Bedri Myftari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bedri Myftari
U lind në21 dhjetor 1938
Vdiq8 nëntor 2013
Tiranë
Kombësiashqiptar
Shtetësiashqiptar
Profesionishkrimtar

Bedri Myftari (Sklav, 21 dhjetor të vitit 1938 - Tiranë, 8 nëntor 2013) ka qenë gazetar dhe shkrimtar shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Sklav të Filatit. Në moshën 5-6 vjeçare, me gjithë familjen, u detyrua ta lerë vendlindjen e vet, Çamërinë, i detyruar nga holokausi i monarko-fashistëve grekë dhe erdhën e u vendosën në Shqipëri. Shkollën shtatëvjeçare e kreu në Fier, të mesmen, një teknikum financiar, në Tiranë, po ashtu edhe gjimnazin në Tiranë.

Në fillim të viteve ’60 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”. Ka filluar të shkruajë që në moshë fare të re. Është pranuar anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) në vitin 1966. Në këtë kohë kishte botuar vëllimin me tregime “Fluturzat e borës” dhe “Mbrëmjet e qytetit tim”, me të cilat ka marrë çmim të dytë dhe të tretë në konkurset kombëtare.

Gjatë kësaj kohe një grup të rinjsh: Bedri Myftari, Suzana Selenica, Bilal Xhaferri, Namik Mane, Zyhdi Morava, Faik Ballanca, Roland Gjoza, Kostandin Dhamo, Sadri Ahmeti, etj, nisën të shkruajnë me dorë të lirë kundër realizmit socialist. Ky grup u zbulua nga organet e sigurimit të shtetit dhe u quajt “grupi i të rinjve kundër vijës së partisë në art dhe letërsi” dhe shumica e anëtarëve, me kryetar grupi Bedri Myftarin, u dënuan për agjitacion e propagandë kundër vijës së partisë në art dhe letërsi. Të gjithëve iu hoq e drejta e botimit për 20 vjet.

Pas lirimit nga burgu Bedriu punoi në disa ndërmarrje në Tiranë.

Pas shembjes së diktaturës komuniste Bedriu punoi si gazetar në gazetën “Kosova”, kryeredaktor i gazetës “Tribuna Demokratike”, përgjegjës redaktor në gazetën “Emigranti shqiptar” që dilte në Evropë, kryeredaktor i gazetës “Bota shqiptare” dhe “Çamëria”. Bashkëpunoi me gazetën “Drita” dhe revistën "Krahu i shqiponjës”, organ i OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri", ku vazhdon të botojë publicistikë dhe krijimet e veta letrare.

Ndërroi jetë në Tiranë më 8 nëntor 2013.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]