Avni Latifi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
  • Avni Latifi është padyshim një veteran i madh i Futbollit Kosovar. Avniu me shumë kolegë si dhe bashkëfshatarë nga Hogoshti u angazhua përherë në mbrojtjen dhe kultivimin e vlerave të sportit në përgjidhsi e në veçanti futbollit.
Selim Muja & Avni Latifi - 1982 KF "KITKA" Hogosht
  • Hogoshti si fshat me breza të tërë ka dhënë emra të mëdhenjë të futbollit siç ishin Avni Latifi, Selim Muja, Rabit Ahmeti,Sami Sermaxhaj, Selami Latifi (vëllau i Avniut), Zejdi Sermaxhaj duke vazhduar me emra tërinjësh deri më sot të cilët luajnë brenda dhe jasht Republikës së Kosovës.
  • Avni Latifi lindi më 5 tetor të vitit 1955 në Hogosht.
  • Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në fshatin e lindjes për të vazhduar më vonë studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike dega "Edukatë Fizike" dhe me shumë sukses diplomoi. Ishte i etur për punë dhe përplot energji në zbulimin e talentëve në shumë sfera dhe lëmi sportive, Avniu pas diplomimit filloi punën në shkollën fillore "Skënderbeu" në Hogosht si pedagog i lëndës së edukatës fizike.
  • Ishte ndër shumë aktivistë që ndihmoj në themelimin e Klubit Futbollistik "KITKA" nga Hogoshti klub të cilit edhe përballë shumë ofertave anë-mbanë Kosovës i mbeti besnik deri në fund të karrieres në futboll.
  • Me ditar të shkollës si pedagog i mirfilltë punoj edhe në fshatin Shipashnica e Epërme për të vazhduar më pastaj me punë edukativo-arsimore në Kamenicë dhe së fundi në Gjilan.
  • Përveç aktivitetit që zhvilloi në futboll, Avni Latifi kishte njohuri edhe në shumë disiplina tjera sportive si në skijim, ping pong dhe not, si vazhdimësi e aktiviteteve të tij pason edhe themelimi i klubit të notit "Dardania" në Gjilan së bashku me kolegët Muhib Sahiti dhe Shkelzen Elmazi. Gjat tri viteve aktivitet Avniu dekorohet me një varg medalesh dhe mirënjohjesh.
  • Fotografia me kolegun e tij Selim Muja (trajner në KF "Gjilani") nuk ishte fotografi e rastit por dëshmia se tërë karrierën sportive e kaluan së bashku dhe ishin të pandarë.