Bedeleni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bedelen
Μπετελένιον
Fshat
Emri i banorëveBedelenjot ose Bedelenas

Bedelen (greqisht: Μπετελένιον/Betelénion) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga jugu Bedeleni kufizohet me Sharatin, nga lindja me Koriqanjin, nga perëndimi me Dramësin, nga jugperëndimi me Peshtanin dhe nga veriu me lumin Kalama.

Toponimet të fshatit Bedelen:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]

  • Ara e Kollopriftit - arë në mal, ku ndodhen disa gërmadha, në V.
  • Ara e Kominit - arë, në J.
  • Ara e Mersinit - arë, në L.
  • Ara e Migulit – arë, në J.
  • Balli i Arës - shesh e mone bagëtish, në L.
  • Balli i Dushkut – pyll, në J.
  • Bira e Gravanit - shpellë, në V. “Kjo ka klënë shpellë hajdutësh dhe ishtë strehuar Gravani, një kapetan hajdutësh. Aty janë gjetur para të vjetra, një kup’ ari dhe gjalpinj ari”.
  • Bira ne Buza — shpellë, në V.
  • Birat e Mingladhezës - shpellë në mal, në V.
  • Breg i Malit – breg, në P.
  • Bregu i Mesëm - breg, në J.
  • Buzat - faqe mali shkëmbore, në V.
  • Faqa e Kroit - pyll i madh, në JL.
  • Fluarthi - ara, në JL.
  • Grika e Shkozës - luginë, në J.
  • Gurët e Trreshë - gurë të mëdhenj e kullotë, në V.
  • Guri i Glatë - gur i lartë, në L.
  • Hunda e Samines – kodër shkëmbore, në V.
  • Hunda e Stananos - hundë mali, në L.
  • Hunda e Shkëmbit Dhafnës - majë mali, në JL.
  • Hundat e Shpellave - pesë shpella, në J.
  • Jurtet - ara e baça me fiq, në P.
  • Kalaj’ e Malit Glatë - kala e vjetër, në P.
  • Kémat Mal - brinjë në mal, në L.
  • Kroi i Ariut — krua në mes të një pylli, në JL.
  • Ksaret – mal, në JL.
  • Lëm i Beut - kodër e vogël e veshur me dushk, në L.
  • Mal i Glatë – mal, në P. Mal i Bedelenit dhe i Peshtanit.
  • Monej’ e Dhive - mone e gurtë dhe stan, në V.
  • Monet e Shuaipit – shpat, në L.
  • Ne Burimat e Hoxhës – burim, në J.
  • Ne Perét - sterra, në L.
  • Palostani – shpat, në P.
  • Parasporet - ara e ulli, në JL.
  • Peramë – kullotë, në V.
  • Perët – kullotë, në L.
  • Pill i Trobës - pyll, në P.
  • Pllaj’ e Raqit - pllajë, në V.
  • Port’ e Gravës - shpellë, në V.
  • Pus’ i Ademit - pus i vjetër, në J.
  • Pus’ i Arës - pus në mal, në L.
  • Pusi Përtej - pus ku mernin ujë, në L.
  • Pus’ i Trobës – pus, në JP.
  • Qaf’ e Dardhës – qafë, në L.
  • Qaf’ e Malit - qafë, në P.
  • Radhoi Madh - varg shkëmbor në Malin e Glatë, në P.
  • Rrahu i Shtogut – pyll, në JP.
  • Rripat - ara e ullinj, në V.
  • Rripat e Dushanit – ara, në J.
  • Sope - vend shkëmbor e kullotë, në V.
  • Spitharët - vende gropa që mbajnë ujë, në JL.
  • Shesh i Koritës - shesh në mes të pyllit, në J.
  • Shkallazët - rrugë në mal që kalon për në Dramës, në P.
  • Shkémjet e Garos – bregore, në J.
  • Shkëmbi Dharnos - breg shkëmbor, në J.
  • Shkëmb i Kuq - shkëmb, në V.
  • Shkëmb i Madh – shkëmb, në P.
  • Shkëmb i Sopes – shkëmb, në V.
  • Shtrung e Gurtë - shtrungë e vjetër prej guri, në L.
  • Shtrung e Reshitit - shtrungë e gurtë, në JL.
  • Troba – pyll, në J.
  • Themua – bregore, në J.
  • Vërtopthi - ara në pyll, në J.
  • Vreshtat' - ara, në V.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Bedelen:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

Çuçenj, Bellenj, Sherifenj.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 150-151.Treguan: 1) Elmaz Husi, 65 vjeç, punëtor, analfabet, refugjat i 1944-ës. 2) Qazim Mersini, 63 vjeç, punëtor, pensjonist, analfabet, refugjat i 1944-ës, nga Bedeleni. 3) Xhevdet Malaj, 45 vjeç, punëtor, me arsim 7 vjeçar, nga Sharati i Çamërisë, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Vlorë. Vlorë. më 10.12.1969.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 150.