Bamatat

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bamatat është një fshatBashkia e Delvinësrrethin e DelvinësShqipërisë.


Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu fshati Batamat kufizohet me fshatin Bajkaj, nga jugu me Kranenë dhe Kostarin, nga lindja me Vllahatin, nga perëndimi me Stjarin dhe lumin e Kalasës.

Toponimet të fshatit Bamatat[1]

  • Arat e Çarcane – ara, në JP.
  • Balt e Kuqe - vend ku dheu është i kuq, në P.
  • Bregu i Shtufit - breg, në L.
  • Bregu i Vllahatit - breg, në L.
  • Begu i Zi - breg ndërmjet Bamatatit dhe Rusanit, në V.
  • Burim i Baçës Shehut - ara, në J.
  • Burim i Cimbidheve - burim, në P. Mbasi ky burim u rindërtua nga Resmi Sali Mushi, sot thirret me emrin Burim i Resmiut.
  • Gur i Çarçanit - gur i punuar në lashtësi, rreth 1 m e gjysëm i gjatë. Thuhet se këtë gur e ka hedhur dragoi i malit të Burresë, kur nga zemërimi u orvat të godiste Finiqin por guri ra aty, në J. të fshatit (v.Këngë Pop. të Labërisë të F.M.Rr.)
  • Gur i Qiellit - ka qenë një gur i gëdhëndur pranë rrugës, në J. në të cilin lexoheshin gërmat Q-Y. Sot ky gur është zhdukur.
  • Dheu i bardhë - vend ku dheu është i bardhë, në L. edhe në P.
  • Haliqet - ara, në J.
  • Hauri i Shene - ka qënë shtëpi agai, sot gërmadhë, në V.
  • Kodra e Sarahanit - kodër, në J.
  • Kulla e Madhe - kodër e madhe, në J.
  • Kulla e Vogël - kodër e vogël, në P.
  • Lumi i Delvinës - lumë që vjen nga Delvina, në V.
  • Mirashet - ara, në L.
  • Moçalet - ara, në V.
  • Mushau i Fshatit - ara, në P.
  • Pus i Arape - pus i ndërtuar nga fisi i Arape, në qendër.
  • Pus i Mehmetajve - pus i ndërtuar nga fisi Memetajve, në qendër.
  • Pus i Rapit (Rrapit) - pus në qendër.
  • Rapi i Beut - vend ku dikur ka qënë një rrap i pronarit të tokës, në P. Sot nuk figuron.
  • Rapi i Gjatë - rrap shekullor. Për këtë populli beson se është i shënjtë dhe e ka për gjynah ta preki me dorë qoftë edhe degët e këtij kur shqiten dhe bijen përtokë.
  • Rapishtja e Dizdare - ara e rrepe, në V.
  • Shtëpija e Shemshos - gërmadhë shtëpije në një kodër, në J. Shemshua ka qenë pronar i vendit.
  • Shtufet – ara, në P.
  • Ura e Mesareve - urë me tre harqe, në P. I thonë e mesareve sepse ajo qëndron në mes të vendit.
  • Ura e Mushafit - urë betoni, në P.
  • Xhamia e fshatit - ish xhami, regjimi komunist e ktheu atë në dyqane.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshati është banuar me shumicë shqiptare myslimanë dhe ka dy familje ortodoks greqishtfolës. [2]

Familjet në fshatin Bamatat:[3]

Arapaj, Çano (ortodoks greqishtfolës nga Leshnica), Gaçaj, Hakarepaj, Haxhiraj, Iljazaj, Kapllanaj, Koçi (ortodoks greqishtfolës nga Leshnica), Lataj, Mehmetaj, Musaraj, Mushaj, Nexhipaj, Qëndraj, Yzeiraj, Xhekaj.


Kultura dhe Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Flitet se emri Bamatat këtij fshati i ka mbetur nga Baba Matua, njeri i shenjtë që është varrosur në këtë fshat. Edhe sot banorët e këtij fshati duke besuar në shënjtërinë e këtij, shkojnë te varri në turbe ku është varrosur dhe në kohë nate ndezin atje qirinj apo kandile dhe duke lënë atje para.[4]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 440-441. Tregoi: Resmi Sali Mushi, dt.1924, me arsim 8-vjeçar, nga Bamatati, sot me banim po aty. Bamatat, 22 dhjetor, 1994.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 440. "Sot ka mbi 80 familje, ndër këto dy "minoritare" dhe të tjeret të gjitha shqiptare të fesë myslimanë."
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 440.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 440.