Bajram Rexhepi
| Bajram Rexhepi Ish-Kryeministër i Kosovës 4 mars, 2002 - ?, 2004 |
|
| Emri: | Bajram |
| Mbiemri: | Rexhepi |
| Lindi më: | 03 qershor 1954 |
| Vendlindja: | Mitrovicë |
| Profesioni: | doktor, politikan |
Bajram Rexhepi, lindi në Mitrovicë më 03 qershor 1954, është kirurg, politikanë shqiptarë nga Kosova. Ishte kryeministër i parë i IPVQ-ve.
Biografia [redakto]
Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1979 dhe përfundoi studimet pas-universitare në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990. Më pas, ai u bë udhëheqës i qeverisë hije në qytet dhe u zgjodhë i dërguar i Mitrovicës në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë luftës më 1999 me Serbinë, Rexhepi i u bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kaloi tre muaj në male duke shërbyer si mjek në zonën operative të Shalës.
Pas luftës, Rexhepi shërbeu si kryetar i këshillit bashkiak të Mitrovicës dhe Kryetar i pjesës së jugut të qytetit të ndarë, si dhe kreu i degës së organizatës PDK në qytet. Në zgjedhjet e përgjithshme më 17 nëntor të vitit 2001, PDK fitoi 25.7 % të votave, duke u radhitur e dyta pas Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Rexhepi jeton në Mitrovicën veriore me bashkëshorten dhe vajzën e tij.
Emërimi kryeministër [redakto]
Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetsimin e kryeadministratorit të atëhershëm të Kosovës Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si Kryeministrin e parë të Kosovës dhe Ibrahim Rugovën si president; të dy konsiderohen si politikanë të moderuar.
| Kryeministrat e Kosovës | |
|
Bajram Rexhepi | Ramush Haradinaj | Bajram Kosumi | Agim Çeku | Hashim Thaçi |
Lidhjet e jashtme [redakto]
- Intervistë e lirë e Bajram Rexhepit dhënë BBC Shqip - .ram në internet, prill 2007
