Ballkan Pazar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ballkan Bazar.jpg

Filmi (propaganda) "Ballkan Bazar" i regjisorit Edmond Budina ka si qendër skandalin e zhvarrimeve në fshatin Kosinë të Përmetit. Një bashkëprodhim italo-shqiptar, është xhiruar në Gjirokastër në Kishën e vjetër të Labovës dhe në role interpretojnë aktorët Karafil Shena, Laert Vasili, Visar Vishka, Nikolla Llambri, Erand Sojli, Valentina Xhezo, Marko Bitrarku Catherine Wilkening, etj. Ndërkohë që vetë regjisori Budina interpreton një rol protagonist në film, atë të priftit ortodoks.

Përmbajtja[redakto | redakto tekstin burimor]

Filmi shtjellohet mes dy personazheve femra, Orsola dhe nëna e saj Joli nisen në kërkim të eshtrave të gjyshit dhe babait të tyre, i cili kishte qenë në fakt një veteran francez i varrosur në Itali. Dy gratë gabimisht, qëllimisht apo aksidentalisht, përfundojnë në Shqipëri në vorbullën e pazareve ballkanase ku në shkëmbim të parave mund të blesh edhe eshtrat e të parëve të tu. Filmi i regjisorit Budina tallet me historitë qesharake që përfshijnë personazhet si prifti apo njerëzit e fshatit që kanë nxjerrë në ankand eshtrat e të parëve në shkëmbim të milionave. Në kërkim të eshtrave të gjyshit dhe babait, nënë dhe bijë gjejnë dhe dashurinë në fshatin e humbur në Jug të Shqipërisë. Krejt naive për atë çka ndodh përreth tyre, vajza bie në dashuri me një shqiptar (gazetarin që po ndjek ngjarjen) dhe nëna me një grek (biznesmeni i eshtrave). Kjo është shtylla tjetër e filmit ku kemi përplasjet e mentalitetit ballkanas me atë europian dhe të dyja gratë bien pre e manipulimit ballkanas.

Si u prit[redakto | redakto tekstin burimor]

Filmi iehste nje sukses i plote si per shikuesin shqipatr ashtu edhe per ate perendimor. reagime jo pozitive pati vetem nga qarqe te caktuara greke.