Astenosfera
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Astenosfera është shtresa më e epërme e sferës së mesme të Tokës ose manteliit, që shtrihet në thellësi 100-350 km nën kontinente dhe 50-220 km nën fundin e oqeaneve, e trashë rreth 150 km. Astenosfera ka veçori veshtullore ( plastike) dhe në të zhvillohen proceset e barazpeshës izostatike ndërmjet kores së Tokës dhe mantelit të epërm. Në astenosferë gjenden vatrat e tërmeteve e të vullkaneve dhe shkaktarët e lëvizjeve të kontinenteve.
| Ky artikull nga Gjeografia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
