Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
ITU
Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
  • International Telecommunication Union
  • Union internationale des télécommunications
  • Unión Internacional de Telecomunicaciones
  • Международный союз электросвязи
  • الاتحاد الدولي للاتصالات
  • 国际电信联盟
Lloji i OrganizatësAgjenci e specializuar
AkronimetITU
UIT
KryetarHoulin Zhao
StatusiAktive
Themeluar më17 maj 1865
Zyrat qendroreGjenevë, Switzerland
Webfaqjawww.itu.int
Org degë eOrganizata e Kombeve të Bashkuara

Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (anglisht: International Telecommunication Union (ITU); frëngjisht: Union Internationale des Télécommunications), është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara (OKB), që është përgjegjës për çështjet që kanë të bëjnë teknologjinë e informacionit dhe komunikimit [1].

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ITU u themelua në vitin 1865 në Konventën Ndërkombëtare të Telegrafit; kjo e bën atë një nga organizatat ndërqeveritare më të vjetra në botë [2][3]. ITU u bë një agjenci speciale e Kombeve të Bashkuara në vitin 1947.[3]

Sektorët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radiokomunikacioni (ITU-R)
Themeluar në vitin 1927 si (International Radio Consultative Committee CCIR, "Comité consultatif international pour la radio") ky sektor administron spektrin e frekuencave ndërkombëtare të radios dhe burimet e orbitë satelitore.
Standardizimi(ITU-T)
Standardizimi ishte qëllimi origjinal i ITU që nga fillimi i tij.
Zhvillimi (ITU-D)
Themeluar në vitin 1992, ky sektor ndihmon përhapjen e barabartë, qasjen e qëndrueshme dhe të volitshme në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK).
ITU TELECOM
ITU Telecom organizon ngjarje të mëdha në botë për komunitetin e TIK. ITU Telecom World 2011[4] ishte 40 vjetori i ITU Telecom me organizimin e parë në vitin 1971.

Anëtarësia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shtetet anëtare të Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit

Anëtarësia e ITU është e hapur për qeveritë, të cilat mund të bashkohet me Bashkimin si Shtetet Anëtare, si edhe për organizatat private për transport, prodhuesit e pajisjeve, organe finaciare, organizata për hulumtim dhe zhvillim, organizatat rajonale dhe ndërkombëtare të telekomunikacionit, të cilat mund të bashkohen ITU-së si anëtarë të sektorit pa të drejtë vote [5].

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ International Telecommunication Union
  2. ^ Norman A. Graham; Robert S. Jordan (22 tetor 2013). The International Civil Service: Changing Role and Concepts (në anglisht). Elsevier. fq. 105. ISBN 978-1-4831-4799-4.
  3. ^ a b Carl Malamud (1992). Exploring the Internet: A Technical Travelogue (në anglisht). Carl Malamud. fq. 384. ISBN 978-0-13-296898-0.
  4. ^ "Welcome to ITU TELECOM WORLD 2011 | ITU TELECOM WORLD 2011" (në anglisht). Itu.int. 27 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 qershor 2011. Marrë më 9 korrik 2012.
  5. ^ "Constitution of ITU: Chapter I – Basic Provisions" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2013. Marrë më 14 prill 2013.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]