Asidenti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko



Asidenti vjen nga greqishtja asyndeton - i palidhur (a - mohuese, sydein - lidh, bashkoj). Eshtë figura stilistike, ne te cilën me qellim lihen mënjane lidhëzat për t'i dhëne shprehjes gjallëri e intonacion te shpejte.

Shembull :

Nena, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahët qe ta ndalin...
(Fan Noli - Rend or Maratonomak )

Në këto vargje nuk janë përdorur lidhëzat, por janë përdorur presjet duke përdorur asidentin. Ashtu si Maratonomaku qe vrapon për te shpure sa me shpejt lajmin e gëzuar te fitores, ashtu siç dalin me shpejtësi dhe nga njëra pas tjetrës nena, motra dhe nusja, po ashtu edhe vargu pa lidhëza ecën me ritëm te shpejte e te vrullshëm.