Barcelona

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Barcelona
Qytet
Njohur si Ciutat Comtal, Barna, BCN
noform
Kah orar:Pamje ajrore e Barcelonës,La Barceloneta, Camp Nou, Diagonal Mar, Sagrada Familia dhe kështjella e tre dragonjve (Castell dels tres Dragons)
Vendndodhja
Barcelona (Spanjë)
Barcelona
Administrimi
Shteti Flamuri Spanja
Kom. autonom Katalonia
Provinca Barcelona
Kamarka Barcelonès
Kryetari i Bashkisë Xavier Trias i Vidal de Llobatera
Partia CiU
Statistika dhe Transporti
Lartësia 12 m (m.n.d.)
Vendasit barcelonas/e
Sipërfaqja 101.9 km2
 •  urbane 803 km2
Zona Kohore UTC+1
Kodi Postal 08001–08080
Prefiksi +34 (Spanja) 93 (Qyteti)
Demografia
Popullsia 1,621,537 banorë
 •  urbane 4,210,000 banorë
 •  aglomerati 5,083,000 banorë
Dendësia 15,991 banorë/km2
Faqja Zyrtare www.bcn.cat

Barcelona është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar i Katalonisë dhe qyteti i dytë më i madh në Spanjë, pas Madridit, me një popullsi prej 1,621,537 brënda kufijve të saj administrativë në një sipërfaqe prej 101,4 km2. Zona urbane e Barcelonës shtrihet përtej kufijve administrative të qytetit me një popullsi prej mbi 4.2 milion në një sipërfaqe prej 803 km2, duke qenë zona e gjashtë më e populluar urbane në Bashkimin Evropian pas Parisit, Londrës, zonës së Ruhrit, Madridit dhe Milanos. Rreth 5 milionë njerëz jetojnë në zonën metropolitane të Barcelonës. Ajo është gjithashtu metropoli më i madh i Evropësbregdetin mesdhetar. Ajo ndodhet në bregdetin e Mesdheut midis grykëderdhjeve të lumenjve Llobregat dhe Besòs dhe kufizohet në perëndim nga vargmali i Serra de Collserola maja më e lartë e të cilit është 512m.

Barcelona është sot një nga qendrat ekonomike, tregëtare, turistike dhe kulturore kryesore të botës, dhe ndikimet e saj në arsim, argëtim, media, modë, shkencë, art kontribuojnë në statusin e saj si një nga qytetet më të mëdhenj globalë të botës. Në të vërtetë, ajo është një qendër e madhe ekonomike dhe një qendër financiare gjithnjë në rritje (Diagonal Mar). Barcelona është një qendër transporti, me një nga portet kryesore të Europës, një aeroport ndërkombëtar, që i shërben rreth 30 milionë pasagjerëve në vit, me një rrjet të gjerë autorrugësh dhe është një qendër e hekurudhës me shpejtësi të lartë, që lidhet me Francën dhe pjesën tjetër të Europës.

Themeluar si një qytet romak, Barcelona u bë kryeqyteti i Qarkut të Barcelonës. Pas bashkimit me Mbretërinë e Aragonit, ajo u bë një nga qytetet më të rëndësishme të Kurorës së Aragonit. Rrethuar disa herë gjatë historisë së saj, Barcelona ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe është një qendër e rëndësishme kulturore dhe një destinacion i madh turistik. Veçanërisht të njohura janë veprat arkitekturore të Antoni Gaudít dhe Lluís Domenech i Montanerit që kanë hyrë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Qyteti është i njohur edhe në kohët e fundit për Olimpiadën Verore 1992. Selia e Bashkimit për Mesdheun ndodhet në Barcelona.


Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Evolucioni demografik, 1900–2007, sipas Institutit Kombëtarë të Statistikave, Spanjë

Sipas një regjistrimi të bërë më 1 qershor, 2006 popullsia e Barcelonës ishte 1.673.075 njerëz dhe duke përfshire popullsinë urbane 4.992.193, me të tërë metropolin 4.992.193 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 15,799 banorë për kilometër katror. 62% e banorëve ishin Katalonjas, 13,9% vinin nga pjesa tjetër e Spanjës, 13,9% vinin nga shtete të tjera si : Ekuadori, Peruja, Maroku, Kolumbia, Argjentina, Pakistani dhe Kina. Si gjuhë kombëtare spanjishtja njihet vetëm në universitete ndërsa 95% e popullsisë kupton gjuhën katalonjase, ku 74,6% e flasin atë, 75% e lexojnë, 47.1% mund ta shkruajnë. Edhe pse popullsia është katolike (208 kisha) ka edhe të besimeve të tjera si: evangjelistë, jehovai, budistë dhe disa myslimanë që kanë emigruar në drejtim të qytetit. Në 1990 Barcelona kishte një popullsi prej 530.000 banorësh e cila rritej dalëngadalë deri në 1950 kur filluan të vinin njerëz të ndryshëm nga qytetet spanjolle pak të industrializuara. Popullsia e Barcelonës shkoi në 1979-n në 1.906.998 banorë dhe filloi të ulej përgjatë viteve 1980-1990 sepse shumë njerëz u larguan në qytetet e jashtme të metropolit. Në vitin 2000 qyteti numëronte 1,496,266 banorë por shifrat u rritën sepse shumë të rinj duke përfituar nga çmimet e ulëta te banesave u vendosën në këtë qytet.

Barcelona

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]