Azem Hajdari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Azem Hajdari

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë (1991-1998)
Fotoporteti
Emri Azem
Mbiemri Hajdari
Lindur më 11 mars1963
Lindur në Tropojë
Vdiq më 12 shtator 1998
Kombësia shqiptar
Profesioni politikan
Partia politike Partia Demokratike
Azem Hajdari signature.svg

Azem Hajdari (11 mars 1963 - 12 shtator 1998), ishte një politikan shqiptar, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Azem Hajdari lindi në Tropojë më 11 mars 1963. Shkollën e mesme e kreu në vendlindje. Në vitin 1993 përfundoi studimet në degën e Filozofisë në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1995 diplomohet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Veprimtaria politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Studenti Azem Hajdari ishte udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, që çoi në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe vendosjen e pluralizmit politik. Ai ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë, partia e parë opozitare, dhe Kryetar i Komisionit Nismëtar të kësaj partie. Azem Hajdari ishte deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 1991 e deri sa u vra në shtator të vitit 1998.

Mbas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste të Shqipërisë në vitin 1997, Azem Hajdarit iu bënë disa atentate.

Në qershor të vitit 1997, në Shkallnuer të Durrësit, Azemi Hajdari tentohet të vritet me bombë. Atentati dështoi.

Në gusht të vitit 1997 bandat e krimit i zënë pritë në Sarandë, në Qafën e Buallit.

Më 18 shtator të vitit 1997, mbetet i plagosur i qëlluar me pesë plumba nga deputeti i Partisë Socialiste Gafurr Mazreku, në korridoret e Kuvendit të Shqipërisë.

Më 14 shkurt 1998, organizohet prita e Milotit nga forcat e policisë, të cilat qëlluan me breshëri plumbash në makinën e tij që për fat ishte e blinduar, ku përveç të tjerëve, ndodhej edhe djali i tij 14-vjeçar.

Më 3 qershor 1998, në kohën që po mbështeste luftën në Kosovë, Azemit iu organizua një atentat nga forcat e policisë, të cilat e mbajtën të rrethuar 3 orë. Në këtë atentat mbeti i plagosur ish Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar Bardhyl Pollo.

Më 12 shtator 1998 vritet pabesisht para selisë së Partisë Demokratike nga drejtues të Komisariatit të Policisë të Tropojës.

Azem Hajdari
Memoriali i Azem Hajdarit pranë PD-së

Lajmi për vrasjen e Azem Hajdarit, u publikua nga të gjitha mediat kryesore në botë, nga stacionet televizive më prestigjioze të botës dhe vdekja e tij u cilësua si një humbje e madhe për demokracinë në Shqipëri.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar Ismail Kadare e konsideroi vrasjen e Azem Hajdarit si "Vrasja e Shekullit".

Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në vitin 2002 dekoroi Azem Hajdarin me Urdhrin "Nderi i Kombit".

Mirënjohjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]