Banda e Altin Dardhës
Banda e Altin Dardhës ishte një grup kriminal që veproi në qytetin e Beratit gjatë vitit 1997, kur në Berat sundonte anarkia. Anëtarët e bandës akuzohen për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje dhe gjobëvënie.
Krimet [redakto]
Kjo bandë kreu krime nga më të tmerrshmet. Altin Dardha ne vitin 1997, ishte nje prej personazheve me te frikshem te Beratit. Ai konsiderohej si nje vrasës me gjak te ftohte, dhe hakmarrjen ndaj vellezerve Tomorri ne Berat, e organizoi per shkak se i kishin vrare babane e tij ne qender te Beratit, duke punuar si kambist. Kjo është edhe zanafilla e bandës. Altin Dardha dhe banda e tij kanë kryer mbi 120 vrasje, ku vetëm 63 i ka kryer Altin Dardha. Zona që kjo bandë sundonte shtrihej nga hyrja e Beratit deri tek ura e Goricës.
Bandat rivale [redakto]
Banda e frikshme e Altin Dardhës kishte rivalitet me bandën e Lul Cakës, mbështetës i Partisë Demokratike. Vrasjet midis dy bandave qenë të shumta dhe makabre duke e terrorizuar gjithë qytetin e Beratit. Nga grupi i Altin Dardhës, në Qershor 1997 doli banda e Otllakut, që i bëri atentat Altin Dardhës.
Referenca [redakto]
- Gazeta Albania: Ekzekutohet vellai i Dritan Zhukes, vrasesit te bandes se Altin Dardhes
- Gazeta Shekulli: Denohet me 25 vite burg ushtari i Altin Dardhes
- Koha Jonë: Apeli, burg perjete Kastriot Jaupajt
- Koha Jonë: Ritregohen krimet e Altin Dardhes
- Top Channel: Kapet "kasapi" i bandes se Altin Dardhes
- Gazeta Korrieri Vrasesit me pagese
