Arvanitët, histori e shqiptarëve të hershëm në Greqi në shekujt XIII - XIX

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"'Arvanitët, histori e shqiptarëve të hershëm në Greqi në shekujt XIII - XIX " libër historik me Autor Irakli Koçollari. Shtëpia botuese: "Naimi". Viti i botimit 2012. Faqet e librit 324. ISBN 978-9928-109-25-5

Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar.

Pa jetëshkrimin e tyre, historia e kombit shqiptar do të ishte e cunguar. Kjo farë krenare, e cila, sipas burimeve greke, përllogaritet të jetë rreth 3 milionë në Greqinë e sotme, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e atij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së identitetit.

Për historinë, rrugën, kontributet dhe identitetin e arvanitasve, sot ka më shumë anë të errëta, të panjohura, të pandriçuara sa me të drejtë çdokush mund të shtrojë pyetjet: Si u gjend tërë kjo masë e madhe e popullsisë arbërore në këto vise? Kur shkoi, ku u vendos dhe ku gjendet ajo aktualisht? Në ç'kushte dhe për ç'arsye ndodhi ky emigrim? Si u pritën ata nga vendasit? Ç'ngjau me ta në rrjedhat e shekujve?