Bedri Tahiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Bedri Tahiri
U lind mëGalicë Drenicë
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrareprozë, poezi

Bedri Tahiri (1956), shkrimtar shqiptar nga Drenica.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bedri Tahiri u lind në GalicëDrenicës1956. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Që nga janari i vitit 1980 ligjëron lëndën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë.[1]

Krahas punës edukativo-arsimore dhe veprimtarive të tjera shoqërore, merret edhe me artin letrar. Me shkrime ka zënë të merret qysh herët. Shkrimet e tij letrare-historike- dokumentare-publicistike mund t’i gjesh nëpër faqet e revistave e të gazetave shqipe që dalin në Prishtinë, në Tiranë e në mërgatë. Merr pjesë nëpër Simpoziume e Sesione shkencore me tema hulumtuese shkencore. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve të Durrësit, nënkryetar i Art Clubit “Rifat Kukaj”, i cili u themelua më 2014, bashkëthemelues i Klubit Letrar “Latif Berisha” në Vushtrri etj.

Gjatë tërë kohës së luftës sonë çlirimtare qëndroi në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime e ditar lufte dhe gëzon statusin e Veteranit të UÇK- së. Për suksese dhe të arritura në punën me nxënës, në krijimtari dhe në hulumtime shkencore, ka marrë shumë Dekorata, Mirënjohje, Falënderime e Plaketa. Më 27 Nëntor 2007, “Kompleksi Përkujtimor ADEM JASHARI” i ka lëshuar një Falënderim për kontributin e dhënë, diku mbi 27. 000 euro, nga librat e shitur...Nërkaq, më 26 gusht 2012, nё Poetika mbarёkombёtare “Ndue Bytyçi 2012”, organizuar nё Malin e Dajtit, gjegjësisht në Tiranë, u vlerësua me çmimin ”Hasan Prishtina.

Në Ditën e Çlirimit, më 17 qershor 2015, Komuna e Vushtrrisë e nderoi me çmimin PENA E ARTË.

Krijimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjeografia e veprave të Bedri Tahirit është e plotë, ajo përfshin gjithë Trojet Etnike Shqiptare. Edhe idetë e veprave bartin mesazhe të qarta dhe të gjitha nënkuptojnë synimet tona shekullore që konsistojnë në ribashkimin tonë kombëtar. Ky krijues i palodhur nuk pushon për asnjë çast. Pena e tij e mprehtë nuk i lëshon lehtë as dukuritë negative të aktualitetit tonë shoqëror. Deri tani ka botuar këto vepra:

  • Azem Bejtë Galica, 1995,
  • Përmendorja që mungon, 1997,
  • Hys Popova- një yll në Yllësinë shqiptare, 1998,
  • Adem Jashari- legjendë e legjendave, 1999,
  • Përjetësia, 2000,
  • Agu i lirisë (e ribotuar dy herë), 2001,
  • Drenica- një shekull trimërie (u ribotua tri herë),  2002,
  • Përtëritja, 2002,
  • Flakadanët e lirisë 1, 2004,
  • Drejtësia në sprovë, 2005,
  • Azem Bejtë Galica (botimi i dytë i  plotësuar), 2005,
  • Flakadanët e lirisë 2, 2006,
  • Nga Shqipëria në Shqipëri, 2007,
  • Flakadanët e lirisë 3, 2007,
  • Adem Jashari- legjendë e legjendave (botim i nëntë), 2008,
  • Hasan Prishtina- Truri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, 2008,
  • Abdyl Krasniqi- frymëzes brezash, 2009,
  • Diferencimi (Tregime), 2010,
  • Për Flamurin kuqezi, 2010),
  • Vesel Galica atdhetar dhe mentar i shquar, (2010),
  • Nё Grykё tё Valbonёs. (2011), 
  • Flakadanёt e lirisё 4, (2012,
  • Ramadan Bajraktari... (2012),
  • Përsiatje recensionale, (2013),
  • Gur i diellit shenjëtor, (2013)
  • Atdhetarizmi jeton në përjetësi, (2013),
  • Përmendorja që mungon, (2014),
  • Toponimia e Galicës. (2014),
  • Jashar Jashari- Komandant DURAKU. (2015),
  • Ligjërime e përimtime,  (2015),
  • Lufta e Drenicës... (2015),
  • Drenica – Djepi i trimërisë, (2015)
  • Përshtypje nga Franca. (2016).[2]

I ka të gatshme për botim edhe këta libra:

  • Fehmi e Xhevë Lladrovci- të pandarë edhe në përjetësi,
  • Flakadanët e lirisë 5,
  • Xhemë Tërnafci- Sugari i Çetës,
  • Poezi e tregime,
  • AGIMI I LIRISË,
  • Interferime historiko- letrare,
  • Metamorfoza (tregime) etj.

Në vitin 2008 doli nga shtypi libri “Opusi krijues i Bedri Tahirit- lapidar për dëshmorët e lirisë”, përgatitur nga Zenun Gjocaj e Xhavit Aliu, ndërkaq, vjet, në korrik 2015, u botua edhe libri “Pena e Bedri Tahirit përjetëson lavdinë tonë kombëtare” të autorëve Xhemail Peci e Xhevahir Cirongu. Në fundvitin 2016, studiuesi i njohur Xhemail Ali Peci nxori në dritë librin “Zemër-thirrja e Bedri Tahirit: Atdhetarizmi jeton në përjetësi”.

Aktivitetet e tij mësimore, edukative, studimore, shkencore, letrare e kulturore janë përditshmëri e zakonshme dhe nuk kanë të ndalur.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Rita Haziri:Doli nga shtypi libri më i ri i Bedri Tahirit “Nё grykё tё Valbonёs”, 28.08.2011, zemra shqiptare, 29.04.2017
  2. ^ Disa vepra të Bedri Tahirit (WorldCat Identities - OCLC)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]