Bashkim Kuçuku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bashkim Kuçuku Ka lindur në Konispol dhe po aty kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ka kryer për gjuhë shqipe dhe letërsi, në Universitetin e Tiranës.

Kritik letrar e studiues, redaktor në gazetën letrare "Drita" (1974 – 1985), kryeredaktor i gazetës "Çamëria – vatra amtare" (1991 – 1995), kryeredaktor i revistës "Universi Shqiptar i Librit" (1997 – 2001), është profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës (1986).

Ka botuar dhjetëra artikuj e studime në revista shkencore e letrare në shqip, si dhe në gjuhë të huaja, ka kumtuar në Konferenca Shkencore Kombëtare dhe Ndërkombëtare, në hapësirën shqipfolëse dhe jashtë saj, në Greqi, Itali, Rusi, Bosnjë etj.

Botime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]