Bajram Jashanica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bajram Jashanica
Të dhënat vetjake
Emri i plotëBajram Jashanica
Datëlindja (1990-09-25) 25 shtator 1990 (33 vjeç)
VendlindjaVranidoll, Prishtinë, Kosovë
Gjatësia1.90
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Ballkani
Numri32
Karriera me të rinjtë
2005–2009KF Hysi
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2013KF Hysi80(5)
2013–Skënderbeu65(1)
2013–2014Besa (huazim)23(0)
2020–Ballkani81(3)
Karriera ndërkombëtare
2014–Kosova6(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Bajram Jashanica (lindur më 25 Shtator 1990]) është një futbollist profesionist shqiptar nga Kosova, i cili luan si mbrojtës me klubin kosovar Ballkani, në Albi Mall Superliga e Kosovës dhe ishte pjesë me përfaqësuesen kosovare.[1][2]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mars 2013, Jashanica pati një provë të pasuksesshme me klubin gjerman FSV Frankfurt.[3]

Gjatë sezonit 2013–14, ai luajti i huazuar për një sezon te klubi tjetër i Kategorisë Superiore, KS Besa.[4] Ai e mbylli sezonin me 24 ndeshje në të dyja kompedicionet, ku 23 i luajti në kampionat, me Besën që ra nga kategoria. Falë performancave të mira gjatë sezonit, Jashanica ishte në formacionin më të mirë të sezonit.[5]

Pas mbarimit të huazimit, Jashanica u rikthye te Skënderbeu ku luajti 21 ndeshje në kampionat me Skënderbeun që u shpall kampion për të pestën herë.[6] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 17 Gusht 2014 në Superkupën e Shqipërisë, duke zëvëndësuar mbrojtësin Tefik Osmani për 25 minuat e fundit të fitores 1–0 kundër Flamurtarit, duke fituar kështu trofeun e parë madhor të karrierës.[7]

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skënderbeu Korçë

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Soccerway
  2. ^ Footballdatabase
  3. ^ FSV Frankfurt: Bajram Jashanica im Probetraining
  4. ^ "Merkato e Besës, arrihet akordi me kosovarin Jashanica". Panorama Sport. 27 qershor 2013. Marrë më 24 maj 2015.
  5. ^ "Formacioni, "Kombëtarja" e Kategorisë Superiore". Panorama Sport. 16 maj 2014. Marrë më 24 maj 2015.
  6. ^ "Skënderbeu, kampione e Superligës shqiptare për të pestën herë". Lajm Press. 16 maj 2015. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2020. Marrë më 24 maj 2015.
  7. ^ "Flamurtari e nis keq, Superkupa e Shqipërisë është e Skënderbeut". Gazeta Dita. 17 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 24 maj 2015.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]