madhe, i ndërtuar në gurë. Kalaja, apo fortesa, mendohet qe daton qysh nga Perandoria Bizantine.

Popullsia numrin e madhe mendohet ta ketë kaluar mbi 10,000 njerëz. Aty kanë qene minierat dhe furrat e shkrirjes për xeheve si hekur, plumb, ari dhe argjendi. Argjendi i Novobërdës ka qen i njohur me një përzierje të argjendit me 1/6-1/3 ari. Me 1450 minierat e Novobërdës prodhonin 6,000 kg argjend për një vit. Fortesa u rrethua nga Osmanet për rreth 40 dite, dhe kapitulloi dhe u okupua prej Osmaneve në Qershor 1455.

Novobërda dhe zonat përreth u futen nen udhëheqje fetare te Kryepeshkopisë Bullgare te Ohrit. Me 1572 aktet e paligjshme të Bullgareve u shtuan dhe e bene zonën mjafte te rrezikshme për Osmanët kështu që Mehmed Bej nga Kyustendili urdhëroi vendosjen e disa Spahive lokal ndërmjet Vrajës dhe Novobërdës kundër rebeleve.

Gjatë fillimit te shekullit 20, popullsia e Novobërdës ishte pakësuar, si pasojë e lëvizjes së shumicës së banoreve në zonat me qasje me te lehte në rrethin e Gjilanit.

[redakto] Gjeografia

Novoberda eshte nje komune e vogel rurale që ndodhet në Juglindje te Prishtinës. Komuna përbehet nga afër 10 fshatra.

[redakto] Ekonomia

Mungesa e infrastruktures bazë dhe me mundësi të pakta punësimi e radhisin në një nga komunat më të varfëra të Kosovës.

[redakto] Demografia

Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Të tjerë  % Total
1991 regj. 5,802 67.8 2,676 31.3 75 0.9 8,553
1998 2,158 43.9 2,680 54.4 86 1.7 4,924
2003 Gusht 2,300 61.3 1,400 37.3 51 0.1 3,751
Burimi:Për regjisrimn 1991 shifrat janë nga Federal Republic of Yugoslavia Institute of Statistics (Vini Re!Regjistrimi ka qenë i ndikuar nga politika dhe nuk jepë shifra reale); Për 1998 dhe 2003 shifrat janë nga Kosovo Village List, GIS Unit, UNHCR Field Office Prishtinë/Priština, UNMIK Gjilan/Gnjilane, Gusht 2003 (UN-official).
Ref: OSCE

[redakto] Politika

Asambleja komunale e Novoberdes eshte e emeruar dhe ka 17 anetare, perberja duket me sa vijon:

  • PDK - 3
  • DA - 4
  • LDK - 3
  • DZZ - 3
  • DSS - 2
  • KOS - 1
  • LDD – 1

[redakto] Lidhje të jashtme

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Stema e qeverisë KS.gif
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaji*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Obiliqi  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaji
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera