Bajtkod

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Bajtkod (ang. bytecode) është term që shfrytëzohet për të përshkruar bashkësi të ndryshme të instruksioneve që janë të dizajnuara për ekzekutim eficient nga ana e interpretuesit softuerik. Këto bashkësi instruksionesh janë gjithashtu të dizajnuara për përpilim të mëtutjeshëm në kodin e makinës.

Emri bajtkod rrjedh nga bashkësitë e instruksioneve që janë të përbëra nga kodet operative një-bajtëshe që janë të shoqëruara me parametra shtesë. Bajtkodi mund të prodhohet nga gjuhët programuese për shkaqe të lehtësimit të procesit të interpretimit, ose për shkaqe të minimalizimit të varshmërisë nga hardueri apo sistemi operativ, ku kjo e bën të mundshme që kodi i njëjtë të ekzekutohet në platforma të ndryshme. Bajtkodi mund të ekzekutohet drejtë për së drejti në makinë virtuale, ose mund të përpilohet më tej në kod të makinës për të fituar performansë më të mirë.

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Java bajtkod