Athenagoras i Athinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Athenagoras i Athinës (shqipërimi: Atenagora; greqisht: Ἀθηναγόρας ὁ Ἀθηναῖος; 133 – 190) Babai i Kishës për jetën e tij nuk dihet shumë. Stili i shkrimeve të tija ishte pa retorikë dhe tërësisht filozofik.

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Legatio pro Christianis. Kjo ishte një apologji e drejtuar rreth vitit 177 perandorëve Marcus Aurelius dhe birit të tij Luciut. I hedh poshtë akuzat që u bëhën të krishtërëve se janë ateistë, antropofagë dhe të pamoralshëm. Atenagora thotë: Në qoftë se këto janë të vërteta, mos ia falni askujt, por dënoni, na zhdukni ne, gratë tona, fëmijët tanë, në qoftë se dikush prej nesh jeton jetën shtazarake (3, 1). Më së tepërmi përqëndrohet në pjesën e parë, duke thënë se ne nuk jemi ateistë. Ne besojmë në një Zot të vetëm e të amshuar. Për sy të njerzëve ky Zot është i padukshëm. Këtë mund ta kuptojë mendja dhe zemra. Këtë ne e besojmë dhe jetojmë ashtu sikurse do Ai. Ne besojmë edhe në Birin e Tij dhe mos t`iu duket qesharake se si Zoti ka Birin e vet. Ne nuk besojmë dhe nuk mendojmë mbi Atin dhe Birin sikurse mendojnë shkrimtarët të cilët flasin për zota të cilët nuk janë aspak më të mirë se njerëzit. Biri është Logos i Atit në dije dhe fuqi dhe nga Ai çdo gjë u krijua. Ata janë një me fuqi të Shpirtit Shenjt. Pastaj thotë se të krishtërët nuk janë të pamoralshëm, sepse ata besojnë në jetën e pasosur dhe në shpërblimin dhe dënimin e merituar. I krishteri e di se Zoti është i pranishëm gjithkund, natën dhe ditën dhe duke e pasur parasysh se Ai është Dritë, sheh edhe atë që është fshehur në zemrën e njeriut. Të krishtërët nuk janë gjakpirës, sepse as nuk shkojnë në lojëra të ndyta gladiatorike e as nuk bëjnë abortime, ata as që kanë dëshirë të marrin pjesë në lojëra ku vriten njerëzit. Të krishterët besojnë në jetën e pasosur dhe presin të ngjallurit e korpit.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]