Banda e Çoles

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Banda e Çoles
ProdiCaushi97.jpg
Myrteza Çaushi dhe Romano Prodi
Informacione
Prejardhja Flag of Albania.svg Lagjia Çole, Vlorë, Shqipëri
Vite aktiv 1997 - 1999
Ish-anëtarët
Myrteza Çaushi(Zani)
Skerdian Bajrami
Hair Hiraj
Renato Çerçizi
Dorian Saliu
Afrim Rami(Luçiano)-i vrarë
Pëllumb Bajrami-i vrarë
Arben Latifi-i vrarë
Gjikë Gërdhuqi-i vrarë
Stefan Gërdhuqi-i vrarë
Kastriot Gërdhuqi-i vrarë
Leonard Idrizi-i vrarë
Edison Mamo-i vrarë
Taulant Shyti-i vrarë
Ferdinand Tafili-i vrarë

Banda e Çoles e njohur edhe si Banda e Zani Çaushit ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Vlorës gjatë viteve 1997-1999, ku kulmin e aktivitetit kriminal e pati gjatë periudhës Mars-Qershor 1997, kur në Vlorë sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje, gjobëvënie, shkatërrim i institucioneve të shtetit, trafik droge e deri në djegie personash.

Aktiviteti i bandës[redakto | redakto tekstin burimor]

Banda u krijua nga Myrteza Çaushi i njohur ndryshe edhe si Zani, i forti i Vlorës, në Mars të 1997. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Çaushi, ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi pasi kishte disa vepra të rënda penale. Krejt papritur në Shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat së bashku me disa shokë të tij nga lagjia Çole krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet monstruoze që ka kryer.

Një i moshuar duke mbajtur një foto të Myrteza Çaushit, 15 Gusht 1997

Kronologjia e bandës së Çoles[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Mars 1997 : Formohet banda. Ajo bashkëpunon ngushtë me Komitetin e Shpëtimit të Vlorës.
  • 7 maj 1997 : Mirret peng tregtari nga Tepelena Artur Gjoshi dhe miku i tij, Pëllumb Petriti. Kjo ngjarje solli një përplasje të ashpër midis bandave të Vlorës dhe atyre të Tepelenës.
  • 8 maj 1997 : Rrëmbehet tregtari Foto Kola, pas torturave lirohet për 500.000 lekë.
  • 9 maj 1997 : Vritet Bernard Duçka me nofkën “Kuqo”, që kishte shkuar për të ndërmjetësuar për lirimin e Gjoshit. Kundërshtarët për t’u hakmarrë rrëmbejnë vëllanë e ushtarit të Zanit, Avdyl Bajrami, të cilin e vrasin.
  • 11 maj 1997 : Vriten Neritan dhe Edmond Dedenika.
  • 19 maj 1997 : Vritet Arben Latifi, shok i ngushtë i Zanit dhe Gjergj Cukalla. Zani vret Niko Borakun pasi e kanë torturuar.
  • Korrik 1997 : Rrëmbehet Sokol Kamberi.
  • 28 shtator 1997 : Kapet Zani Çaushi dhe anëtarët e bandës së tij.
  • 5 gusht 1997 : Tentohet të vilet një gjobë 10 milionë lireta italiane në Laprakë, Tiranë.
  • 23 qershor 1997 : Rrëmbehet kryetari i Komunës Novoselë, Kanan Shakaj, lirohet i torturuar pasi u paguan 200 milionë lekë.
  • 1998 : Zani dhe shokët e tij arrestohen. Mbahen gjyqi ndaj tyre, por lirohen për mungesë provash.
  • 1999 : Zani arrestohet dhe dënohet me burgim të përjetshëm, për vrasje, grabitje, armëmbajtje pa leje dhe përdhunime.

Marrëdhëniet me Komitetin e Shpëtimit dhe politikën[redakto | redakto tekstin burimor]

Banda e Çoles u bë mbështetëse kryesore e Komitetit të Shpëtimit të Vlorës, duke u kthyer në forcën e armatosur të Komitetit. Zani ruajti delegatët e Komiteteve të Shpëtimit nga i gjithë vendi, në mbledhjen e tyre më 28 Mars 1997. Gjithashtu ai ishte truproja i kryeministrit italian, Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Vlorë në Prill 1997, pas Tragjedisë së Otrantos. Megjithatë marrëdhëniet midis Zanit dhe Albert Shytit, Kryetar i Komitetit të Shpëtimit nuk ishin të mira. Shyti i deklaronte më 19 Prill 1997, gazetës italiane Corriere della sera :“Zani nuk është asgjë. Nuk është anëtar i Komitetit, ai punon vetëm. Ju italianët i jepni atij shumë rëndësi. Unë jam i vetmi që e luftoj Sali Berishën. Unë jam lideri!” Zani ishte mbështetës i Partisë Socialiste dhe kundërshtar i Berishës. Ai ishte truprojë e Skënder Gjinushit gjatë fushatës për zgjedhjet e qershorit 1997. Drejtuesi i komisariatit të policisë së Vlorës, Milto Kordha i vendosur në këtë post nga Komiteti i Shpëtimit në mars 97, deklaronte për Corriere della sera :“Në Vlorë ka 5 banda. Ajo e Zanit është një shoqatë e armatosur që ndihmon njerëzit. Janë 12 persona që nuk shkaktojnë probleme. Zani është një nga patriotët e shumtë.

Bandat rivale[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit(shpesh herë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit. Kjo e fundit u eliminua gjatë Masakrës së Levanit më 28 Mars 1997. Sipas një dëshmie të Izet Haxhisë, kjo bandë u nis për të eleminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë. Rivalitetin më të madh banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 Maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait. Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të mirrte autoblindat e policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]