Awake

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Awake
Awake kopertina
Studio album nga Dream Theater
Lëshuar më 4 tetor 1994
Inçizuar më maj – korrik 1994
One On One studios
Devonshire studio
Zhanri Progressive metal
Zgjatja 1:15:01
Label EastWest
Producent(e) John Purdell
Duane Baron
Kronologjia e Dream Theater
Images and Words: Live in Tokyo
(1993)
Awake
(1994)
A Change of Seasons
(1995)

Awake është albumi i katërt i progressive metal bendit Dream Theater, i lëshuar më 4 tetor 1994. Albumi është shumë më i rëndë dhe më i zymtë se albumet e mëparshme të bendit, si dhe është albumi i fundit me sintisajzeristin Kevin Moore.

Këngët[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. "6:00" – 5:31 (muzika nga Dream Theater, teksti nga Moore)
  2. "Caught In A Web" – 5:28 (Dream Theater, Petrucci/LaBrie)
  3. "Innocence Faded" – 5:43 (Dream Theater, Petrucci)
  4. "A Mind Beside Itself: I. Erotomania" – 6:45 (Dream Theater, instrumentale)
  5. "A Mind Beside Itself: II. Voices" – 9:53 (Dream Theater, Petrucci)
  6. "A Mind Beside Itself: III. The Silent Man" – 3:48 (muzika dhe teksti nga Petrucci)
  7. "The Mirror" – 6:45 (Dream Theater, Portnoy)
  8. "Lie" – 6:34 (Dream Theater, Moore)
  9. "Lifting Shadows Off A Dream" – 6:05 (Dream Theater, Myung)
  10. "Scarred" – 11:00 (Dream Theater, Petrucci)
  11. "Space-Dye Vest" – 7:29 (muzika dhe teksti nga Moore)

Anëtarët pjesëmarrës[redakto | redakto tekstin burimor]

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Këngët 4,5,6 formojnë një suitë tri-pjesëshe të quajtur A Mind Beside Itself. Ato janë të quajtura kështu në pjesën e brendshme të kopertinës së CD-së; sidoqoftë, në pjesën e jashtme të kopertinës këto këngë janë të rradhitura individualisht, duke mos u përmendur fraza "A Mind Beside Itself". Secila nga këto këngë është e treguar veçmas në CD, dhe Dream Theater zakonisht i trajtonjnë ato si këngë të veçanta (individuale) në koncertet e tyre. Por, sidoqoftë, ato janë performuar edhe së bashku (njëra pas tjetrës) në koncertin Live Scenes from New York me emrin "A Mind Beside Itself", pjesa I, II, dhe III.
  • Ngjashëm, këngët "The Mirror" dhe "Lie" mund të thuhet se janë pjesë të një kënge të ndarë në gjysmë. Ato lidhen shumë rrjedhshëm në mes veti dhe gjasojnë shumë me pjesën e këngës "The Mirror" e cila përsëritet në mënyrë alternative në solo-n e "Lie". Edhe pse janë të shkruara nga anëtarë të ndryshëm të bendit, ato ndajnë temat e njëjta: tradhëtinë, besën dhe humbjen e kontrollës.
  • Kevin Moore pas inçizimit të albumit shpalli se do të largohej nga bendi, gjë kjo që sipas John Petrucci-t ishte e papritur. Kështu ai u përjashtua edhe nga proceset e bërjes së albumit (si p.sh. miksimit) dhe nuk u paraqit në dy video-klipet e inçizuara nga bendi.
  • Bendi kurrë nuk e ka performuar këngën "Space-Dye Vest" live. Mike Portnoy ka deklaruar se ata nuk dëshirojnë që ta performojnë këtë këngë pa Kevin Moore, sepse "kënga është e tij", dhe ata nuk do ta përfhinin në album po ta dinin se Moore do ta linte bendin. Moore-it iu janë dhënë disa shansa që ta performojë këtë këngë bashkë me pesë anëtarët e Dream Theater, por deri më tani ai i ka refuzuar të gjitha.
  • Në një shënim të demos së albumit, Mike Portnoy shkruan: "Në prapavështrim, teksti i Kevin-it në këngën "6:00" dhe teksti i John-it në "Innocence Faded" tregojnë të dy anët e keqësimit të marrëdhënieve në mes tyre.

Grafiku performues[redakto | redakto tekstin burimor]

Billboard 200:

  • Awake - #32

UK Top 75 Albums:

  • Awake - #65

Billboard Mainstream Rock Singles: