Behar Shtylla
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Behar Shtylla lindi më 1918 në Korçë; vdiq më 1994 në Tiranë. Ka hyrë në historinë e Shqipërisë komuniste si njeriu më me eksperiencë dhe ka projektuar politikën e jashtme të diplomacisë së vendit. Është ndër kuadrot e parë të luftës Nacionalçlirimtare. Për shkak të cilësive të veçanta diplomatike që viheshin re tek ai, u bë nga njerëzit e parë të preferuar të Enver Hoxhës për të punuar në fushën e politikës së jashtme të shtetit. Kështu që në fillim u emërua ministër (ambasador) fuqiplotë në Paris, ndërsa në vitin 1953 zëvendësoi Enver Hoxhën në detyrën e ministrit të Jashtëm, të cilën e kreu për 17 vjet me radhë, pikërisht deri në vitin 1966.
Aktiviteti politik [redakto]
- Ministër i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 24 korriku i vitit 1953 gjer më 23 korrik të vitit 1954 si pjesë e kabinetit të Enver Hoxhës.
- Ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga 23 korriku i vitit 1954 gjer më 22 qershor të vitit 1958
- Ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga 22 qershori i vitit 1958 gjer më 14 korrik të vitit 1962
- Ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga 16 korriku i vitit 1962 gjer më 18 mars të vitit 1966

