Bathë të njoma jahni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bathët pastrohen nga bishti, maja e fijet, vendosen në enë me ujë, kripë e limontoz që të mos nxihen, shpëlahen, zihen 8-10 minuta dhe kullohen.

Në enë me yndyrë kaurdiset qepa sa të zverdhet, hidhen bathët pjesë e kaurdisen. Shtohet pak salcë, kopër, ujë sa të mbulohen, vihet kapaku dhe zihen në zjarr të ngadaltë. Gjatë shërbimit sipër i hidhet kos i thartë.

Bathët bëhen të shijshme kur gjatë zierjes u hidhen disa kokrra kumbulla të papjekura. Gjellës në fund i hidhet sipër kopër e grirë hollë.

Shënim: Gjatë kaurdisjes bathëve mund t'u hidhet dhe pak miell.

Për 4-5 veta :

  • Bathë 1,5 kg,
  • vaj 3 filxhanë kafeje,
  • qepë 2-3 kokrra mesatare,
  • salcë 1 lugë gjelle,
  • kopër 1 tufë,
  • kos 2-3 lugë gjelle për çdo person,
  • miell 1 lugë gjelle.