Banka islame

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Banka Islame si edhe ajo konvencionale , ka burimin e vet të mjeteve dhe formë të shfrytezimit të saj.

Format e Financimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Mushareka - Partneritet ose Ortakëri

Mushareka përfaqeson një metod të financimit islam të projektit ndërmjet dy ose më shumë palëve.Partnerët ose Ortakët marrin pjesë bashkarisht në formimin e kapitalit fillestar mushareka dhe veprojnë në bazë të marrëveshjes.Princip i funksionimit është se behët ndarje edhe e fitimit edhe e humbjes.

Murabaha - shitja në bazë të urdhërit

Kjo është një transakcion financiar e cila bazohet në marëdhëniet shitje-blerje ku blehet malli dhe shitet me një provision të caktuar për profit të ndërmjetësit a në këtë rast bankës.

Mudarabah

Mudarabah është marrëveshjet ndërmjet dy palëve e ku kjo marrëveshje përfundon me ndarjen e profitit pas përfundimit të projektit.Njëra palë përfaqëson kapitalin si udhëheqës ndërsa pala tjetër përfaqëson agjendin.Mudarabaha mund të specifikohet sipas karakterit të thjeshtë.Marrëveshja Mudarabah përfaqëson një marrëveshje të besimit sipas së cilës partneri aktiv menaxheri i ri , ai nuk garanton për problemet që lindin , vetëm në rast të mallverzimit , thyerjes së obligimeve ose delikuencë.

Financimi Al Salam

Al Salam merret me shitjen e mallrave të cilat sakëtisht nuk janë present në rastin e pagesës së cmimit.Kushtet për validitet të marrëveshjes janë:dy palët( blerësi i mallit dhe shitës i mallit) , malli i kontraktuar ( objekt transakcioni) dhe ai mall i kontraktuar duhet t`i përshtatet rregullave të sheriatit.

Istisna (Financimi i zanateve)

Istisna përfaqëson njërën prej metodave të cilën banka mund ta shfrytëzoj që t`i plasoj mjetet e saja.Banka , në realitet përfaqëson një partner i cili del në tender dhe merrë disa projekte të caktuara në përgjegjësi të saj , cka don të thotë se ajo realizon atë project( parimisht në ndërtimtari , prodhimtari , hulumtim).Ajo atë projekt mund ta kontrolloj dhe verifikoj në kompanitë e specijalizuara e cila nuk ka qenë në gjendje për pjesëmarrje në tender.Kështuqë ky operacion banker është i përshtatshëm edhe për prodhime të parealizueshme ose të kushtueshme mjaft.

Ixharah (huazimi ose lizingu)

Ixharah definohet si pagim të shërbimit nga shfrytëzimi i një të mire të caktuar për periudhën e kontraktuar.Ekzistojnë dy lloje të ixharas: 1.Ixharah operative e cila përfaqëson marrëveshje e cila nuk kryen bartjen e pronësisë së mjetit të huazuar në bazë të objektit që ka huazuar. 2.Ixharah muntahia bittameek , cka ka kuptimin e “ huazim në bazë të shitjes”.Kjo është një marreveshjë e cila kryen bartjen e pronësisë së sendit të huazuar.