Astrofizika

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
NGC 4414, një galaksi spirale në yjësinë e Flokëve të Veronikës, me diametër prej rreth 56.000 dritëvitesh dhe pothuajse 60 milionë dritëvite larg.
NGC 4414, një galaksi spirale në yjësinë e Flokëve të Veronikës, me diametër prej rreth 56.000 dritëvitesh dhe pothuajse 60 milionë dritëvite larg.

Astrifizika është degë e astronomisë e cila merret me natyrën dhe ndërtimtarinë e gjithësisë, duke përfshirë vetitë fizike (ndriçimin, dendësinë, temperaturën, dhe përbërjen kimike) të trupave qiellore si yjet, galaksitë, dhe mjedisit ndëryjor, si edhe ndërveprimeve të tyre.

Ngaqë astrofizika është një fushë shumë e gjerë, astrofizikanët përdorin shumë degë të fizikës, duke përfshirë mekanikën, mekanikën kuantike, elektromagnetizmin, termodinamikën, relativitetin, fizikën bërthamore dhe grimcore dhe fizikën atomike dhe molekulare.

Tabela e përmbajtjeve

[redaktoni] Astrofizika dhe astronomia

Astronomia dhe Astrifizika munden të përkufizohen si shkenca që studjojnë gjithësinë. Ato studjojnë vendosjet e trupave qiellore, lëvizjet e tyre, strukturën kimiko-fizike, zhvillimin e tyre duke përfshirë këtu të kaluarën dhe të ardhmen e gjithësisë.

Shtrirja dhe përmbajtja e koncepteve astronomi dhe astrofizikë janë mjaft të përputhëshme dhe nuk është e lehtë të bëhet dallimi i tyre. Dallimi praktik është i bazuar në faktin që përderisa astronomia si shkencë ka karakter më tepër përshkrues dhe vëzhgues, astrofizika studjon edhe proceset fizike të trupave.

Një dallim tjetër është i bazuar në vjetërsinë e këtyre dy shkencave. Përderisa astronomia trajtohet si një nga shkencat më të vjetra, astrofizika është shkencë mjaft e re, meqë bazohet në trajtimin e proceseve spektroskopike, bëthamore, relativistike dhe kuantike.

[redaktoni] Historia e astrofizikës

[redaktoni] Astrofizika vëzhguese

[redaktoni] Astrofizika teorike

[redaktoni] Shiko edhe

[redaktoni] Lidhje të jashtme