Avdi Xhaqku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Avdi Xhaqku u lind më 10 janar 1971 në lagjen Xhaqku në Hogosht.

Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Hogosht, në armatën e ish Jugosllavisë do të dezertonte, me pasaportë të të vëllait Rexhepit udhëton në Zvicër. Pas një qëndrimi 8 vjeçar vendosi të kthehet në frontin e luftës si pjesëtar i UÇK-së.

Pas shpalljes së mobilizimit nga Shtabi i UÇK, ftesës iu përgjegj në BazelZvicrës me shokët e tij Imer Imerin nga Ferizaj, Jeton Hajrullah Dërmakun nga Shipashnica e Epërme, Sami Zekën nga Vitia, Fadil Qerimin nga Xhylekreshta, dhe Mentor Rama nga Ceroviku i Klinës.

Me 1 maj niset nga Arau-ja e Zvicrës për në Itali (Bari), më pastaj me trajekt për në Shqipëri. Me 2 maj arrinë në Durrës, për të vazhduar rrugën për në Feken (qendër stërvitore)dhe stërvitet 20 ditë. Avdi Xhaqku ishte rreshtuar në Brigadën e Parë që quhej „Syri i Shqiponjes“ e cila numëronte 1.780 ushtarë dhe të cilës i printe Komandanti Bilall Syla nga Medvegja.

Avdiu kishte një pergaditje të veçant për luftë, kishte vizion të qartë dhe ishte trim që me te nuk duhej folur shumë ngase kishte përvojë nga lufta në Kroaci.

Me 1 qershor 1999 në operacionin "Shigjeta" trimi i madh nga Hogoshti ujiti me gjakun e tij malet e Pashtrikut dhe tokën e Kosovës, gjaku i tij pikoj në tokën që e deshti të lirë, varrimi i Dëshmorit Avdi Xhaqku u bë në maje të Pashtrikut me 2 qershor e më vonë bëhet rivarrimi në varrezat e dëshmoreve në Dardanë.

Në Hogosht iu është ngritur lapidari së bashku me bashkëvendasin e tij Dëshmorin Isa Kastrati.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Dëshmorët nuk vdesin kurrë" - 2004 nga autori Ramadan S. Latifaj.