Athanasi i Aleksandrisë ose Athanasi i Madh (lindi rr. 293, Aleksandri - vdiq 2 maj, 373, poaty) ishte peshkop i Aleksandrise ne Egjipt, sekretar, pasues i peshkopit Aleksandër, përfaqsues i shkollës patristike të Aleksandrisë, Atë kishe dhe një prej kundërshtarëve më të shquar të Arianizmit, titulluar në kohën që jetonte "shtylla e kishës" dhe "Ati i Ortodoksisë". Nderohet si shenjtor nga kisha katolike, Kisha ortodokse, dhe Kisha ortodokse e lindjes, dhe mbahet si një prijës i kishës nga protestantët. Kisha katolike e ka shpallur atë si një prej 33 doktorëve të kishës, dhe radhitet si një nga katër Doktorët e Medhënj të Kishës së Lindjes. Festa e tij është 7 Pashoni, në kishat ortodokse të lindjes, 18 janar në kishën ortodokse, dhe 2 maj në kishën katolike, dhe kishat ipeshkvnore. Në gjuhën greke, emri "Athanasios"
(Αθανάσιος) do të thotë "i pavdekshmi".
Rëndësia historike [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]