Bedri Emra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bedri Emra lindi në vitin 1942 në Gjakovë, Kosovë, është piktor shqiptar.

Page Stampa:Infobox/Pictogramme/artist.css has no content.
Bedri Emra


Ditëlindja 1942
Vendlindja Gjakovë
Kombësia Shqiptar
Zhanri Modern

modifikoni Konsultoni dokumentacionin e stampës

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bedri Emra herët u inkuadrua në krijimtarinë tonë figurative,duke evoluar me rriten dhe zhvillimin e saj. Ai lindi më 1942 në Gjakovë. Akademinë e Arteve (sesioni i pikturës) e mbaroi ne Prishtinë, në klasën e artistit dhe pedagogut të mirënjohur Muslim Mulliqi. Në saje të talentit, por edhe punës së palodhshme, Bedriu arriti rezultate të konsiderueshme në fushën e arteve figurative, gjë qe provojnë paraqitjet e tij individuale e kolektive. Në fillim të vitit 1963 u anëtarësua në Shoqatën e Artistëve Figurativ të Kosovës, dhe si anëtarë i saj mori pjesë në shumë ekspozita të hapura në Kosovë, dhe në suaza ndërkombëtare, konkretisht, në Katovicë të Polonisë, në Kozencë, Aman, Damask, Ankara, Aleksandri, Montreal, Solin, Budapest, Athinë, etj. Krijimtarija katërdekadëshe e Bedri Emrës, manifestohet përmes dy disiplinave figurative, e këto janë : vizatimi dhe piktura.

Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bedri Emra ka studiuar jashtë vendit në shtetet si : Austria, Italia, Gjermania, Franca, Hungaria e Greqia, kurse specializimet i ka bërë në Bashkimin Sovjetik dhe Francë.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga viti 1963 si anëtarë i SHAFK-së është i pranishëm në shumë ekspozita si brenda dhe jashtë vendit. Përfaqëson denjësisht artin piktural bashkëkohor kosovar dhe njëherit tërheq vëmendjen e artdashësve dhe kritikës me veprat e tij, të cilat imponohen si krijime të një individualiteti të formuar artistik.

Shpërblime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga shpërblimet më të njohura që iu janë ndarë Bedri Emrës janë :

  • 1979 Shpërblimi i parë për pikturë të Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë.
  • 1973 Shpërblimi blerës në Sallonin e tetorit Beograd.
  • 1976 Shpërblimi blerës i Sallonit Pranveror në Prishtinë.
  • 1977 Shpërblimi i parë i Bienalit të Dytë të Vizatimit në Prishtinë.
  • 1975 Shpërblimi blerës në Ekspozitën Portreti JugosllavTuzëll dhe shumë mirënjohje dhe shpërblime të tjera.

Ekspozitat personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekspozitat kolektive[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tekste të zgjedhura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]