Futbolli
Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Është lojë me top e cila luhet sipas rregullave të përcaktuara në një fushë përbrenda një stadiumi, nga dy skuadra të cilat kanë nga 11 lojtar.
Përmbajtja |
[redakto] Fusha e futbollit
Fusha e futbollit profesional mund të ketë dy lloj dimensionesh sa i përket madhësisë së përgjithshme të fushës. Fusha e vogël ka dimenzionet 45 metra e gjërë dhe 120 metra e gjatë, kurse fusha e madhe ka dimenzionet 90 metra e gjërë dhe 120 metra e gjatë. Përkundër ndryshimit të madhësis së përgjithshme të fushës dimenzionet e elementeve të fushës janë të njejta në të dy llojet e fushës.
- Elementet e fushës së futbollit janë:
- (radhitur sipas numrave në fotografi.)
- Pika e mesit - është pika në të cilën priten diagonalet e fushës së futbollit. Nga kjo pikë fillon loja, si dhe vazhdon loja pas dhënjes së ndonjë goli nga ekipet.
- Qarku i mesit - është qarku i cili përshkruhet nga pika e mesit me një rreze prej 9.15 metrash.
- Vija e mesite ndan fushën në dy gjysma pjesë të cilat luajn rol në përmbushjen e disa rregullave të futbollit.
- Vijat anësore -janë vijat të cilat e përmbyllin fushën e futbollit në të dy anët dhe në fundet e tyre takohen me vijat fundore.
- Fusha e penalltisë është fusha e cila shtrihet para portës duke pasuar vijën fundore. Dimensionet e fushës së penalltisë janë 40.3 metra e gjërë dhe 16.5 metra e gjatë (duke ecur kah mesi). Në fushën e futbollit gjenden dy fusha të penalltisë në dy vijat fundore. Fusha e penalltisë në ballë të saj ka një gjysëmrreth me rreze prej 9.15 metra (sikur rrezja e rrethir të mesit) nga pika e penaltisë.
- Pika e penalltisë ëshë një pikë e larguar 11 metra nga porta dhe nga kjo pikë ekzekutohet penalltia.
- Porta paraqet pjesën e mesme të vijës fundore. Në vijën fundore të fushës së futbollit gjendet pika e mesit dhe nga ajo largohen shtyllat në dy anët e pikës nga 2.10 metra duke formuar një gjerësi prej 7.3 metrash hapësirë cila njihet si portë. Afër portës gjendet e rrethuar një fushë e cila është e rrethuar nga një vije e cila është e larguar nga 6,5 metra nga shtyllat përgjat vijës fundore dhe e zgatur për 11 metra në drejtim të pikës së penaltisë.
[redakto] Futbolli në futboll
Futbolli eshte loj e pelqyer ne gjithe boten. Mendohet se futbolli me i bukur luhet ne Evropë, dhe klubi me i mirë ne Evropë deri me tani qe ka fituar më shumë tituj (9 herë) Champions League deri tani, dhe 31 trofe te La liga është Reali i Madridit. Real Madrid ka pasur legjendat e tij, për tu theksuar jane: Ronaldo, Zidane, Raul, Beckham, Roberto Carlos etj.
[redakto] Futbolli në Shqipëri
Federata Shqiptare e Futbollit organizon këto liga:
1. Superligën, që përbëhet nga 12 skuadra më të mira të vendit
2. Kategoria e Parë me 14 skuadra
3. Kategoria e Dyte Grupi A dhe Grupi B me nga 12 skuadra secila
4. Kategoria e Tretë që nuk zhvillohet gjatë gjithë vitit, por është një kampionat disa ditor që zhvillohet në verë dhe nxjerr dy fitues që kalojnë në Kategorinë e Dytë.
[redakto] Shiko edhe këtë
[redakto] Lidhje të jashtme
[redakto] Foto Galeri
[redakto] Kampionati Europian
- Euro2008 (Anglisht)
[redakto] Video
| Ky artikull nga Futbolli është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
FIFA: Botërori — Botërori (femra) — Ranglista — Futbollisti i vitit
Azia: AFC — Kupa e Azisë
Afrika: CAF — Kupa e Afrikës
Amerika Jugore: CONMEBOL — Copa América
Amerika Veriore: CONCACAF — Kupa e artë
Oqeania: OFC — Kupa nacionale e OFC
Evropa: UEFA — Kampionati Evropian
|
Sportet |
|
|---|---|
| Shiko dhe: Lojërat olimpike verore edhe Lojërat olimpike dimërore | |
|
|
|
|
|
|
|
|
|

