At Gjergj Preka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shenjt Gjergji Preka

At Gjergj Preka lindi nё Valletta (Valeta), Malta12 Shkurt 1880. Prindёrit e tij rritёn njё familje tё madhe te krishtere. Gjergji ishte njё fëmije shёndetlig. Ai studioi nё njё shkollë tё mesme (lice) nё ishull dhe nё Seminarin e Madh. Kur ai ishte njё dhjak u sёmur rёndё dhe tё gjitha shpresat për shёrimin e tij humbёn, por nёpёrmjet ndërmjetёsimit tё Shenjtit Jozef, kleriku i ri e rimori veten dhe emërohet si prift mё 22 dhjetor 1906.

Përpara këtij emërimi At Preka ndjeu se Zoti po e thёrriste që t’iu jepte mёsim atyre që ishin nё nevojë për udhëzime fetare. Që mё 1906 At Gjergji kishte filluar shkrimin e njё “Rregulli” nё latinisht, tё cilin e kishte parashikuar që t’ia paraqiste për miratim Papa Pius X. Kjo përpara se tё krijonte njё shoqёri për dhjakё tё përhershëm që do tё ndihmonte peshkopёt nё formimin e tyre te Krishterë dhe tё kishёs sё tyre.

Pas njё kohe tё shkurtёr ai e ndryshoi këtë projekt. Kështu formoi njё grup tё përbërë prej burrash tё rinj tё cilët mё vonë do tё ishin tё aftë tё mёsonin tё tjerët. Ai dha mёsime speciale veçanërisht njёrit prej tyre i cili punonte nё njё kantier detar. Ai ishte shёrbёtori i Zotit Eugene Borg (Eugjen Borxh). At Gjergji i shpjegoi atij gjatë kuptimin e pasionit tё shenjtё tё Hyjit tonё Jezu Krisht sipas ungjillit tё Shёn Gjonit. Kështu Eugjenio Borxh ishte i pari Superior i përgjithshëm i shoqёrisё tё themeluar nga At Gjergji.

Shoqёria filloi nё Hamrun Maltё, nё fillim tё 1907 nё njё dhomë tё vogël ku mungonte çdo gjё, por e pasur me dashuri vëllazërore dhe me udhëzime shёruese krishtere. Shoqёria e Doktrinës Krishtere (http://sdk-korce.webs.com) (SDK) mori si moto shkronjat M.U.S.E.U.M. nё latinisht Magister Utinam Sequatur Evangelium Universus Mundus pёrkthimi i tё cilës ёshtё “Mёsues që e githë bota tё ndjekё Ungjillin.”

Por jo tё gjithë e vlerësuan këtë prirje tё At Gjergjit, madje disa përmbysёn qëllimet e tij tё mira. Duke sjellё kuptimin e Biblës dhe tё teologjisë midis njerëzve tё thjeshtё dhe punëtorëve dhe duke e ndarë atё midis tyre ai solli me tё vërtetё diçka tё papritur. Akoma mё e rёndёsishme ishte ёndrra e At Gjergjit për tё formuar gra e burra që tё shkonin dhe tё shpallnin fjalën e Zotit kudo. Pas 25 vjetёsh peshkopi i Maltës miratoi shoqёrinё e At Prekёs dhe Rregullin e tij.

Nё kohën kur shkollat shtetёrore ishin tё pakta dhe kujdesimi nuk ishte i detyrueshëm, shoqëritë SDK për udhëzime katolike u hapёn njëra pas tjetrës me famullitё e tyre. Udhëzimet fetare për njerëzit ishin urgjentisht tё nevojshme për jetën e tyre te Krishtere, e cila ishte mё shumë e bazuar mbi sakramente dhe përkushtime popullore pa ndonjë kuptim tё vërtetё mbi mёsimet e Kishës. Çdo ditё fëmijë dhe tё rinj vinin me dёshirё nё qendrat e drejtuara nga katekistët e At Gjergjit tё cilët përveç dhёnies sё udhëzimeve i nxirrnin shёtitje dhe organizonin lojëra.

Qysh nё fillim At Gjergji dёshironte tё udhёzonte edhe fёmijёt edhe tё rriturit por prioriteti i parё dhe më i rёndёsishёm ishte formimi i katekistёve pёrkushtues dhe beqarё. Pasi udhёzojnё femijё, tё rinj dhe tё rritur, katekistёt e At Gjergjit duhet tё shpenzojnё njё orё sё bashku e cila bёhet pёr formim dhe lutje.

At Gjergji gjithashtu dha mёsim nёpёrmjet shkrimeve tё tij. Nё atё kohё kishte rivalitet nё Maltё midis italishtes dhe anglishtes por At Preka dha mёsim dhe shkroi nё Maltisht qё ishte gjuha e popullit, nё mёnyre qё tё gjithё ta kuptonin. At Gjergji shkroi rreth 150 botime nё libra dhe fletё.

Lutjet e tij janё gjithashtu tё shumta dhe ato e zbulojnё At Gjergjin si njё i shenjtё qё pёrherё kёrkon Zotin kudo. Ai kishte njё pёrkushtim special pёr Misterin e Mishёrimit dhe pёr fjalёt e Ungjillit tё Gjonit: “Verbum Dei caro factum est” ne latinisht e pёrkthyer “Fjala e Zotit u bё njeri” (Gj 1,14). At Preka ishte njё rrёfyes shumё i dhёnё pas fjalёve tё tij ngushёlluese, madje siç duket edhe Zoti e pёrdorte At Gjergjin pёr tё krijuar disa akte sherimi.

Sot entuziasmi dhe aktiviteti i At Gjergjit jeton dhe prirjet kundrejt shoqёrisё sё tij janё tё shumta. Nё vitet 1950 vetё At Preka dёrgoi 6 anёtarё tё shoqёrisё nё Australi qё tё pёrhapnin lajmin e mirё. Pёrveç kёtyre sot, shoqёritё SDK kanё qendra nё Kenia, Angli, Korça (nё Shqipёri) dhe Peru.

At Gjergji Preka vdiq nё Shёn Venera, njё fshat nё Maltё, mё 26 Korrik 1962. Trupi i tij mbahet afёr drejtorisё sё Shoqёrisё nё Blada l-Bajda. Arsyeja pёr ta bёrё tё shenjtё nisi mё 1975 dhe mё 9 Maj 2001, ai u bё i Lum (qё ёshtё hapi pёrpara se tё bёheti i shenjtё) nё Maltё nga Shenjteria e tij Papa Gjon Pali II.

Ai u deklarua shenjt nga Papa Benedikti XVI në Vatikan, Rome më 3 Qershor 2007, vitin në të cilin Shoqeria e Doktrines së Krishtere festoi 100 vjetorin e themelimit të saj.

Adresa ne Shqipёri Kolegji Preka, Shetitore Rilindasit, Lagja 10, Korçё, Albania. www.kolegjipreka.org