Bashkim Ahmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bashkim Ahmeti ose Bashkim Izano, lindi në Gjirokastër në vitin 1949, ëshë piktor shqiptar.

Ka mbaruar Liceun Artistik në 1968 për pikturë. Më pas është diplomuar në Akademinë e Arteve, dega skenografi. Ka punuar tre vjet në Gjirokastër në Muzeun Historik. Më pas ka punuar në Muzeun e Skëndërbeut në Krujë, si dhe në Muzeun e Enver HoxhësTiranë. Më pas punon si pedagog në Akademinë e Arteve. Në ‘94 ka hapur një ekspozitë në Danimarkë. Në ‘95 largohet në Amerikë, ku dhe hap ekspozitë në Nju Xhersi në qendrën e artit viziv.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]