Azdren Llullaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Azdren Llulaku
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAzdren Llulaku
Datëlindja (1988-02-15) 15 shkurt 1988 (36 vjeç)
VendlindjaIstog, RSF Jugosllavia
Gjatësia1.77 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Gaz Metan Mediaș
Numri7
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2010Sacilese31(8)
2007–2008Südtirol (Huazim)12(0)
2008–2009Domegliara (Huazim)33(11)
2010–2011Tamai33(22)
2011–2012SandonàJesolo30(13)
2012–Gaz Metan Mediaș66(12)
Karriera ndërkombëtare
2013Shqipëria0(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 shkurt 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 7 qershor 2013

Azdren Gani Llullaku (Serbo-Kroacisht Azdren Lulaku, Аздрен Лулаку) (lindur më 15 shkurt 1988 në Istog) është një futbollist kosovaro-shqiptar i cili luan si sulmues me klubin Tobol të Kazakistanit në hua nga Astana dhe me kombëtaren shqiptare.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karriera në Itali Serie D & C[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindur në Istog, Llullaku lëvizi me familjen në Itali ku ai ishte vetëm 12 vjeç. Ai filloi të luajë futboll me A.S.D. Sacilese CalcioSerie D.[1]sezonin 2006–07, ai luajti gjithsej 31 ndeshje dhe shënoi 8 gola.[2]

Ai u bashkua me F.C. Südtirol në Serie C2 në vitin 2007. Në sezonin 2007–08, ai luajti gjithsej 12 ndeshje duke mos arritur dot ta gjej golin.[3]

Në 2008, ai u bashkua me Domegliara duke u rikthyer në Serie D. Në sezonin 2008–09, ai luajti gjithsej 33 ndeshje duke shënuar edhe 11 gola.

Në 2009, ai u rikthye te ish klubi i tij SacileseLega Pro Seconda Divisione (emri i shkuar Serie C2) duke mos luajtur asnjë ndeshje të vetme në sezonin 2009–10.

Në 2010, ai u bashkua me Tamai duke u rikthyer sërisht në Serie D. Në sezonin 2010–11, ai luajti gjithsej 33 ndeshje dhe shënoi një shifër impresionuese 22 gola.

Në 2011, ai vazhdoi të luante me skuadrat e Serie D pasi u bashkua me SandonàJesolo. Në sezonin 2011-12, ai luajti gjithsej 30 ndeshje duke shënuar 13 gola.

Gaz Metan Mediaș[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi shpenzoi 6 vite në Itali, më 24 korrik 2012 ai firmosi me skuadrën rumune Gaz Metan Mediaș. Ai e përfundoi sezonin 2012–13 duke luajtur gjithsej 22 ndeshje (përfhsirë 2 ndeshje në kupën rumune) duke shënuar edhe 5 gola.

Ai e filloi sezonin 2013–14 më 20 korrik 2013 në ndeshjen kundër Săgeata Năvodari që rezultoi një humbje 1–0 me Llillakun që e nisi ndeshjen si titullar por u zëvëndësua në minutën e 77.[4] Ai shënoi më 26 korrik 2013 në një humbje tjetër 1–2 kundër FC Botoșani, ku Llullaku shënoi golin e barazimit të përkohshëm në minutën 54.[5] Më 25 shtator 2013, ai shënoi dy gola në kupën rumune në fitoren 0–4 jashtë fushe kundër Petrolistul Kaproni Boldești.[6]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

FSHF-ja ka raportuar që ka pasur një interes që Llullaku të përfaqsojë Shqipërinë.[7] Ai mori thirrjen e parë nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për të luajtur në ndeshjen kundër Norvegjisë më 7 qershor 2013 në Tiranë, por ai ishte një zëvëndësim i papërdorur gjatë gjithë ndeshjes.[8]

Statistikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klubet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 24 shkurt 2014 [9]

Klubi Sezoni Liga Kupa e ligës Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Sacilese 2006–07 Serie D 31 8 - - - - 31 8
Südtirol 2007–08 Serie C2 12 0 - - - - 12 0
Domegliara 2008–09 Serie D 33 11 - - - - 33 11
Sacilese 2009–10 Serie C2 0 0 - - - - 0 0
Tamai 2010–11 Serie D 33 22 - - - - 33 22
SandonàJesolo 2011–12 Serie D 30 13 - - - - 30 13
Total Serie D 127 54 0 0 0 0 127 54
Total Serie C2 12 0 0 0 0 0 12 0
Gaz Metan Mediaș 2012–13 Liga I 20 5 2 0 - - 22 5
2013–14 Liga I 16 1 2 2 - - 18 3
Total 36 6 4 2 0 0 40 8
Karriera në total 175 60 4 2 0 0 179 62

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2013 0 0
2014 0 0
Total 0 0

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Llullaku, dorit de Lazio şi Chievo". Tribuna.ro (në italisht). 13 qershor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014.
  2. ^ Azdren Llullaku - Carriera - stagioni, presenze, goal - TuttoCalciatori.Net - Schede calciatori con carriera, gol, della serie A, serie B, serie C, serie C1 e serie C2, lega pro, serie D
  3. ^ "San Giorgio: prove generali in vista del derby". Sportnews.bz (në italisht). 27 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2014. Marrë më 28 shkurt 2014.
  4. ^ "Săgeata Năvodari vs. Gaz Metan Mediaş - 20 July 2013". Soccerway.com (në anglisht). 20 korrik 2013. Marrë më 28 shkurt 2014.
  5. ^ "Gaz Metan Mediaş vs. Botoşani - 26 July 2013". Soccerway.com (në anglisht). 26 korrik 2013. Marrë më 28 shkurt 2014.
  6. ^ "Petrolistul Boldești vs. Gaz Metan Mediaş - 25 September 2013". Soccerway.com (në anglisht). 25 shtator 2013. Marrë më 28 shkurt 2014.
  7. ^ Asport (22 prill 2013). "Ekskluzive: Azdren Llullaku vishet kuq e zi". Asport. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. Ai ka thënë se tashmë me kërkesën e zyrtarëve të FSHF-së po bënë gati dokumentacionin për shtetësi shqiptare."Jam duke grumbulluar dokumentete e nevojshme që të aplikojë sa më parë për pasaportë shqiptare, e pastaj besoj ftesën besoj do ma bëj trajneri së shpejti", tha Lullaku
  8. ^ "Shqipëri-Norvegji 1-1, gol spektakolar i Ramës, Hogli barazon në minutat e fundit". BotaSot.info. Marrë më 7 qershor 2013.
  9. ^ Albania - A. Llullaku - Profile with news, career statistics and history Soccerway, 8 maj 2015

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]